Skandaloze: Producenti Elsamed Senaj i kërkon ryshfet prej 2500 Eurosh këngëtares Muhabere Krasniqi
Faqja 1 e 1
Skandaloze: Producenti Elsamed Senaj i kërkon ryshfet prej 2500 Eurosh këngëtares Muhabere Krasniqi
Skandaloze: Producenti Elsamed Senaj i kërkon ryshfet prej 2500 Eurosh këngëtares Muhabere Krasniqi
Këngëtarja Muhabere Krasniqi largohet nga finalja e Fesitvali Prizren Fest për arsye se producenti i këtij Festivali i Elsamed Senaj kërkoi 2500 Euro ryshfet për pjesëmarrje në finale.
Botapress, 28 qershor
Ryshfeti dhe kushtëzimet duket se nuk janë dukuri vetëm e politikës dhe e biznesit. Kjo dukuri e ççoroditur ka marrë përmasa edhe në fushë e kulturës, posaçërisht në festivalet muzikore. Tashë janë përmendur disa raste kur producentët e festivale shqiptare në Shqipëri e në Kosovë kanë kushtëzuar këngëtarët me pagesa të majme për të marrë pjesë në garë apo edhe për të fituar në çmim nga festivalet e tilla. Rasti i fundit është ia në Festivalin Prizren Fest 2015. Këngëtarja e njohur Muhabere Krasniqi megjithëse është kualifikuar në finale të këtij festivali me këngën “Arbëreshët” që do të mbahet më 14 korrik të këtij viti, ajo ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga nata finale me arsyetimin se producenti i këtij festivali Elsamed Senaj i ka këkruar 2500 Euro për të marrë pjesë në këtë Festival. “Muhabere per herë te fundit mendoje mir edhe mirë fort . Mos e qo kot tan atë natë madheshtore . Mendoju deri ne dark e flasim ne skype pot tham menoju mire edhe mire fort terhiqi fjalet e tuaja mrapa. E beju e beses . Ndyshe ske pse vjen kerkund“ . Kështu i ka shkruar në bisedën e tij në Facebook producenti shkodran Elsamed Senaj, këngëtares Muhabere Krasniqi duke ia kushtëzuar që sa më shpejt ti derdh në xhirollogarinë e tij 2500 euro përndrushe „s.ke pse vjen kurrkund“.
Kur këngëtarja Krasniqi i është përgjigjur se ajo nuk merr pjesë në Festivale duke paguar shuma të tilla të parave dhe se këtë kushtëzim të tij do ta bëjë të ditur në opinion ai është përgjigjur: „ Oooo, s“me plas per asgje . ore nuk svendos kush per gjerat e mia“.
E gjetur në një sitautë të tillë, vetë këngëtarja Muhabere Krasniqi përmes rrejtit të saj në Facebook ka njoftuar Adhuruesit e saj se se ka marrë një vendim që”… për ju do të jetë zhgënjyes, sepse nuk do të marr pjesë në finalen e pritur me shumë vullnet e dëshirë nga unë të Festivalit Prizren Fest! Me siguri edhe ju e keni pritur me shumë kërshëri shfaqjen time në këtë eviniment, duke menduar se do të zhvillohet një garë e shëndoshë e me entuziazëm! Fatkeqësisht, organizatori është shkaktari i mospjesëmarrjes sime! Ai me sjelljet e tij korruptive mund t’ia arrijë ndoshta me dikë tjetër, por me mua jo ! Unë njohë vlerat dhe konkurrencën e vlerave e jo, lojërat e pista! Juve adhurues të këngës dhe këngëve të mia, ju kërkoj shumë ndjesë, por unë jam vetvetja, ku do të vazhdoj ndoshta të pësoj, por kokën nuk do ta ul kurrë!” ka shkruar në murin e saj në Facebook këngëtarja e mirënjohur e muzikës burimore shqiptare Muhabere Krasniqi. Këto detaje i ka bërë të ditur për Botapress, vetë këngëtarja Muhabere Krasniqi. E pyetur se a është e vërtetë se producenti i Festivalit Prizren Fest, Elsamed Senaj ju ka kushtëzuar pjesëmarrjen në këtë festival duke kërkuar nga ju 2500 Euro ajo thotë: “Po është e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë. Unë mbrëmë kam pasur një komunikim në Faceboom më këtë organizator dhe gjithë bisedën e kam të ruajtur në murin tim në Facebook. Elsamed Senaj më kushtëzoi pjesëmarrjen me pagesën në xhirollogarinë e tij të shumës prej 2500 Eurosh. Natyrisht se unë nuk pranova dhe ai më tha se pa e bërë këtë pagesë nuk ke pse vjen në natën finale më 14 korrik. Unë i thashë se paratë nuk i paguaj, se nuk jam këngëtare që blihem me para, që blej susuksesin tim me pare dhe se në shenj revolte do të bojkotojë këtë Festival. Me këtë rast i ftoj edhe kolegët dhe koleget e mia që të mos bijnë viktima të këtyre kushtëzimeve të këtyre matrapazëve të cilët në emër të kultivimit të vlerave kulturore, korruptojnë kulturën dhe i mbushin xhepat e tyre me para të pista“ është shprehur Muhabere Krasniqi për Botapress.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi