Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profesori i Universitetit të Prizrenit i kushtëzonte studentet me seks

Shko poshtë

Profesori i Universitetit të Prizrenit i kushtëzonte studentet me seks Empty Profesori i Universitetit të Prizrenit i kushtëzonte studentet me seks

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2015 3:57 pm

Profesori i Universitetit të Prizrenit i kushtëzonte studentet me seks
Profesori i Universitetit të Prizrenit i kushtëzonte studentet me seks Universiteti-i-prizrenit

Profesori i Universitetit të Prizrenit, B. Zahiti, i arrestuar ditë më parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dyshohet se dhënien e notave për studente të caktuara e ka kushtëzuar me shkëmbim të shërbimeve seksuale


Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B. Zahiti nga Prishtina, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit.
Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, duke kushtëzuar dhënien e notave me shkëmbim që t’i ofrojnë shërbime seksuale.
“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 18.06.2015 në ora 15:30 dhe do të zgjasë deri me datën 18.07.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.
Gjyqtari Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse duke qenë profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit e duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e më qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete gjatë fundit të vitit 2014 dhe gjatë vitit 2015 i fton studentet e caktuara e që pas bisedave të gjata në zyre e gjithashtu jashtë zyrave përmes bisedave telefonike ua kushtëzon dhënien e notave me shkëmbim që ato ti ofrojnë shërbime seksuale”, ka thwnw Kicaj. (lajmi.net)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi