Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - DJALOSHI QË DON ME BA KRYQE ME THIKË NË BALLET E SHQIPTARËVE

Shko poshtë

AGIM GASHI - DJALOSHI QË DON ME BA KRYQE ME THIKË NË BALLET E SHQIPTARËVE Empty AGIM GASHI - DJALOSHI QË DON ME BA KRYQE ME THIKË NË BALLET E SHQIPTARËVE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 11, 2015 12:20 pm

AGIM GASHI


DJALOSHI QË DON ME BA KRYQE ME THIKË NË BALLET E SHQIPTARËVE
AGIM GASHI - DJALOSHI QË DON ME BA KRYQE ME THIKË NË BALLET E SHQIPTARËVE 11257165_10152962025589077_554612648183651362_n

Ky është djaloshi Afrim Seferaj. Sigurisht se ky në Kosovë ka lindë, prindërit i lane emrin shqip Afrim, këtu u shkollua, këtu mori nota, por trurin ia fshinë hoxhollaret e paguar nga Rusia, Serbia dhe agjenturat e huaja që duan ta shkatrrojnë token dhe kombin shqiptar. Ky duhet të jetë nga Istogu dhe ndonjë nga lojtaret e futbollit, apo I afërm I tyre trufshirë.
Armiqët me shekuj e provuan ta zhdukin nga faqja e dheut këtë tokë të Skënderbeut, me shekuj e dogjen dhe e bënë shkrumb e hi, na vrau Roma, Bizanti, osmallinjët, serbet, bullgarët…dhe ne shqiptarët përtriheshim e mbinim si Feniksi, përsëri në dheun e shqipeve iliro-pellazge.
Por, armiqët kur nuk munden të na zhdukin me zjarr, bomba e topa, gjeten mënyren më vullgare, më miserable e bizarre të shekujve, duke sjellë këtu dreqërit e ferreve të errsirave antike, për ta fshirë trurin e rinisë shqiptare e cila nga shteti u la nën mëshiren e tyre me qëllim përfitimi, që fundi të jetë vetë asgjasimi i kombit e atdheut.
Si mund të shpjegohen sulmet radhazi të djelmoshave shqiptar që duan të bëjnë kryqe në ballin e shqiptarëve, me thika e brisqe duke imituar besnikrisht bandat radikale të ISIS-it? Si shpjegohen rastet e sulmeve edhe të nënave, motrave, e nuseve shqiptare.
Këto sulme bëhen edhe haptas në publik, bëhen në rrugë, shkolla e universitete, dhe poilcia shqiptare e kosovare heshtin. Ata heshtin dhe mbulojnë vetëveten me ndonjë akcion krejt pa vlerë, por atje ku duhet sjellë dhe eliminu bandat terroriste, kjo polici nuk hyn.Nuk hyn se aty ka pjestar të vetë, ka familjar, por ka edhe para të bollshme.
Deri kur më do të jetojmë me frikën dhe ankthin e banditëve?Që nga mbarimi I luftes nuk u ndalen kërcnimet dhe veprimet shqiptare për ta zhduk shqiptarin. Para lufte na vrau, djegu e ndoqi Serbia, ndersa pas lufte, njëherë karazhozat e tash çetnikët shqiptar me trurin e fshirë.
Për keqardhje jemi bë. Njeriu kur eshtohet me pi gjakun e vllaut të vetë, aty ska punë Zoti. Zoti nuk merret me prerje kokash e as bërje kryqesh në ballet shqiptare nga vetë “shqiptarët”.
Zgjohu oj polici se ky popull të paguan me e mbrojtë, me i dal krah, me e siguru të jetoj i lirë e je me u friksu nga uniforma të cilen e paguan. A ka more shqiptar në polici që e duan atdheun, kombin dhe qenjen njerzore?

11.06.2015
Prishtinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi