Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komandantët që i thanë jo Amerikës

Shko poshtë

Komandantët që i thanë jo Amerikës Empty Komandantët që i thanë jo Amerikës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2015 11:09 pm

Komandantët që i thanë jo Amerikës


Komandantët që i thanë jo Amerikës 11651341-10153467937339917-1502796249-n


Janë katër komandantë të njohur të UÇK’së që sot - disa me mosveprimet e tyre, e të tjerë me veprimet e tyre - i thanë “jo” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit që është më meritori për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Gjasat janë që ata, sot, kanë hapur një faqe të re në historinë e vendit; atë të izolimit ndërkombëtar.
Fjala është për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Rexhep Selimin.
Dështimi për votimin e ndryshimeve kushtetuese, që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale ndodhi pasi shtatë deputetë të PDK’së votuan kundër. Dhe për këtë, përgjegjësia bie mbi Hashim Thaçin, i cili deri sot nuk ka bërë asgjë për t’i bindur deputetët e tij që të votojnë pro.
Publikisht, ai mund të vajtojë pse nuk kaluan ndryshimet kushtetuese, por mbetet përgjegjësi kryesor në krejt këtë mesele.
Pas tij renditet Ramush Haradinaj, i cili jo për çështje parimore, por krejtësisht personale çoi drejt dështimit themelimin e Gjykatës Speciale. Ky ishte thjesht një revansh i tij për bashkësinë ndërkombëtare që nuk e mbështeti në përpjekjen e tij për t’u bërë Kryeministër i vendit verën e kaluar.
Fatmir Limaj, kreu i Nismës për Kosovën, duket se nuk kishte guxim të dallohej nga turma e liderëve opozitarë.
Rexhep Selimi, një prej drejtuesve kryesorë të luftës së armatosur, ndërkaq, ka punuar më me zell për këtë dështim, dhe mund të krenohet me të arriturat.
Pasojat, ndërkaq, tashmë dihen. E para është se vendi nuk do ta marrë MSA’në.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, përmes Ambasadores së tyre në OKB, kanë thënë se kredibiliteti i liderëve të Kosovës varet nga votimi i Gjykatës Speciale. Votimi i sotshëm, dëshmon mungesën e kredibiliteti por edhe paaftësinë e tyre për ta ruajtur partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare.

Gjasat janë që ata, sot, kanë hapur një faqe të re në historinë e vendit; atë të izolimit ndërkombëtar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi