Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri - DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri - DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE Empty Haxhi Muhaxheri - DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2015 6:25 pm

Me shpirt e zemër falenderoj poetin dhe mikun tim Haxhi Muhaxherin për këtë poezi përkushtimore të cilën do ta bëj edhe këngë.
Të falemnderit vlla Haxhi!



Haxhi Muhaxheri - DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE 10423663_895623167138220_2115399073548571909_n



Haxhi Muhaxheri

DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE
Rapsodit Agim Gashit

Haxhi Muhaxheri - DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE Agim%2BGashi
Dridhja telat asaj sharkie 
E thuaja këngës më të bukur që di
Le të pëlcas farë e keqe
E shqipet të ngriten në lartësi


Dridhja telat asaj sharkie
E kënga të marr udhë shtigjeve të plisit
Dielli të na i ngroh ëndrrat tona të mira
Damarëve të gjymtuar të fisit


Dridhja telat asaj sharkie 
E zëri le të buçasë si rrufe
Dridhja telat asaj sharkie
Me mallin e ndezur për atdhe


Dridhja telat ore lum miku
Le të shkërmoqen të gjitha magjitë
Dridhja telat asaj sharkie
E lutu të ketë më shumë dritë


Dridhja telat asaj sharkie 
Dridhja e këndo si përhera
Me gjuhë e fjalë perëndie
Se veç kështu vjen pranvera


25. 06. 2015 / 16:17 h
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi