Përfundon protesta, veteranët i japin ultimatum Qeverisë

(E plotesuar) - Mbi 100 veteranë të luftës kanë marrë pjesë në protestën e organizuar sot në Kacanik , me qëllim që të pranohen kërkesat e tyre publikimi i emrave të veteranëve dhe futjen në lista edhe të shumë personave tjerë që kanë kontribuar në luftë.
Protesta filloi me marshin e veteranëve nga stacioni i autobusëve të Kaçanikut deri në magjistralen që lidh Kosovën me Maqedoninë. Qëllimi i protestuesve ishte të mos lejonin futjen e mallrave nga Maqedonia për 24 orë, andaj edhe e bllokuan rrugën për maunat që bartin mall, por jo edhe për makinat të cilat bartnin qytetarët e thjeshtë.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha se kjo protestë u është imponuar pasi që si veteranët nuk gëzojnë asnjë të drejtë.
Qeriqi: Nuk gëzojmë asnjë të drejtë si veteran
“Na u ka imponu që të dalim për arsye se plot 16 vite është turp i këtyre qeveritarëve që asnjë të drejtë veterani i luftës nuk i gëzon edhe kjo do të thotë është ajo arsyeja që na ka shty që ne sot ta bllokojmë këtë rrugë”, tha Qeriqi.
Pas një bisede të shkurtër të mbajtur mes organizatorëve të protestës dhe policisë, kjo e fundit u dha ultimatum prej 5 minutave që rruga të lirohet. Andaj njëri nga organizatorët Jeton Kuçi, kërkoi nga protestuesit që të lirohet njëra kahje për qarkullimin e lirë të makinave të vogla.
Kuçi: Ta lirojmë njërën rrugë që të kalojnë qytetarët
“Ta lëshojmë njërën kahje për komunikacionin e makinave dhe qytetarëve se nuk jemi për bllokim të rrugëve totale, përndryshe asnjë maunë nuk ka për të kaluar këtu derisa të qëndrojmë ne”, tha Kuçi.
Pasi protestuesit refuzuan ta lirojnë rrugën, njësiti i Policisë Speciale ka ndërhyrë duke përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ku disa prej tyre morën lëndime.
Më së shumti i lënduar në këtë protestë përfundoi organizatori Xhevdet Qeriqi, të cilit iu ofrua ndihma e shpejtë pasi që nga dhuna e policisë përfundoi me lëndime të mëdha trupore.
Pas kësaj ngjarje reagoi përsëri Jeton Kuqi, i cili kritikoi policinë për dhunën e përdorur ndaj veteranëve dhe paralajmëroi që nuk do të ndalen me protesta deri në zbatimin e kërkesave të tyre.
Kuçi: Protestat tona do të jenë të pandalshme pas këtyre veprave të policëve
“Protestat kanë me qenë të pandalshme nëse të hënën dhe të martën nuk na e pranojnë…me e bë një marrëveshje me kërkesat tona që i kemi parashtru, masi erdh policia me i dhunu veteranët, na pruni në këtë gjendje Qeveria jonë, protestat kanë me qenë të pashmangshme dhe të dhunshme në Grykë të Kaçanikut dhe pikat tjera në Kosovë…ne nuk mund ta kuptojmë çfarë ligji është ky për neve”, shtoi Kuçi.
Në anën tjetër policia e Kosovës ka sqar uar arsyet e ndërhyrjes nga ana e policisë për të shpërndarë protestuesit.
Pasi që ka përfunduar protesta, zëvendës drejtori i policisë në regjionin e Ferizajit,Basri Shabani, tha se kanë qenë të detyruar të ndërmarrin masa në mënyrë që të sigurohej lëvizja e lirë e komunikacionit. Ndërsa sa i përket të arrestuarve, ai numëroi vetëm 5 protestues të dërguar në stacionin policor dhe vetëm një të lënduar nga ana e protestuesve.
Shabani: Kemi qenë të detyruar të përdorim masa të tilla
“Ne e kemi pasur të paralajmëruar protestën…e patë që u detyruam të ndërmarrim masat e duhura për të siguruar lëvizjen e lirë të komunikacionit. Janë 5 protestues të shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut ndërsa të lënduar nga ana e policisë nuk kemi…ndërsa nga ana e qytetarëve një person është i lënduar…janë ankuar edhe nga gazi lotsjellës dhe sp reji që kemi përdorur,kemi qenë të detyruar. Nuk është e vërtetë që kemi përdorur plumba gome”, tha Shabani.
Protesta vazhdoi më pastaj e qetë deri rreth orës 14:30 kur protestuesit filluan të shpërndaheshin në shenjë nderimi për veteranin Xhevdet Qeriqi i cili përfundoi në spital. Veteranët kanë paralajmëruar se gjatë javës që vjen në rast të mos miratimit të kërkesave, do të vazhdojnë përsëri me protesta, kësaj here edhe më të dhunshme.
Qetësohet për momentin protesta e veteranëve
Tashmë është qetësuar situata pas përleshjes mes veteranëve të UÇK-së dhe policisë në Kaçanik.
Nga përleshja me policinë kanë mbetur të lënduar disa protestues. Njëri nga protestuesit ka marrë lëndime më të rëndë dhe po trajtohet nga vetura e emergjencës që ndodhet në vendngjarje.
Policia ka larguar protestuesit nga rruga, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të ulur shumë afër, duke vazhduar protestën.
Segmenti i magjistrales është liruar, por vetëm për vetura, maunat nuk po kalojnë ende.
Njësia Speciale e Kosovës po përdor gaz lotsjellës dhe sprej për t’i larguar veteranët e UÇK-së nga rruga magjistrale në Kaçanik, por ata po vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Protestuesit po hedhin gurë dhe copa tjegullash në drejtim të njësiteve policore.
Gjithçka doli jashtë kontrollit kur protestuesit nuk e përfillën ultimatumin e policisë, për ta liruar rrugën.
Protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik. me ç'rast ka ardhur deri te përleshja mes protestuesve dhe policiseë.
Nga përballja me Policinë është lënduar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
[url=http://www.botasot.info/reklama/momentin protesta1.jpg][/url]
[url=http://www.botasot.info/reklama/momentin protesta.jpg][/url]
[url=http://www.botasot.info/reklama/Eskalon protesta222.jpg][/url]
Veteranët bllokojnë magjistralen, Policia jep ultimatum për lirimin e saj
Qindra veteranë të luftës kanë bllokuar magjistralen Kaçanik- Shkup për qarkullimin e kamionëve të cilët bartin mall nga Maqedonia.
Udhëheqësi i kësaj proteste, Xhevdet Qeriqi tha se derisa nuk zbatohen kërkesat e tyre, ata nuk do ta lirojnë këtë rrugë për qarkullimin e kamionëve por vetëm për qytetare dhe makina të vogla.
Zyrtaret policore kërkuan lirimin e rrugës dhe dhanë ultimatum 5 minuta, përndryshe do të ndërhynë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Veteranët së shpejti fillojnë protestën
Qindra veteranë po qëndrojnë në stacionin e Autobusëve në Kaçanik. Ata së shpejti nisin protestën, ku pritet të bllokojnë magjistralen Kosovë-Maqedoni.
Ata po protestojnë për shkak të mospublikimit të një pjese të listave të veteranëve dhe nga mosfillimi i zbatimit të ligjit në lidhje me këto lista.
Eskalon protesta, veteranët përleshen me policinë, disa veteranë të lënduar

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përfundon protesta, kërkesat në hyrje të qeverisë
» Mimozë Lakna:Përfundon protesta e veteranëve (Foto)
» Haradinaj ultimatum Mustafës: Dorëhiqu sot, ose vazhdojmë me protesta
» Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë
» Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi