Për inat të Europës shkon Greqia me Rusinë?
Faqja 1 e 1

Putin dhe Tsipras në Shën Peterburg, 19.06. 2015
Deri në nëntor, Rusia dhe Greqia do të përpunojnë një plan veprimi për gjetjen e mundësive të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Këtë e vendosën presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas takimit të tyre të premten (19.06) në Shën Peterburg, theksojnë mediat. Presidenti rus, Vladimir Putin e vlerësoi bashkëpunimin ekonomik me Greqinë, i cili ka ardhur "si iniciativë e Greqisë", ka thënë Putin.
Ujdia e dy vendeve për zgjatjen me punime të përbashkëta të gazsjellësit në Detin e Zi, Turkish Stream është një parakusht i mirë, i tha Tsipras agjencisë Interfax. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në ish-metropolin e carëve, një instancë mjaft e rëndësishme për Putinin, si Rusia edhe Greqia i dhanë shtysë përpara marrëveshjes për gazsjellësin. Projekti gjigand do të mbushë buxhetin grek me tarifat e tranzitit, ndërsa Rusisë do t'i hapë rrugë të reja për sjelljen e gazit në Europën Juglindore. Sipas ministrit rus të Energjisw Alexander Nowak, gazsjellësi do të financohet me fonde ruse. Nga ana tjetër planifikohet edhe krijimi i një Joint-Ventures ruso-grek, i cili do të ndërtojë gazsjellësin nga viti 2016- 2019.
Si shpërblim për pjesëmarrjen e grekëve në gazsjellësin Turkish Stream së shpejti rusët mund të lirojnë embargon e ngritur ndaj artikujve ushqimorë që hyjnë nga vendet e Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u shpreh se së shpejti me këtë do të merren ekspertët. Por në tërësi edhe Rusia do të zgjasë embargon e mallrave ushqimorë nga BE, si reagim ndaj zgjatjes së sanksioneve të BE-së. Por Putini dhe Tsipras nuk biseduan për ndihma të mundshme financiare për Greqinë e kërcënuar nga falimentimi, tha Peskov.
Tsipras: Europa të vendosë solidaritet apo kursime
Takimi i presidentit Putin me kryeministrin grek, Tsipras ka gjetur jehonë në media. Kështu gazeta gjermane "Neue Osnabrücker Zeitung" vëren se Tsipras në vend që të prezantojë një listë me propozime të qëndrueshme për reforma, fluturon në Moskë për t'iu kushtuar partnerëve. "Që Tsipras kërkon burime të reja financiare kjo është e lëvdueshme. Edhe ujdinë me Rusinë për gazsjellësin mund ta përshëndesësh. Por në të njëjtën kohë kjo vizitë pak para samitit vendimtar në Bruksel është një sinjal i qartë që Greqia mund të kthejë sytë më fort nga partnerë të tjerë. Kjo nuk parathotë asgjë të mirë për ecurinë e mëtejshme të negociatave. Nuk mund ta përfytyrosh si mund të gjendet zgjidhja në një situatë të tillë."
Megjithatë Tsipras megjithëse mbetet optimist se do të gjendet një zgjidhje për krizën e borxheve. Kështu u shpreh në Shën Peterburg kryeministri grek, por bëri thirrje se Europa duhet të zgjedhë mes solidaritetit dhe kursimit që të fut në një qorrsokak. Problemi i Greqisë është një problem europian, tha Tsipras në Forumin Ekonomik të Shën Peterburgut.

Gati gazsjellësi: Ishte një takim i frytshëm ai mes presidentit rus Putin e kryeministrit grek, Tsipras në Shën Peterburg. Rusia e Greqia planifikojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në qendër Turkish Stream.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi