ARTI I BINDJES - ANA PSIKOLOGJIKE E PROPAGANDËS
Faqja 1 e 1

Mjaftojnë vetëm tre shkronja ëëë, për ta kuptuar, e ndoshta edhe për ta përjetuar vet, pushtetin e këtij mashtrimi e manipulimi të qëllimshëm të quajtur propagandë
Sjelljet e njerëzve janë të kushtëzuara me faktorë të ndryshëm të rrethit dhe vetvetiu aspirojnë që t'i përshtatën rrethit. Organizmi, në të cilin ndikon faktori i jashtëm dhe ndryshon barazpeshën e tij aktuale, aspiron që të neutralizoj këtë barazpeshë dhe të vërë prapë balancin e mëparshëm. Pra, me ndryshimin e faktorit të jashtëm, ndikohet drejtpërdrejt edhe në sjellje, dhe me to manipulohet mendimi në mënyra të planifikuara dhe është e mundur, sipas interesit, të modifikohen dhe respektivisht të ndryshohen sjelljet, dëshirat, vullneti e njerëzve, e për një gjë të tillë si mjet mjaft efikas përdoret propaganda.
Në shumë enciklopedi e fjalorë të ndryshëm propaganda përkuzohet si: aktivitet shoqëror, i bazuar në ligjet e psikologjisë, e cila nënkupton punë dhe cak të organizuar në përhapjen e ideve të përcaktuara dhe besimit në to. Caku i aktiviteteve propaganduese është që individi, shoqëria apo mbarë një popullatë t'i pranojw idetë e ofruara (imponuara) dhe besimin në to, si dhe të sillet në harmoni me normat dhe rregullat e tyre të paracaktuara.
Shikuar nga këndvështrimi i përgjithshëm, propaganda si nocion është neutrale; drejtimi i saj varet nga qëllimi i saj. Ajo mund të jetë konstruktive (revolucionare) dhe shumë e dobishme kur të aplikohet për çështje me prioritet human, njerëzor, kombëtar etj., por gjithashtu mund të jetë edhe destruktive (reaksionare) shumë e dëmshme dhe e rrezikshme, jo vetëm për individin, por për mbarë shoqërinë, kur ajo aplikohet për interesa të caktuara të atyre që e kanë në dorë timonin e kësaj fuqie.
Shumë studiues janë mundur të bëjnë një elaborim, përgjithësisht rreth propagandës destruktive, të cilën e ushqen, e zhvillon dhe e aplikon, pothuajse secili pushtet, natyrisht, për nevoja të veta në shumë fusha si: në fushën sociale, në fushën ekonomike, në fushën e marketingut, në fushën e religjioze e sidomos në atë politike, qoftë ajo e brendshme apo e jashtme.
Propaganda destruktive në esencën e saj është totalitare. Ajo nuk ka qëllime humane, as zhvillimin e personaliteteve të njerëzve, por të kundërtën, që të krijojw tek ata sjellje të kushtëzuara, pra, që të jetë në gjendje me mekanizmat të automatizuar t'i kontrolloj dhe t'i përshtatë sjelljet e tyre shoqërore. Për këtë qëllim shfrytëzohen mediume të ndryshme e sidomos shtypi, radioja, televizioni, interneti, satelitët etj., përmes të cilave, me metoda të organizuara, përhapen shumë shpejt dhe shumë lehtë idetë e përcaktuara.
Dihet se emocionet janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës shpirtërore të njeriut. Në bashkësinë e dukurive psikike, ato paraqesin (duke pasur në konsideratë specifikat e tyre) sferën më të ndjeshme dhe njëkohësisht edhe më të lënduarën dhe kur duhet që dikujt t'i modifikohet baraspesha shpirtërore dhe t'i tronditet morali, atëherë së pari, sulmohet pjesa emocionale e jetës së tij. Pra, në instancën e fundit, qëllimi final i propagandës destruktive është një sulm i tillë që i shkakton dhembje njeriut dhe që e dezintegron jetën e tij psikike.
Në kohën e thyerjeve shpirtërore të njerëzve, në rrethana të mjerueshme sociale e ekonomike, në situata jo të qeta, në goditje fatkeqësish, në kohëra luftërash, etj., paraqitja e propagandës destruktive, sulmon anën emotive të individit, duke ndikuar në sjellje dhe duke krijuar konfuzion e mosbesim, gjë që mund të arrijë deri te paralizimi i plotë i jetës normale pothuajse në të gjitha sferat, dhe për këtë arsye përhapja e propagandës bëhet në situata të tilla kritike. Pasiguria në këto situata imponon ndjenjën e panikut, e cila mbështjell individin dhe ia lëkund personalitetin e tij të qëndrueshëm. Ai bëhet i lëkundshëm dhe në këto faza të pasigurisë, ai kërkon mbështetje, stabilitet fizik e psikik. Dhe në këto faza të destabilitetit moral, nxitësit e propagandës ndikojnë mbi individin, duke ia imponuar atij idetë e caktuara për qëllimet e tyre manipuluese.
Propaganda si dukuri figuron që nga kohërat më të hershme, por në mënyrë të organizuar psikologjike u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore, për qëllime të caktuara politike. Kjo strategji u zbatua në praktikë në mënyrë profesionale dhe mori dimensione të reja nga nazistët gjermanë gjatë sundimit të politikës hitleriane. Në librin e tij "Mein Kampf" Hitleri shkruan: "Strategjia jonë përbëhet në thyerjen e kundërshtarit nga brenda, kështu që ai të na ndihmojë që ta fitojmë atë. Më mirë është që ta çarmatosim kundërshtarin se sa ta shkatërrojmë me luftëra të rënda". Më tej ai vazhdon: "Mua para së gjithash më intereson problemi, se si të arrijë deri te thyerja morale e kundërshtarit. Pse ta demoralizojmë kundërshtarin me jetë ushtarake, kur atë mund ta bëjmë me thjesht, me metoda të tjera".
Duke e ditur mirë se shtypja është qëllimi psikologjik i luftës, e propaganda arma kryesore e saj, Hitleri e përpunoi këtë strategji deri në ekstrem, duke arritur në konkluzion se "...edhe në shkallën më të ulët të luftimeve i vrari paraqet vetëm një njëri më pak - deri sa njeriu i tmerruar që humb nervat, bëhet bartës i frikës, i aftë për të provokuar epidemi të gjerë të panikut, kështu që caku i luftës moderne duhet të jetë neutralizimi psikologjik i kundërshtarit, e jo shkatërrimi i tij fizik. Me fjalë, në vend të armëve, me propagandë, në vend të plumbave".
Efektet e suksesshme të propagandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, i nxiti pushtetarët e shumë shteteve që ta studiojnë këtë dukuri me seriozitetin më të madh nëpër institute e laboratorë legalë e ilegalë. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë moderne ofroi mundësi të shumta të demonstrimit të kësaj fuqie, jo vetëm në situata lufte kundër armikut, por edhe situata paqeje si mekanizëm shumë të fuqishëm për qëllime të caktuara manipuluese. Propaganda, si mjet shumë i fuqishëm u shfrytëzua sidomos gjatë "luftës së ftohtë" mes paktit NATO - SHBA dhe atij të Varshavës, ish-BRSS, që vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite në forma nga më të ndryshmet.
Që të jetë propaganda e suksesshme, zakonisht ajo i dedikohet individit ose një shtrese të caktuar, varësisht prej interesave të propaganduesit. Ne kemi veprimtari të gjerë të propagandës në jetën e përgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht që aplikohet nga prindërit për qëllime edukative, pastaj propagandë shkollore-arsimore, propagandë fetare, propagandë sektare, propagandë tregtare, propagandë mediative, propagandë qeveritare, pra me një fjalë, vetëdijshëm apo jo, ne jemi të bombarduar çdo ditë nga format e ndryshme të propagandës institucionale.
Mesazhet dhe format e tjera bindëse, sajohen në bazë të karakterit të individit ose shtresave ndaj të cilave planifikohet që të ushtrohet ky "art i bindjes". Para se të lëshohen format propaganduese, së pari, bëhen kërkime dhe studime për të prekur pulsin (mentalitetin) e individit ose shtresw të caktuar, duke mbledhur informacione për ta: kush janë ata; si mendojnë ata; si sillen; cilit besim i takojnë; cilat janë motivet e tyre; çfarë bindjesh politike kanë; çfarë mentaliteti disponojnë etj. etj. Informacionet e grumbulluara nga kërkimet e mësipërme, u ndihmojnë propaganduesve në gjetjen e metodave më efikase psikologjike dhe formave më të përshtatshme për manipulim, duke lëkundur besimin dhe vetëbesimin, duke destabilizuar dhe thyer moralin, duke degraduar personalitetin, duke paralizuar përshtypjet shqisore, pra duke çrregulluar në përgjithësi jetën psikike te individit ose grupit, ose duke përhapur idetë te caktuara tek ata me qwllim të bindja dhe mobilizimi masiv.
Duke e njohur fuqinë e propagandës dhe ndikimin e saj tek individi ose masa; duke e ditur se për veprim sa më efikas duhet njohur klima psikologjike e asaj shoqërie, pushtuesi i përdor për vite me radhë dhe me mjaft sukses këto forma të manipulimit masiv, jo vetëm mbi mbarë popullatën, por edhe ndaj popujve tjerë e në raste të caktuara, edhe ndaj popullatës së vet, vetëm për ta ruajtur, forcuar dhe ushtruar me çdo kusht hegjemonizmin e saj të shfrenuar mbi të tjerët.
Shpesh institucionet luajnë me metoda propaganduese, duke krijuar vetë modele apo situatw të rreme dhe duke i nxjerrë ato në qarkullim me qindra artikuj gazetaresk, programe të shumta televizive, madje duke botuar edhe libra, të përkthyer edhe në gjuhë të huaja, të cilët i shpërndan nëpër botë. Natyrisht, që qëllimi i kësaj propagande nuk do koment! Në luftë janë përdorur të gjitha mjetet e mundshme për të bindur jo vetëm popullin e shtypur, por edhe botën dhe popullin vendas se çdo veprim i kryer nga ata është i drejtë.
Mirëpo, çudit fakti se edhe institucionet "paralele", pavarësisht se dispononin mjete sfiduese, u treguan tw paafta dhe të papërgatitura (shpesh edhe injorante) për ta kuptuar këtë "luftë psikologjike". Duke pasur për qëllim primar interesat e tyre të ulëta, dhe pa ndonjë vizion të qartë, ato u bënë edhe vet pre e kësaj propagande destruktive, si rezultat i të cilave pasoi kolapsi i përgjithshëm ekonomik.
Në kontekstin e ngjarjeve të përgjithshme bashkëkohore, ndikimet psikologjike-propaganduese përputhen drejtpërdrejt me interesat dhe strategjitë politike të shteteve, fuqive, blloqeve të ndryshme. Dhe, për arritjen e synimeve dhe qëllimeve finale, shfrytëzohen maksimalisht të arriturat e teknologjisë më bashkëkohore si: elektronika, sistemet e komunikimit, mediat, etj. Këta elementw shumë të fuqishëm të bindjes, të cilët edhe janë bartësit kryesor të këtij ndikimi të imponuar, sot janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, ashtu që secili qytetar, pa marrw parasysh gjininë, moshën dhe ngritjen e shkallës intelektuale, është konsumator i "produkteve" të ofruara nga ata. Sidomos transmetimi i programeve satelitore dhe shërbime e internetit, që mundësojnë bartjen e drejtpërdrejt tw mesazheve pa përfillur pengesat e kufijve gjeografik e politik, janë bërë armët më të fuqishme të kësaj lufte psikologjike. Mjaftojnë vetëm tre shkronja ëëë, për ta kuptuar, e ndoshta edhe për ta përjetuar vetw, pushtetin e këtij mashtrimi e manipulimi të qëllimshëm të quajtur propagandë. /KB/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi