Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brilant Gashi - Humanistët shqiptarë , bijtë e shqipeve

Shko poshtë

Brilant Gashi - Humanistët shqiptarë , bijtë e shqipeve Empty Brilant Gashi - Humanistët shqiptarë , bijtë e shqipeve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2015 4:02 pm

Brilant Gashi - Humanistët shqiptarë , bijtë e shqipeve 11118263_510571305757308_112765398363978260_n

Brilant Gashi - Humanistët shqiptarë , bijtë e shqipeve
Brilant Gashi - Humanistët shqiptarë , bijtë e shqipeve 89303

Pas pushtimeve osmane në Shqipëri , shumë nga veprat artistike ishin shkatëruar plotësisht për këtë arsye dokumentet më të rëndësishme janë gjetur jashtë Shqipërisë. Dokumenti "Formula e Pagëzimit" është më i vjetri deri më sot (1462) i shkruajtur nga peshkopi i Durrësit , Pal Engjëlli.
 
Humanistët shqiptarë që jetuan e vepruan jashtë atdheut ishin : Marin Barleti , Marin Becikemi , Dhimitër Frengu , Gjin Gazulli etj.
 
Në vitet 1504 Marin Barleti botoi veprën "Rrethimi i Shkodrës" ku flitet për heroizmin dhe sakrificat e shqiptarëve për mbrotjen e qytetit të Shkodrës nga pushtuesi osman. Por vepra e tij kryesore është "Historia e jetës dhe e të bëmave të Skënderbeut".
 
Dhimitër Frengu , bashkëkohës i Skënderbeut , ka shkruar një vepër për jetën dhe luftërat e tij kundër pushtuesve të egër osman.
 
Edhe pse në rrethana të rënda , edhe në Shqipëri vepruan dijetarë humanistë. Më të njohurit ishin : Gjon Buzuku , Pjetër Budi , Pjetër Bogdani , Frang Bardhi dhe piktorët e njohur Onufri dhe biri i tij , Nikolla.
 
Gjon Buzuku më 1555 botoi veprën "Meshari" , kurse Pjetër Bogdani veprën "Çeta e profetëve".
 
Onufri veprimtarinë e tij e zhvilloi rreth shek. XVI. Ai pikturoi afreske në disa kisha në Shqipëri. Ndër veprat kryesore të tij janë : "Profeti i panjohur" dhe "Profeti David".
 
Në pikturat e veta ai u jepte jetë e gjallëri fytyrave të shenjtorëve. Pikturat e Onufrit i karakterizonte përdorimi i ngjyrës së kuqe.
 
Piktor i njohur i asaj kohe ishte edhe i biri i Onufrit , Nikolla i cili pikturoi në kishën e Shën-Vllahernës në Berat. Ashtu si humanistët evropian , edhe humanistët shqiptarë u përpoqën të pasqyronin aftësinë dhe forcën fizike e morale të njeriut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi