Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto)

Shko poshtë

Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Empty Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 14, 2015 8:31 pm

Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto)
Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Largea_4_41031434292018

Filloi jetësimi i Spitalit të ri Pediatrik-Kirurgjik në Kosovë, që mundësohet nga donacioni i Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky projekt në vlerë prej 22 milionë eurosh, është arsyeja që një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, të prirë nga Maitha Al Shamsi, ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe dr.Mata Barakat, drejtoreshë e Autoritetit të Shëndetësisë në Abu-Dabi po qëndrojnë në Kosovë.
Bashkë me presidenten e Kosovës, ata, pas takimit me të, kanë vizituar vendin ku do të ndërtohet spitali. Aty u bë e ditur se Klinika do të mbajë emrin e Sheika Fatimes.
Jahjaga me këtë rast ka thënë se ky kjo klinikë do të na ndihmojë të jetësojmë ëndrrën e familjeve tona dhe gjeneratës tonë për t’u përkujdesur për fëmijët e Kosovës, për të rritur të shëndoshë një gjeneratë të re.
“Për qytetarët e Kosovës ndërtimi i klinikës pediatrike kirurgjike është ndihmë e jashtëzakonshme. Ky spital përmbush një nevojë urgjente për përmirësimin e përkujdesit shëndetësor të fëmijëve të Kosovës dhe në përgjithësi përmirësimin e kualitetit të jetës dhe mirëqenies së familjeve tona”, tha ajo.
Ajo do të jetë e vendosur brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mes Klinikës Gjinekologjike dhe departamentit të vjetër të pediatrisë, që edhe simbolikisht lidh për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës.
Klinika e re, e cila pritet të hapet në verën e vitit 2017, me vlerë prej 22 milionë eurosh, do të përfshijë shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji dhe mjekësi emergjente, duke na ndihmuar në këtë mënyrë që të shpëtojmë jetë.
Paratë për ndërtimin e kësaj Qendre i ka dhuruar Lartmadhëria e saj, Sheika Fatima bint Mubarak.


Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Jahjaga%20donacioni



Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Jahjaga%20donacioni1

Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Jahjaga%20donacioni21

Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Jahjaga%20donacioni3

Kirurgjia për fëmijët në Kosovë do mbajë emrin e Sheika Fatimes (Foto) Jahjaga%20donacioni4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi