Kthehet Haradinaj: Askush nuk mund të luajë me shqiptarët (Foto)

Haradinaj u prit në aeroport me duartrokitje nga simpatizantë dhe mbështetës të tij të cilët kishin dalë për ta pritur. Ramush Haradinaj tha se ishte i zhgënjyer nga deklaratat e Kryeministrit Mustafa dhe Presidentes Jahjaga si dhe mungesa e një telefonate nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Rreth orës 00:30 të mesnatës ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë aeroplani nga Lubjana me të cilin udhëtonte kreu i AAK-së Ramush Haradianj, i cili prej disa ditësh u ndalua nga shteti slloven, për disa akuza të ngritura qysh herët nga Serbia kundër tij.
Ai u prit në aeroport me duartrokitje nga simpatizantë dhe mbështetës të tij të cilët kishin dalë qysh herët për ta pritur.
I ka takuar të gjithë me radhë dhe më pas i është drejtuar mediave për të thënë dy fjalë se çfarë i ndodhi, por edhe për të përcjellë dy mesazhe qeveritarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë në të tilla raste.
“Faleminderit që keni dalë kaq vonë, dhe faleminderit të gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve që e kanë ndjek këtë situatë. E kaluam edhe këtë pengesë të padrejtë edhe ofenduese, ishte një lojë e ndytë. Në Slloveni më kanë ndalu, më kanë penguar në qarkullim të mëtej me një urdhër-arrest të një krijese që s'egziston më; Serbi e Cerna Gora i vitit 2004. Në rast se kjo është diçka në rregull ose e ligjshme atëherë unë nuk di pse njerëzit e respektojnë ligjin. Krijesa nuk ekziston më Serbi-Cerna Gora, është viti 2004 kur është lëshuar ai flet-arrest, pas 2004-ës kanë ndodh dy Haga-t, jam liruar. Pra është një lojë e ndytë, diçka e pa drejtë, kështu e kam cilësuar unë", tha Haradinaj i sapokthyer në Tiranë nga Sllovenia.
Duket së më shumë se sa prej Sllovenisë është ndier i ofenduar nga qëndrimi dhe deklaratat e bëra, prej kryeministrit Mustafa, presidentes Jahjaga por edhe prej telefonatës së munguar të kryeministrit Rama.
"Njëkohësisht e kam cilësuar të padrejtë edhe deklarimin e kryeministrit Mustafa, ka qenë gabim që ka thënë në bazë të ligjit. Në rast se për të është ligj urdhër-arresti i Serbisë e Cerna Gorës, le të shkojë edhe ai atje, sepse ajo nuk ekziston më, nuk ka ligj. Ligj ka qenë kur në emër të vendit tim Kosovës iu kam përgjigj tribunalit ndërkombëtar, edhe atëherë jemi lavdëruar se Kosova i kreu obligimet. Atëherë ka qenë ligj, ndërsa kjo që ka ndodhur tash nuk ka të bëjë me ligj. Presidentja Jahjaga ka bërë edhe ajo një gabim së fundmi që e pashë në deklaratë që thotë falënderojmë Slloveninë; për lirimin e Haradinaj. Le ta falënderojë për ndonjë gjë personale të vetën, por jo për Haradinaj. Se çka është lirimi; lirimi është pasi më kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë, pasi më kanë ofenduar; pasi më kanë detyruar për të kaluar nëpër ato që kam kaluar, më paskan liruar, ça kanë pas me bë tjetër, s'kanë pas ku me më çu, kanë pas me më liru se jam i vendit temë. Kemi më i mësu me ekzistencën tonë të gjithë në Ballkan. Shqiptarët ekzistojnë, jemi 7 milion. Ne kemi ekzistuar gjithnjë, por kanë menduar se jemi të pavlefshëm. Duhet ta dinë që kurrkush nuk mund të luajë me shqiptarët”, tha më tej Haradinaj.
Dhe në fund thotë se zgjodhi të vinte nga Tirana, sepse e kishte marrë malli për të, por për asnjë arsye tjetër, ndërsa i kujton Sllovenisë dhe të gjithë shteteve të tjera se duhet të mësohen në Ballkan me ekzistencën e 7 milionë shqiptarëve.
"Kanë qenë shumë dobët në zhvillime të tjera, kanë qenë tepër të dobët në këtë proces. Po t’i kish ndodhur një deputeti të Sllovenisë ai kish thirr ligjet e shtetit të vet, kish thirr të drejtat e veta edhe kish kërkuar njerëzit e vet. Këta ose janë shpirtra të shitur ose kanë probleme me veten. Unë s'kam lëshuar ndonjë dron mbi Slloveni, unë nuk kam bërë kurrë diçka ofenduese për Slloveninë, por unë jam ofenduar. Ofendimi vjen se më ka thënë me fletë-arrest Ser bi Crna Gorë. Hapi ligjor është se ne jemi shqiptar; jemi të gjithë në Ballkan dhe duhet me u mësu të gjithë me ne, duhet me dit që duhen me na respektu. U ktheva nga Tirana se më kish marrë malli për Tiranën”, tha më tej Haradinaj.
Haradinaj kthehet në Rinas, i zhgënjyer nga Mustafa, Jahjaga e Rama

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramush Haradinaj (nuk) kthehet në Kosovës më 12 janar
» S’ka vota për Demarkacionin, mund të kthehet në pikën zero
» Foto tronditëse: Shqiptarët luajnë bixhoz mbi varreza (Foto)
» Ymeri: Gjithçka mund të ndodh në Kosovë, e askush të mos e thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
» Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi