Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij

Shko poshtë

Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij Empty Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2015 4:38 pm

Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij Auto_Beteja1434481591

Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij


Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij 11110247_10153243432975907_5029636204400139356_n
Përgatiti: Besiana Xharra 

Sulltan Murati i I-rë, nuk ishte vetëm sundues i shqiptarëve e i trojeve shqiptare e të Ballkanit… me ardhjen e tij në pushtet, fillon edhe historia e tmerrshme e vrasjeve midis vëllezërve, midis etërve e bijve otomanë, transmeton zeri.info.
Sulltan Murati i I-rë (1362-1389) të cilin sot udhëheqësit fetarë të Kosovës e përkujtuan si ‘dëshmor’ e ‘hero’, (kliko KËTU) kishte vrarë djalin e tij Kuntuz, të cilin fillimisht e kishte verbuar e pastaj i’a kishte hequr kokën me shpatë.
Por për t’u kthyer edhe njëherë tek kjo pjesë, fillimisht ju tregojmë se si Murati i I-rë, mori pushtetin, pasardhës i kujt ishte, si luftojë me shqiptarë, dhe si shqiptari e vrau atë në Betejën e Kosovës më 1389?


Sulltan Murati i Parë, pushtues i shqiptarëve dhe vrasës i fëmijëve të tij Auto_Sulltan_Muirati1434481607
Historia e otomanëve fillon me Ertoghrul, udheheqës i një tribuje me rreth 400 kalorës.
Diku në mesin e shek. XIII Ertoghrul duke u endur nëpër Azinë e Vogël, rastis në afërsi të një beteje midis dy grupeve të panjohura dhe ashtu pa menduar vendos që të ndihmojë palën që po humbiste. Për fatin e perandorisë së ardhme, pala që Ertoghrul po ndihmonte qëlloi të ishte sulltani selxhuk Ala-ed-Din i Konias, i cili mbas fitorës e shperbleu atë duke i dhënë një ciflig pranë Eskishehir në perëndim të rrafshit Anatolian, shkruan më tej zëri.info.
Pronën e trashegoi i biri i tij, Osman I, i cili më 1290 kishte një ushtri të vërtetë prej 4000 kaloresish. Ai e zgjeron zotërimin e të atit dhe, me të cilin edhe merr udhë dinastia e totomanëve.
Më 1317 Osmani I, ngarkoi të birin, Orhanin, me detyrën e komandantit të ushtrisë, i cili në vitin 1326 pushton Bursën, ndërsa zgjeron kufijtë e shtetit të tij, krijoi aleancë me Perandorinë Bizantine dhe martohet me vajzën e Perandorit Johani VI Kantakuzen.
Kështu lind edhe Murati i I-rë, i cili ishte pasardhës i Orhanit, e me të cilin fillon edhe gjakderdhja brenda familjes, dhe prej nga më pastaj lufta dhe vrasja mes vëllezërve për pushtet nuk ndalet, në secilën familje të pasardhësve të Perandoris Osmane.


Murati i I-rë pret kokën djalit vet, urdhëron edhe vrasjen e të tjerëve


Kur Kuntuz, i biri Muratit të I-rë dhe Andronicus, i biri Perandorit bizantin John, bashkëpunuan kundër etërve të tyre, Murat i I-rë, rrethoi ne Demotika (Thrake) dhe pasuesit e tyre bizantinëë i mbyti në lumin Marica, shkruan zeri.info.
Të birin Kuntuz e verboi dhe me pas i preu kokën. E jo vetëm kaq, ai u kërkoj prindërve të pasuesve myslimane të të birit që të bënin të njëjtën gjë, të verbonin bijtë e tyre dhe më pas t’i vrisnin.
Vetëm dy prindër refuzuan urdhërin e tij, por Murati i I-rë i ndëshkoj ata duke i vrarë bashkë me bijtë e tyre.
Kur në betejën e Kosoves 1389, Murati i I-rë u vra, i biri i tij më i rritur u shpall menjeherë sulltani i ri, Bajazid I.
Ajo që bëri fillimisht ai ishte, se e dërgoj në vend urdhërin e të atit dhe vrau vëlanë më të vogël Jakupin, të cilin e ekzekutoj me litar, dhe kështu kjo u bë mënyra e preferuar e vrasjeve në famljen perandorandorake.
Argumenti i tij ishte se më ekonomike është vëllavrasja, se sa revolta kundër pushtetit të sovranit.
Më 1403 Bajazid i I-rë vdiç, ndërsa katër bijtë e tij hyn në luftë për pushtet.
Perandoria u nda në dysh midis dy vëllezerve, Sulejman dhe Mehmed. Edhe dy të tjerët u angazhuan, Musa dhe Isa. Por Musa arriti të vrasë vëllanë e madh Sulejmanin, por më pas ai vet u vra nga vëllai më i vogël Mehmeti, ku ky i fundit më pas u kurorëzua sulltan Mehmet i I-rë, me 1413. Mehmeti i I-rë, udhëhoqi për 8 vite dhe rivendosi rregullin në perandorine osmane.
Pas vdekjes se tij pushteti i kaloi të birit Murati II, ku ky i fundit pasi merr fuqinë në duar, vret vëllanë e vogël Mustafa, e kështu vrasja mes vëllezërve, mes etërve e bijve vazhdon deri në rrënimin e Perandorisë Osmane, shkruan më tej zëri.info.


Beteja e Kosovës, dhe vrasja e Muratit të I-rë


Në vitet 1347, 1349 dhe 1352, trupat e sulltan Orhanit zbarkuan në Ballkan dhe pushtuan troje.
Punën e Orhanit e vazhdon i biri, Murati i I-rë, i cili në mes të viteve të 60-ta, ndikoj shumë në shtrirjen e pushtimeve otomane në Ballkan.
Më 1385 ushtritë osmane, në krye me Muratin e I-rë, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit.
Qindra mijëra shqiptarë u vranë me urdhër të Sulltan Muratit të I-rë.
Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të vendeve fqinje.


Dhe çfarë ndodhi?


Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe kështu krijuan një koalicion antiosman.
Ndodhi Beteja e Kosovës, e cila u zhvilluar në afërsi të Prishtinës e quajtur Fushë Dardania më 15 qershorit 1389, ku në koalicionin antiosman, shumica ishin shqiptarë. Nga dymbëdhjetë princa të koalicionit të krishterë, gjashtë prej tyre ishin arbër (shqiptarë) , Gjon Kastrioti (babai i Skenderbeut), Gjergji II – Strazimir Balsha, Theodhori II Muzaka, Marash Nikollë Kopiliqi, Nikoll Dukagjini , Dhimitër Jonima, ku pjesa më e madhe e të cilëve ishin të besimit katolik.
Në këtë betejë të përgjakshme, ishin forcat osmane ato që dominonin për shkak numrit më të madh prej 100.000 ushtarëve osmanë, kurse koalicioni ballkanik ishte i përbërë prej rreth 40 mijë.
Beteja përfundoj me fitorën e osmanëve, por një luftëtar me origjinë shqiptare, emri i vërtetë i të cilit ishte Mëhill Nikollë Kopiliq, arriti të depërëtoj deri afër sulltanit dhe vrau Muratin e I-rë. Më pas osmanët për hakmarrje prenë kokën e princit serb Lazar, të zënë rob.
Këtu edhe fillon shtrembërimi i historisë, ku serbët e kanë përvetësuar, duke thënë se Kopiliqi ishte serb me emrin Milosh Kopiliq (Obiliq).
Sidoqoftë, fitorja e trupave osmane në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 dhe konsolidimi i pushtetit të tyre në fund të shek. XIV në qytetin e Shkupit, në rajonet e lumit Vardar si dhe pushtimi i Krujës, i Beratit, i Gjirokastrës etj., lehtësuan pushtimet e mëtejshme osmane në Ballkan e në Shqipëri dhe shtuan panikun në radhët e sundimtarëve ballkanas, shumë prej të cilëve u bënë vasalë të sulltanëve. /Zëri/ 

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi