FITIM GASHI-Loja me UÇK-në dhe vlerat e saj në fshatin Llapushnik
Faqja 1 e 1
FITIM GASHI-Loja me UÇK-në dhe vlerat e saj në fshatin Llapushnik
FITIM GASHI
Loja me UÇK-në dhe vlerat e saj në fshatin Llapushnik
Shkruan Fitim Gashi – Ish ushtar i UÇK-së dhe studiues i
Kriminalistikes /
Ndonëse asnjëherë nuk kam dashur të shkruaj për vlerat e UÇK-së dhe luftën e saj të shenjte pasi ishin më të njohura në të gjithë botën, sot duke parë tendencen për ta zhvlerësuar çdo përpjekje për liri pa dashjen time më shtyri të reagojë më një shkrim i cili besojë se do ta njoftojë sadopak opinionin publik se çka në të vërtet po ndodhë në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Sot, isha pjesë e një proteste në fshatin Llapushnik e cila me një vendim antiligjor të Kryetarit të komunës se Drenasit Nexhat Demakut, dhe për interesa personale të Kryesuesit të Kuvendit në Drenas Naim Bazaj është vendosur që në zonën e mbrojtur të quajtur “zona e UÇK-së” të ndërtohet një Kishë për një komunitet katolik të konvertuar në këtë besim pas vitit 2005 e cila nuk kalon numrin e 38 besimtareve ndërkohe që fshati Llapushnik ka mbi 6000 banorë.
Vendimi antiligjor është marrë pasi tenderin për ndërtimin e kësaj Kishe Milionshe e ka vet Naim Bazaj nëpërmjet kushëririt të tij dhe në këtë mënyrë po mundohet të përdhose vlerat e UÇK-së në fshatin Llapushnik, dhe në mënyrë indirekte për ta zhvlerësuar peshën e luftës së zhvilluar në Grykën e Llapushnikut. Kjo pjesë ku i është ndarë Kishës Katolikë është në territorin ku komuniteti dhe ish brigadat e TMK-së dhe UÇK-së pas luftë e kishin shpallur zonë të mbrojtur të vlerave të luftës dhe të mbajtjes se epopesë së Grykës së Llapushnikut. Në ndërkohe në KK në Drenas nuk kishte lejuar as ndërtimin e një fabrike, spitali dhe fushe futbolli me arsyetimin se është zonë e mbrojtur e UÇK-së.
Në të vërtet sot gjithçka po del në shesh, Nexhat Demaku dhe Naim Bazaj kishin kërkuar harraq për ndërtimin e fabrikës, ndërsa këtë harraq e kanë gjetur tek Kisha katolike dhe me çdo kusht po tentojnë që vlerat e UÇK-së ti shndërrojnë në rituale fetare Katolike të cilat në atë zonë janë të papranueshme pasi gjendet vetëm 70 metra larg Përmendores së Komandantit Legjendar të Grykës së Llapushnikut Ymer Alushanit, dhe rruga për në atë pjese kalon përmes pronave private të fshatarëve të Llapushnikut qe kanë dhuruar vullnetarisht për ti kujtuar vlerat e UÇK-së dhe mbrojtjen e vlerave të saj.
Si ushtar i UÇK-së nuk do kisha pranuar kurrë që një Kishë, Xhami apo edhe objekt tjetër të ritualeve fetare të ngritët mbi vlerat e UÇK-së, pasi historikisht tek ne shqiptaret feja ka qenë e ndarë nga Kombi, dhe vlerat kombëtare nuk do të pranojë të varrosen për vlera fetare apo diç të tillë.
Ne nuk jemi kundër ndërtimit të një Kishe katolike kudo që të jetë ajo, ama nuk mund të pranojmë se Kjo të ndërtohet vetëm pak metra ku dëshmoret tonë dhanë jetën, dhe madje në vendin që tanimë i është caktuar për epopenë e grykës së Llapushnikut.
Ju kujtojmë së në Grykën e Llapushnikut është zhvilluar e para betejë frontale mes forcave të UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe, dhe madje për herë të pare po në këtë Grykë UÇK-ja është pranuar si palë ndërluftuese dukë marrë përgjegjësinë për zhvillimin e luftës në Kosovë. Madje kjo zonë është e vetmja pjesë ku nuk ka mundur të shkel këmba e pushtuesit serb pasi UÇK dhe NATO kanë mbrojtur në malet Llapusha mbi 75.000 qytetarë për të mos rënë në duart serbe.
Në këtë zonë, historia njeh mbi 22 beteja të zhvilluara, ndërsa vendi që është ndarë për ndërtimin e kishës është vendi me strategjikë luftarak pasi e sheh pothuajse gjysmën e Kosovës, dokumente të cilat e dëshmojnë që nga Perandoria Austro-Hungareze, Gjermanet e deri të lufta e fundit. Sidoqoftë nuk njeh historia të këtë Xhami ose Kishë në fshatin Llapushnik, por kjo është dhe vazhdon të behet për të minimizuar Luftën e UÇK-së, per të krijuar konflikt fetar dhe për të zëvendësuar atë më monumente fetarë në një vend ku monumentet e UÇK-së nuk kanë dashur ti ndërtojnë për vizitoret edhe kur është vendosur të jetë zonë e mbrojtur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke ditur se ka vende të tjera në Llapushnik ku mund të ndërtohet Kisha dhe të ndahet vende për varrezat e katolikeve, nuk është as e ndershme e as morale që këto të ndërtohen mbi vlerat e UÇK-së më një vendim antiligjore dhe për përfitime personale. Prandaj si një ushtarë i UÇK-së dhe një qytetar i fshati Llapushnik nuk kam lejuar dhe nuk do të lejoi që mbi vlerat tona çlirimtare të ngritën tempuj fetar duke e mbuluar historinë kombëtare të fshatit të Llapushnikut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi