Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitim Selimi pretendon të merr me vete në AAK shokët e PDK-së

Shko poshtë

Fitim Selimi pretendon të merr me vete në AAK shokët e PDK-së   Empty Fitim Selimi pretendon të merr me vete në AAK shokët e PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 14, 2015 8:25 pm

Fitim Selimi pretendon të merr me vete në AAK shokët e PDK-së   20150614152633222646


Fitim Selimi pretendon të merr me vete në AAK shokët e PDK-së



Ish - kryetari i Degës së PDK-së në Lipjan, Fitim Selimi, e i larguar nga ky subjekt pak para se të niste fushata zgjedhore për zgjedhjet e fundit lokale për shkak të pakënaqësive me kandidimin e Shukri Bujës për kryetar komune, po pretendon që tashmë të merr me vete në AAK shumë shokë të PDK-së.


Në fundjavë, AAK-ja ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku ka zgjedhur Këshillin dhe pritet që ky Këshill shumë shpejt ta konfirmojë Selimin në krye të AAK-së në Lipjan. Por, ende pa e zyrtarizuar Këshilli postin e tij, Selimi ka deklaruar të dielën se qysh tashmë sheh shumë shokë nga PDK-ja në Lipjan si mbështetës të tij.
“Unë qysh tash pres që të gjithë ata njerëz që shpresojnë se jam njeriu që bën përpjekje për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të jenë përkrahësit e mi. Edhe pse nuk janë të renditur formalisht, një pjesë e madhe, madje, ka filluar të renditet me AAK-në, sepse AAK-ja konceptualisht është mbrojtëse e vlerave dhe e sakrificave dhe jo PDK-ja kur e proklamonte këtë në konceptin e saj. Unë shoh shumë shokë nga PDK-ja, si njerëz që do të jenë përkrah meje dhe konsideroj se PDK-ja në Lipjan do të jetë shumë minore dhe e papërfillshme për qytetarët, kurse AAK-ja do të jetë mbi subjektet e tjera politike”, ka thënë Selimi në deklarimin e tij për “Kohën Ditore”.
Ai ka insistuar se shumica e anëtarësisë që kishin dhënë votë për PDK-në në të kaluarën më shumë kanë dhënë votën për të se sa që e kishin votuar konceptin e PDK-së atëherë.
“Votat për mua në PDK ishin vota për njeriun që shpresohej ta bëjë reformimin, bile, së paku të bëheshin veprimet lokale në të mirën e qytetarëve të kësaj komune. Gjithmonë në PDK jam votuar si Fitim dhe jo sipas konceptit që kishte partia. Prandaj pres që ata që e votuan Fitimin dhe jo konceptin e partisë të jenë përkrah meje tashmë në AAK”, ka shtuar ai.
Por, këto pretendime të Selimit në ish - shtëpinë e vjetër të tij po shihen si pretendime të parealizueshme.
Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, Dega në Lipjan, ka thënë se anëtarësia e PDK-së në këtë komunë mbetet e palëkundur dhe është më e mobilizuar se kurrë më parë për të përkrahur subjektin të kthehet në pushtet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Është një pretendim i kotë për të përfituar në AAK njerëz nga PDK-ja, sepse AAK-ja tradicionalisht nuk ka gjetur anëtarësi në Lipjan. PDK-ja i ka synimet e qarta për t’u kthyer në pushtetin e Lipjanit, ndërsa ka njerëz që edhe nga IQL-ja që e kishte krijuar Selimi të cilët po kthehen në PDK dhe po thonë kurrë më me lëvizje të tilla”, ka thënë ai.
Për më tepër, Fitim Selimi, ishte edhe kryetar i NISMA-s në Lipjan, por qysh në janarin e këtij viti kthehej të vepronte si Iniciativë Qytetare e Lipjanit ashtu siç e kishte krijuar këtë iniciativë pas ndarjes me PDK-së. Për më tepër, pas zgjedhjeve lokale në Lipjan IQL-ja që atëkohë garonte bashkë edhe me AAK-në e LDD-në ishte bërë pjesë e bashkëqeverisjes në Lipjan.
Si rezultat i ndarjes së pushtetit me LDK-në e AKR-në, IQL-ja pati fituar postin e nënkryetarit të Komunës, që drejtohet nga Fitim Selimi dhe tri drejtori komunale. Atë të Planifikimit dhe Urbanizmit që drejtohet nga Ilir Tasholli, Shëndetësisë që drejtohet nga Avdullah Fazliu dhe atë të Shërbimeve Publike me drejtor Heset Sahitin.
Por, IQL-ja aktualisht ka edhe katër këshilltarë komunal në KK të Lipjanit. Selimi pas një kohe veprimi si IQL ka kaluar në AAK bashkë me anëtarësinë e tij, ndërsa është organizuar edhe Kuvendi i 7-të zgjedhor i Degës në Lipjan. Për Selimin kryetar dege është deklaruar edhe vetë Ramush Haradinaj në kuvend.
Kreu i AAK-së, Haradinaj, ka vlerësuar se ky Kuvend Zgjedhor me Fitim Selimin në krye ka treguar se me këtë parti po ecët para.
“AAK-ja në Lipjan ka fat që e ka doktor Selimin në degë dhe dua të them se AAK-ja nuk është duke e përkrahur idenë që në mënyrë selektive ta zhvillojmë vendin, por që këtë ta bëjmë të bashkuar dhe me përkushtim”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi