Ismet Beqiri: I dimë me emra e me mbiemra, ata që po tentojnë ta shkatërrojnë LDK-në!
Faqja 1 e 1

Procesi i brendshëm zgjedhor ende nuk ka përfunduar – ende nuk ka listë përfundimtare të anëtarëve të Kryesisë së re – i dimë me emra e mbiemra ata që edhe për të gjallë të presidentit Rugova tentuan ta shkatërrojnë LDK-së e sot shesin moral thotë Ismet Beqiri për Botapress.
Ai gjithashtu vlerëson se Agim Veliu, Haki Rugova e Lutfi Haziri mund jenë nënkryetarë të Kryesisë – Vjosa Osmani dhe Arben Gashi kanë bërë emër me logo dhe identitet të LDK-së!
“I dimë kush janë ata që kanë mbetur rrugëve duke trokitur partive tjera nëpër dyer, duke kandiduar te partitë tjera e pastaj duke bërë përpjekje të kthehen në LDK me bajrak në dorë duke tentuar t’i prijnë valles, në këtë rast për të keq – LDK nuk është “Hani i Dilit” me hy e me dal kur të teket e kur të mbetesh rrugëve”.
Për të gjitha këto flet Ismet Beqiri ekskluzivisht për Bota press.
Botapress: Z. Beqiri, LDK ende nuk ka përfunduar të gjitha punët nga Kuvendi i VIII zgjedhor. A do ta mbani njëherë Konventën e Punës partisë apo do ta zgjidhni Kryesinë e re të partisë?
I.Beqiri: Ne kemi kryer një proces zgjedhor por jo të tërësishëm. Nuk dua të paragjykoj nëse fillimisht do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për ta zgjedhur kryesinë, apo do të mbahet Konventa e Punës. Mendoj që është në dorën e kryetarit, edhe pse tash për tash nuk ka ndonjë qëndrim, por gjasat janë që të mblidhet Këshilli dhe të zgjidhet kryesia, e pastaj sigurisht se ka nevojë të diskutojmë edhe për punët tjera, si p.sh. te Forumi Rinor, çështja e moshës e diçka tjetër që ka të bëjë me statutin, por mbetet të shihet.
Botapress: A do të ketë ndryshime të emrave në listën e anëtarëve të Kryesisë?
I.Beqiri: Nuk kemi ndonjë listë të gatshme. Unë shoh në mediume emra të ndryshëm. Normalisht se dikush do të jetë në kryesi, dikush do të marrë edhe postet e përcaktuara me statut, por emra konkret nuk ka. Ka përfolje të emrave, edhe pse besoj se ato nuk mendoj se mund të kenë ndikim në vendimmarrjen e Këshillit, dhe të propozimit të kryetarit. Ka emra të respektuar që përmenden se do të jenë në kryesi, dhe fundi i fundit kryesinë nuk mund ta zgjedhim me njerëz që kushtimisht nuk i njeh dikush.
Botapress: Kur thoni se ka emra të respektuar keni fjalën për z. Agim Veliu, Haki Rugova e Lutfi Haziri, meqë që të tre këta janë përmendur se do të jenë nënkryetar të Kryesisë së LDK-së?
I.Beqiri: Jo vetëm këta të tre që mund të jenë, por ka edhe të tjerë që mund të jenë. Ata jo vetëm se janë kryetar të komunave dhe anëtarë të respektuar, por sigurisht se LDK ka njerëz që meritojnë të jenë në kryesi por është e pamundur të jenë të gjithë. Dhe është shumë e qartë se jo të gjithë mund të jenë nënkryetar ose sekretar i përgjithshëm i LDK-së.
Botapress: A do t’ju vije keq nëse nuk zgjidheni sërish në postin e sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, apo do të ngjiteni në pozita më të larta?
I.Beqiri: Unë jam munduar gjithmonë sikur në degë dhe në GP të LDK që ta kryej punën me përgjegjësi. Sigurisht se nuk e them se do të më vije keq apo jo, por mendoj se e kam kryer me përgjegjësi detyrën e sekretarit të përgjithshëm dhe nëse është vlerësimi i Këshillit dhe i kryetarit Mustafa që të vazhdoj më tej, normalisht që është një detyrë dhe përgjegjësi. Edhe kjo është në pjesën e spekulimeve dhe nuk po dua të merrem me atë, si për emrin tim konkret, ashtu edhe për të tjerët. Jemi disa njerëz që jemi bartës të proceseve dhe e them pa modesti, se mbi të gjitha përgjegjshmëria jonë në punë është më me rëndësi sesa në dukje të parë të qenit i privilegjuar. Mendoj se asnjë punë nuk arrihet pa punë dhe angazhim, sidoqoftë mbetet në vendimet e organeve të partisë për të parë ku do të jetë pozicioni im, pak më lartë apo këtu ku jam. Si LDK kemi njerëz të besueshëm dhe autoritativ që punojnë për interesin e qytetarëve dhe të LDK-së.
Botapress: A do të jetë Vjosa Osmani dhe Arben Gashi në kryesi të LDK-së?
I.Beqiri: Të gjitha ato që janë thënë edhe për nënkryetar edhe për mua, janë pjesë e mediave. Nuk mund të them se kush mund e kush nuk mund të jetë në përbërjen e ardhshme të kryesisë. Ajo që e kam thënë vazhdimisht ne i takojmë subjektit politik me emrin e të cilit dhe nën logon e të cilit kemi bërë apo nuk kemi bërë emër, apo punë si duhet, dhe këtë nuk duhet ta harroj askush nga ne, se çdo mendim ndryshe është gabim. Pa logo të LDK-së nuk do të ishim këta që jemi dhe këtë duhet ta ketë secili të qartë. Për mua ka qenë nder dhe krenari të jem pjesë e LDK-së dhe lirisht mund të them se LDK kurrë nuk ka pasur alternativë më të mirë si subjekt politik. Mos të harrojmë se ka të atillë që e kanë ndërruar adresën dhe e kanë parë vetë ku janë. Është fjalë e rëndë të them se janë në humnerë, pra nuk janë askund.
LDK me mungesë të madhe dhe me vështirësi të mëdha e ka vazhduar punën edhe pa presidentin e ndjerë Rugova, që është handikap i madh, andaj çdo thënie e kujtdo qoftë se LDK mund të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet është e gabuar. LDK nuk do të shkatërrohet sepse nuk e lejon anëtarësia e saj.
Më vjen keq kur na mbajnë moral për LDK dhe derdhin lot krokodili ata të cilët kanë bërë përpjekje ta shkatërrojnë LDK-në edhe për të gjallë të presidentit Rugova. Të tillët i dimë me emra e mbiemra.
Botapress: Kush janë ata z. Beqiri?
I.Beqiri: Jo nuk e them unë, sepse ata që po bëjnë më së shumti zhurmë dhe po i shfrytëzojnë disa media, sepse kjo që ka ndodhur rreth Kuvendit është shumë e qartë se nuk ka qenë rastësi. Është mirë që merren me ne, sepse ia dinë rëndësinë LDK-së edhe pse realisht nuk kanë qenë qëndrime korrekte. Kushdo qoftë që tentojnë të na dezhvlerësojnë si personalitete, si emra, si politikë e kanë të kotë. Të vetmit janë anëtarësia jonë ata që mund të na zhvlerësojnë, të tjerët e kanë të kotë dhe kanë mbetur rrugëve duke trokitur partive tjera nëpër dyer, duke kandiduar te partitë tjera e pastaj duke bërë përpjekje të kthehen në LDK me bajrak në dorë duke tentuar t’i prijnë valles, në këtë rast për të keq. Por delegatët tanë janë të mençur dhe i kanë të njohur gjithë këta, andaj të tillët nuk mund të zëjnë vend meqë janë një grupacion i vogël.
Kemi thënë se të gjithë e kanë vendin në LDK, por ka ardhur koha që LDK më të mos pranoj që kujt ti tekët të zgjohet në mëngjes me baltos, e me fy. Çdo parti ka rregulla e statute, të cilat duhet respektuar. Ne nuk kemi pasur kurrë politikë linçuese e përjashtuese ndaj anëtarëve tonë, por dikush mund ta përjashtoj vetën.
Botapress: Këta emra që ju thoni se për qëllim kanë shkatërrimin e LDK-së, mendoni se janë të “paguar” nga dikush, apo pse qëllimi i tyre është shkatërrimi i partisë së presidentit Rugova?
I.Beqiri: Në të gjitha mund të ketë diçka, por nuk jam ai i cili e konfirmoj këtë sepse nuk e di nëse i paguan apo jo dikush. Por më e rënda dhe më e keqja është kur dikush bënë veprime të këqija dhe të dëmshme karshi partisë edhe pa e paguar hiq. Nuk e them se dikush merret me gjëra të tilla, dhe nuk dëshiroj ta besoj se ka diçka të tillë. Ata që më së shumti kanë fituar nga LDK me emra e mbiemra, në profesione, dhe për një moment kanë shkuar diku tjetër dhe tash kthehen sepse nuk e gjejnë askund më mirë se në LDK, mënyrat i kanë të gabuara dhe tek ne e përdorim shprehjen “Si te Hani i Dilit” me hy e me dal kur të duash. Askujt nuk ia ndalojmë të hyjë e të dal nga partia, por janë anëtarësia që pastaj të ndëshkon nëse ke bërë veprime të dëmshme karshi partisë.
Botapress: Z. Beqiri a u zgjodh kryetari Mustafa me vullnetin dhe votën e lirë të anëtarësisë në Kuvendin e LDK-së, apo ka pasur shantazhe ashtu siç kanë deklaruar “zërat ndryshe” që ju i quani?
I.Beqiri: Unë nuk kam dashur të merrem me atë se çfarë thonë të tjerët që kanë qenë pjesë e proceseve zgjedhore, pjesë edhe e proceseve që kanë të bëjnë me ndryshimin dhe plotësimin e statutit të LDK-së, miratimit të rregullores së punës. Unë e kuptoj se njerëzit janë të pakënaqur, kanë dëshira e ambicie. Por edhe ambiciet duhet të jenë reale. Unë LDK nuk e lëshoj kurrë, por nuk rri në forume të partisë po të di apo të shoh se ka shantazhe e kërcënime. Për LDK shantazhet janë të papranueshme dhe kjo është ajo që e veçon LDK prej të tjerëve.
Njerëzit që kanë pasur pretendime kanë kontaktuar me njerëz, kanë lobuar, kanë dëshiruar ta marrin besimin e delegatëve, nuk kanë arrit dhe duhet të pajtohen me këtë. Duhet të mësohemi të flasim me fakte. Ka përfundu koha kur dikush i frikësohet dikujt.
Ata që nuk i shohin ndryshimet e mira në LDK janë vetëm taksirati i vetvetës, asgjë më shumë.
Mos të harrojmë një gjë se personaliteti i njeriut nuk formohet për një vit, as për një parë zgjedhje, e as përmes mbështetjeve në portale. Ajo që është e rëndësishme se biografitë e njerëzve kanë ngritje e rënie, por është periudhë e gjatë për t’u formësuar si personalitet dhe kush e di këtë dhe e kupton më herët i bjen më mirë. Është mirë që secili të bije në tokë dhe ti respektoj vendimet e partisë. Gjithë ata që bëjnë zhurmë pa llogo të LDK nuk e kanë asnjë shansë që të jenë ku janë sot. /botapress/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ismet Beqiri dëshmon në gjykatë: Si më kërcënoi AKSH-ja?
» Ismet Beqiri thotë se Isa Mustafa duhet të jetë përsëri Kryetar i LDK’së
» Ministrja Bajrami i dërgon “Shefat” LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugoven që ta përfaqësojnë Kosovën në OBT!
» Ismet Beqiri: Rryma më është shkyqur për pak minuta, deri sa është paguar
» Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi