Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar

Shko poshtë

Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar Empty Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 12:45 am

Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar U1_JorgoTeloDUKE ADMIRUAR NJE VIDIODOKUMENTAR

Meditime nga Jorgo S. Telo

Një ditë, fill pas Panairit të Librit shqip, të organizuar në New York prej Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, kërkova në internet të mësoja dicka më tepër për disa nga emrat më të përmendur të këtij panairi.

Vlen te përmend, se, ndërkohë, sapo sodita dhe disa nga fotografite e freskëta me pamje nga ky Panair, që m’i dërgoi me kujdes i papërtuari, bashkëkrahinasi dhe miku im, Eduard Dilo.

Qysh në fillesë të komunikimit me SKYPE edhe në ngjyrimin e zërit edhe në shprehjen e fytyrës dallova doza të dukshme ngazëllimi te miku im. Kuptova që kjo paraqitje kish të bënte me suksesin e padiskutueshëm të Panairit, ku dhe unë, i harruar nga organizmat përkatëse brenda vendit tim, u ndihmova nga dashamirës të Diasporëes e pikërisht nga zotërinjtë Adnan Mehmeti e Dalan LUZAJ (Përkatësisht Presidenti dhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë) si dhe nga miqtë e mi të mirë e të respektuar z. Kozeta Zylo, e z. Eduard Dilo.

Pas një pyetjeje në afrimitet, Edi më foli i emocionuar: “Sot u pranova anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro – amerikanë…!”

Sepse pata një zili me sensin pozitiv të fjalës, për mundësitë që iu krijuan mikut tim dhe i fola sakaq: “Epo, paske të drejtë të jesh i emocionuar, more Edi! Të uroj ta përjetosh me sa më shumë produktivitet letrar dhe publicistik anëtarësimin!

Ai më falënderoi për urimin e nuk vonoi të më postonte foto nga Panairi i 31 majit 2009 në New York.

Duke kundruar pamjet, vendosa të shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta për organizatorët e Panairit si dhe falënderimet personale për mundësinë që më krijuan për evidentimin e 13 librave të mi, ti cilët i pashë nëpërmjet fotografive që më dërgoi Eduardi.

Përbën ky një eveniment mjaft domethënës për organizatorët e për krejt Shoqatën, ku cilido krijues do rrekej të bënte pjesë. E shpreh me zë të lartë këtë mendim, se në Sqipërinë tonë të dashur po ndihem si emigrant, meqë këtu kokët e shumta nuk po mund të bien dot në një mendje; përkundër të japin përshtypjen sikur paskan rënë në ujdi për ta çorganizuar gjithçka që ka të bëjë me letërsinë dhe artet brenda shtetit, tjetër se mund të kenë shpërthyer aty – këtu Grupime me emra nga më interesantët, por që veprojnë sipas shkopit të dirigjenteve – tutorë, që i kanë ngritur këto tubime në emër të interesave të ngushta individuale e jo për të ndihmuar e inkurajuar autorët e shumtë. Autorët detyrohen të vetëveprojnë sipas mundësive që kanë.

Ka asish si puna ime, që një herë në vit mund të shkelin në Tiranë e kësisoj mbeten provincialë, se ende komandojnë të dëgjuarit ose të afirmuarit e dikurshëm, që nuk hapin rrugë kollaj… Detyrohemi të harxhojmë “qimet e kokës”, për të shpurë veprat tona në shtypshkronja të kushtueshme a në ente botuese që rendin vetëm pas parave dhe disa emrave të famshëmafirmuar, duke i parë autorët e tjerë të një letërsie ndryshe me një shpërfillje dërrmuese…

xxx

Teksa isha në vijueshmëri të “gërmimeve” të mia internetike, duke zhbiruar më së tepërmi me njëfarësoj synimi të paramenduar, fatmirësisht m’u përshfaq para syve një titull me gërma të kuqe e në brendi të tij një link i specifikuar për një vidieo, që grishte gjithkënd e shtonte kureshtjen e gjithësekujt vizitori.

E kam fjalën për një vidiodokumentar të hedhur në eter prej drejtorit pasionant të Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” në NY.

E shoh me vend ta citoj pjesën e parë të kësaj FTESE që na ofron zoti Qemal Zylo, duke përfshirë dhe linkun e plotë në të:

Qemal Zylo: Një vidio në youtube me nxënësit e shkollës shqipe të Inst. Skanderbeg, në NY‏
E Enjte, 07-05-2009, 08:22pm (GMT+1)

Nje vidio ne youtube me nxenesit e shkolles shqipe te Inst.Skanderbeg, ne NY‏

Të nderuar kolegë,

Po ju dërgoj një link në youtube ku mund të shikoni e dëgjoni nxënësit e Shkollës Shqipe të Institutit " Gjergj Kastrioti Skanderbeg".
Vidion e kam përgatitur në bashkëpunim me Todd Ëatkins dhe një grup të AlbaLife TV në Staten Island, NY.

Për më tepër ju mund të shikoni:

https://www.youtube.com/watch?v=teziZxvL5OE&feature=channel_page

xxx

Unë, i përfshirë nga një kërshëri e pazakontë për evenimentet në botën përtej Oqeanit, klikova dhe e shkarkova menjëherë vidion në YOUTUBE dhe ndjeva kënaqësinë që prisja, duke kaluar bukurisht nga një sekuencë në tjetrën, ku veç pasazheve konkrete të atij mjedisi me pjesëmarrjen e personelit mësimor-edukativ e nxënësve ,marrin pjesë dhe prindër e të ftuar të tjerë, ku në thelb të gjithçkaje qëndron si tharm i domosdoshëm dhe i dobishëm të mësuarit, të kënduarit e të deklamuarit (recituarit) në gjuhën e ëmbël shqipe.

Dikur tërhiqeshim e rendnim pas filmave me ngjyra, me ekran të gjerë e me metrazh të gjatë. Atë ndjesi provoj mirëfilli edhe duke parë këtë vidiodokumentar të veçantë për nga motivet, për nga pjesëmarrja e sidomos për mezazhet atdhetare që përcillen me një nivel të arrirë estetik në të gjitha planet.

Pa dashur të hyj në analizë të çdo dukurie që më tërhoqi, pata dhe çaste përlotjeje, teksa pashë e dëgjova cicërimat e çiltra të atyre fëmijëve të bekuar me atë zërin e bollshëm e të saktë e të atyre mësueseve që domosdo i prin edhe talenti edhe dashuria e malli për atdhenë e sidomos për gjuhën shqipe.

Ndjesi të forta emocionale më ngjizën në qenien time pasazhet muzikore e këngët e përzgjedhura me synim e profesionalizëm, ku nuk mungon dhe një dorë e përpiktë regjisoriale, domosdo dhe një skenografi tejet e arrirë në tërë elementët përbërës të saj…

Kënga e mrekullueshme me vargjet domethënëse, shpërthyer nga gojë këngëtarësh fëmijë:

“Kur shqipton fjalën Atdhe,

nuk është vetëm fjalë…..

është brengë dhe është mall… “ etj

është një këngë e lëshuar në sfond, zëra që dalin prej kordash vokale të njoma, të cilat çelin dhe mbyllin dokumentarin, duke evidentuar pastër dhe portrete nxënësish, mësuesish veteranë e të rinj, prindërish etj. Të kaplojnë mornica të shumta teksa dëgjon mësueset të drejtojnë shtruar e kuptueshëm mjaft pyetje e midis të tjerash dhe të tilla si: “Si quhet motra e babait?” etj. etj. Të bën përshtypje fakti se prej narratores e montazhit nuk është lënë në harresë asnjë nga emrat e protagonistëve të dokumentarit, që i jep këtij vlera të rralla dokumentare e muzeale përjetësisht.

Merr karakterin kjo vidio të një spektakli tematik plot kulturë e fantazi me vlera të mirëfillta shkencore - njohëse, argëtuese dhe sidomos edukuese.

Fëmijët e gjithë pjesëmarrësit ndihen të çliruar nga çdo kompleks.

Gjithashtu zoti Qemal përcjell te shikuesit e kësaj vidioje lutjen për ta shpërndarë tek të gjithë ata/ato që mendojnë, me qëllim që gjuha shqipe të mos asimilohet, veçanërisht për fëmijët shqiptarë që lindin në Amerikë. Ai bën thirrje që gjuha shqipe të mësohet kudo nga fëmijët shqiptarë në Diasporë.

Kënga e mrekullushme e përlindur në djepin amë “Dhuratë për ditëlindjen” është një gjetje e spikatur. Këtë këngë ne të brezit “të djegur” e kemi dëgjuar me qindra herë. Mirëpo brenda kontekstit të këtij spektakli, kjo këngë më drithëroi çdo qelizë rtë trupit, mbasi shpërthente vrullshëm brenda një mjedisi shqiptarësh emigrantë të përmalluar , ku fjalët e arta:

“Ja, Atdheu im,
ja përmes kaltërsish,
Shqipëria ime
Ja, ku ësht’!”

fluturojnë mbi hartën e Shqipërisë nme imazhe aureole me dritëzime malli të prushta. Ndihet në krejt videodokumentarin një nivel profesional i lartë, që është për t’u marrë shembull nga cilido që ndërmendon të arrijë në këto shkallina ngjitjeje…

Nuk munguan intervistat e fiksuara pastër si një element i nevojshmëm për këtë veprimtari joshëse në performancën e një “mësimi të hapur”, ku falë intuitës dhe fantazisë krijuese e pedagogjike të bashkëshortëve Zylo, iu arrit qëllimit katërcipërisht…

Mua si visitor i largët imnternetik përmes ekranit të vogël dhe protagonistëve të drejpërdrejtë të këtij Show, aty nga fundi i tij na u ngulitën në mendje fjalët e aktorit e regjisorit Xhevat Limani: “Shkolla është i vetmi vend, është e vetmja dritare që të hap sytë. Le të më lejohet të përmend thënien e njohur të Sami Frashërit: “Një popull .. nëse do ta korrësh për një vit, mbill misër e grurë, nëse do ta korrësh për një mijë vjet, mbill arsim e kulturë.”Në eipqendër të gjithë veprimtarisë ishte fjala e kënga shqipe, ku përshfaqet shpesh masdhështia e bustit të Skenderbeut e domosdoshmërisht edhe Flamuri ynë kombëtar.

Në mbyllje të siparit na shfaqen fjalët e drejtorit, Qemal Zylo:

“JENI TË MIRËPRITUR TË VINI E TË REGJISTRONI FËMIJËT TUAJ NË SHKOLLËN SHQIPE.”

Këto janë Fjalë që flasin shkoqur e nuk kanë nevojë për koment.

Urime e përgëzime për shpirtin atdhetar e demokrat që posedoni, o ju shqiptarët e vërtetë e dinjitozë, Qemal e Kozeta Zylo! Nëna Shqipëri do të krenohet me veprimimet tuaja të vijueshme Brenda një misioni mjaft atdhetar.

Gjirokastër, ALBANIA, 01.06.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi