Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit Empty Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 12:40 am

Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit U1_1Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit

Me gjithë praninë e Presidentit Sejdiu,llapjanët kremtuan të përqarë

Nga Milazim Kadriu

Podujevë, 19 qershor - Komuna e Podujevës të premten shënoi 19 Qershorin- Ditën e Çlirimit,kur nga ky qytet u larguan falangat serbe.Me gjithë praninë e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, spektri politik llapjanë kremtuan të përqarë.Të paknaqur me mënyrën e organizimit Ditën e Çlirimit e bojkotuan, ,tri shoqatat edala nga lufta e UÇK-së si dhe dega e PDK-së,nërsa familjarët e komandantit legjendar Zahir Pajaziti nuk ishin ftuar .Bajram Pajaziti vëllau i dëshmorit të kombit, Zahir Pajaziti i pyetur se përse nuk gjendet në kremten e lirisë në Podujevë nëpërmes celularit është shprehur : "Nuk jam në kremtë as unë as familja ime se nuk na ka ftuar askush, as me ftesëme e as me telefon .Në dasmë nuk shkohet i pa ftuar he burrë",ëshët shprehur i mllefosur tej mase më i madhi vëlla i Zahir Pajazitit. I pyetur se të paktën a do të marr pjesë në ceremonialin e zbulimit të muralit të Zahirit, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushefcit që janë vendosur në murin e një ndërtese shumë katshe në qendër të qytetit, Bajram Pajaziti është shprehur se për këtë tash po dëgjoi se do të bëhet zbulimi i posterit të Zahirit dhe dy bashkluftëtarëve të tij. Lidhur me këtë kryetari i komunës së Poduejvës z. Ilaz Pireva tha se unë kam urdhëruar zyrtarët e zyrës sime dhe Këshillin Organizativ të manifestimit që të gjithëve atyre që janë parapar të ftohen tu dërgohen ftesat.Por sipas Pirevës disa nga pjesmarrësit i janë ankuar ati se nuk u janë dorëzuar ftesat. Ndërsa nga zyra për informim e KK-së se ftesa i është dorëzuar vëllait të Zahirit i cili punon në PTK.
Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit U1_2Në Akademinë solemne që u mbajt në Sallën e KK-së e cila filloi me intonimin e himnit e Kosovës dhe nderimin me një minutë heshtje për të gjithë të rënët e ku merrnin pjesë mysafir të OSBE-së,KFOR-it,familjarët e dëshmorëve Hakif Zejnullahu dhe Ali Ajeti, deputet të Parlamentit të Kososvës,përfaqësues tjerë të spektrit politik llapjanë ndërsa mungonin familjarët e Zahir Pajazitit ,përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta UÇK-së si dhe 15 këshilltarët e PDK-së që janë në Asamblenë komunale. Duke folur në këtë akademi Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ndër tjera tha se "jemi për atë që në BE të përfshihen të gjitha vendet e rajonit por jo ato vende që fshehin kriminelët.Ftojmë popujt dhe qeveritë e tyre le të këndellen nga të këqiat q ëkanë bërë në Kosovë,Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.Jemi për fqinjësi të mirë edhe me Serbinë.Sejdiu përkujtoi se tashmë ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 15 nëntor të këti viti dhe me këtë rast ka ftuar serbët lokal që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të punojnë për Kosovën.Rrota e historisë nuk ndyshon dhe nuk kthehet pas porositi Sejdiu.
Ndërsa kryetari i komunës Ilaz Pireva tha se "Jubiletë, si ky i Lirisë, na bëjnë të kthejmë pak prapa shikimin e të kujtojmë se, udhën që përshkuam e ngjarjet që u zhvilluan në histori janë argumenti e fakti që provon ndjenjën e ligjshme të krenarisë për të kaluarën tonë, investimin për lirinë dhe mëkëmbjen si komb dhe shtet. Në gjithë etapat është shkëlqimi i trimave të lirisë që ndrinë, që dëshmon se pat dhe ka Zot ky dhe a atdhe. Heronjtë dhe të rënët janë kujtesa dhe përgjegjësia jonë në ndërtimin dhe lartësimin e lirisë dhe vlerave të saj. Përfaqësuesi i mysafirëve nga qyteti Velbert të Gjermania,Munchau që këto ditë janë mysafir në Podujevë tha se ëshët shumë me rëndësi të ketë bashkpunim të mirë me qytetet tjera.Në vitin 1999 qytetarët tanë mirëpritën me ndihma humanitare banorët shqiptarë që i strehuam në vendin tonë dhe kjo po vazhdon edhe tash në mundësit tona. Derisa bëheshin përurimet dhe mbahej akademia solemne në mënyrë të veçant një grup të rinjësh dhe fëmijë festonin të pavarur duke kënduar dhe kërcyer nënë tingujt e daullagjinjëve lokal që shestisnin rrugëve të qytetit të organizuar nga SHKA "Flaka e Llapit" nënë udhëheqjen e Nebih Balës. Në këtë ditë janë përuruar edhe disa objekte që janë ndërtuar gjatë kësaj kohe ku fillimisht Presidenti Sejdiu,Sabit Zejnullahu dhe kryetari i komunës Ilaz Pireva në fshatin Sekiraqë të Podujevës kanë përuruar rrugën e asfaltuar ditë më parë e gjatë 3 km,punët etë cilës i ka kryer firma "Beni Com". Sipas këshilltarit komunal nga ky fshat Esat Ejupi që vjen nga PD-së si dhe drejtorit të Drejtoratit për Urbanizëm Ismail Abdullahu kjo rrugë kapë një kosto prej 300 mijë euro,prej të cilave komuniteti ka Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit U1_3participuar me 36 mijë,komuna me 70 mijë kurse MTT me 199 mijë euro.Më pas kanw zbuluar muaralin e vendosur në një ndërtesë në qendër të qytetit me portretet e Zahir Pajazitit,Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushefcit.Ndërsa në vazhdim presidenti Sejdiu,kryetari Pireva,deputeti Sabri Hamiti,Agim Veliu kanë bërë prerjen e shiritit përurues të Sheshit të Lirisë ku më vonë pritet të vendoset shtatorja e prijsit të Çetës së Llapit Ali Ajetit.Sheshi i Lirisë gjendet afër ndërtesës së KK-së i cili ka kushtuar mbi 130 mijë euro dhe punimet i ka kryer organizata "EHO-09" nga Podujeva.Krejt në fund të përurimit të objekteve që u bë me rastin e Ditës së Çlirimit në këtë komunë u bë përurimi i Palestrës Sportive, për ndërtimin e së cilës janë shpenzuar më shumë se 600 mijë euro.Agjenda e ngjeshur e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit ka vazhduar në orët epasditës me një koncert të madh festiv me yjet e Estradës së Kosovës që është mbajtur në Stadiumin e qytetit dhe me një turne në futboll të vogël.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi