Pse Ministria e Jashtme nuk tregon si u vranë Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj?
Faqja 1 e 1

Ka disa javë që është interesuar të mësojë se çfarë po bën shteti i Kosovës për të sqaruar ato që ndodhen në Kumanovë, më 9 e 10 maj. Me gjithë përpjekjet e shumta, askush në Ministrinë e Jashtme, përgjegjëse për këtë gjë, nuk është deklaruar nëse Prishtina i ka kërkuar sqarime Shkupit për mënyrën e vrasjes së shtetasve të Kosovës.
Ambasada në Shkup ka thënë se duhet folur me MPJ-në në Prishtinë, e zyrtarët e MPJ-së e kanë hedhur topin nga njëra derë, në tjetrën. Kjo sjellje, e dendëson mjegullën mbi ndodhitë në “Lagjen e Trimave”. Kosovarët ende nuk e dinë saktë nëse Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj u vranë gjatë luftimeve, apo njëherë u arrestuan e më pas u vranë diku tjetër.
Shumë mjegull ka mbetur pa u larguar pas konfliktit të Kumanovës, më 9 e 10 maj, ku në luftimet dyditëshe mbetën të vdekur 22 veta, 14 nga grupi i armatosur (të gjithë shqiptarë) dhe 8 policë (7 maqedonas dhe 1 shqiptar).
Paqartësia kryesore ka të bëjë me fatin e Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt. Ende nuk po dihet nëse ata u vranë në vendin e ngjarjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit, apo diku tjetër, kur plumbat u ndalën, pasi ishin arrestuar paraprakisht.
Fillimisht, në një dokument lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, më datën 12 maj 2015, këta dy ish-luftëtarë të UÇK-së, ishin në listën e të arrestuarve.
Emrat e tyre, një ditë më vonë, u raportuan bashkë me ata të të vdekurve tjerë, nga një institucion tjetër shtetëror i Shkupit, Ministria e Punëve të Brendshme.
Kjo bëri të ngritet dilema e madhe, kur dhe si u vranë ata?
Përgjigje për këtë nuk janë dhënë nga autoritetet maqedonase. Televizioni AlsatM ka bërë të ditur më herët, se ka kërkuar sqarime për këtë mjegull nga organet e rendit në Shkup, por askush nuk i ka ofruar shpjegime.
Kjo ngre shumë dyshime për hetimet që janë kryer në lidhje me konfliktin e madh të Kumanovës.
Avokati Arianit Koci thotë se gjithçka u zhvillua, u bë në rrethana të paqartësisë së thellë.
“Hetimi është kryer ne mjegull të madhe juridike. Në mungesë të shkresave të lëndës, vështirë është të jepet një diagnozë e saktë, lidhur më këtë rast tragjik”, tha Koci për Klan Kosovën.
Por, për ta zhveshur mjegullën juridike nga ky rast, nuk po punon as shteti i Kosovës.
Ose, nuk po tregon se çfarë ka bërë, apo çfarë është duke bërë në lidhje me këtë ngjarje të hidhur.
“Ambasada e Kosovës ne Maqedoni, ka të drejtë ligjore që të interesohet për qytetarët e vet”, thotë Koci. “Njëherësh, Maqedonia ka për obligim që përfaqësisë sonë diplomatike, t’ia jep të gjitha informacionet e nevojshme”.
Por, trupa diplomatike e Kosovës në Shkup nuk po flet.
Disa pyetje që i janë bërë ambasadës tonë në kryeqytetin maqedonas, janë adresuar diku tjetër.
“Duke shprehur konsideratë për ju dhe televizionin tuaj, ju njoftojmë se për gjithë interesimin tuaj mund të i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë, respektivisht departamentit të mediave.”, i tha Klan Kosovës, Burim Qorri, këshilltar në ambasadën e Shkupit.
Ministria e Jashtme është shfaqur edhe më e mbyllur.
Është kontaktuar zyra për informim e kësaj ministrie, por askush nuk është lajmëruar. Pastaj zyra e drejtorit të përgjithshëm të MPJ-së, Albert Prenkaj, nga e cila u tha se duhet kontaktuar këshilltari i zëvendësministrit, Kastriot Orana.
Ky nuk ka pranuar të jap prononcim, duke thënë se për këtë punë është zëdhënësi i Ministrisë, Artan Behrami, që nuk është lajmëruar në telefon, sa herë ka provuar ta thërrasë Klan Kosova.
As nuk ka kthyer ndonjë përgjigje, në emailat që i janë dërguar. Krejt kjo situatë veç sa e bënë më të dendur mjegullën në lidhje me qëndrimin e Republikës së Kosovës karshi rastit Kumanova.
E kur shteti nuk reagon, atëherë familjarëve të të vrarëve, u mbetet vetëm një mundësi për të ditur si vdiqën këta të fundit.
“Madje, pasi që të shteren të gjitha mjetet juridike në kuadër te sistemit ligjor te Maqedonisë, familjaret kanë të drejtë të kërkojnë që kjo çështje të trajtohet edhe ne Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, thotë avokati Koci.
Disa familjarë të të vdekurve i kanë treguar Klanit se janë duke punuar në këtë drejtim, por nuk kanë pranuar të japin shumë detaje, në këtë fazë./klankosova/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MPJ e Maqedonisë konfirmon se Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj janë kapur të gjallë
» Viti 2001: Kur Mirsad Ndrecaj e Beg Rizaj shpartalluan ushtrinë maqedonase (Video)
» Babai i Mirsad Ndrecaj: BDI më vrau dy herë, në Kumanovë dhe Gjakovë
» EKSKLUZIVE: E vërteta e luftës së Kumanovës, ja çka shkruan Komandant Malisheva nga burgu i Prilepit?
» EKSLUZIVE: Dosja e AKI'së: Ndrecaj dhe Rizaj të dyshuar në Kosovë për krim të organizuar dhe haraç

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi