Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qibrit Morina - "O KU JE?"

Shko poshtë

Qibrit Morina - "O KU JE?" Empty Qibrit Morina - "O KU JE?"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2015 11:48 pm

Qibrit Morina - "O KU JE?" 995530_589950261064433_861025884_n



Qibrit Morina



"O KU JE?"
Qibrit Morina - "O KU JE?" 11666297_900021030057353_3363596535193234686_n

O ku je, 
a mos je për skaj ure te vala e Drinit, te zëri i Asllanit drejtuar Besimit?
O ku je, 
a mos je te lundra e vjetër prej hekuri e alumini, atje skaj Drini?
O ku je, 
a mos je tek vreshti Afezali shikuar lëvrimin e Babës Monë për hijeshi? 
O ku je, 
ndoshta je tek kulla Asllanit marr kamishin e Babës Aziz? 
O ku je, 
ndoshta je tek pylli me Elton Zherkën i bukur si ylli i shqiponjës n’ sy?
O ku je, 
a mos je skaj digave të ujit në Shqipëri miliona ton me ujë për ty. 
O ku je, 
atje skaj Breznicës duke ia dëgjuar zërin e Enverit dhe Sherifit, Qërimit atij trimit! 

O pse s’ vjen as për natën e madhe të muajit Ramazan, ku thirr hoxha ezan?
je në minaren e mulla Idriz Gjilani-t, qe të dy të dashurit e vatanit.
O pse s’ vjen as për natën e madhe të muajit Ramazan, ku thirr hoxha ezan?
je te nëna Imri, duke i bërë fllad me flamur, sikur me shami, për Enverin dhe Shabanin mbushur krenari. 
O pse s’ vjen as për natën e madhe të muajit Ramazan, ku thirr hoxha ezan?
je tek Yll Morina, te rrasa e lagur në Koshare, te “Katana” (Shpata), tek dita dhe nata i pa errësuar kurrë.
O pse s’ vjen as për natën e madhe të muajit Ramazan, ku thirr hoxha ezan?
te gryka e Tanushës, atje te bukuria e fushës me lule kamomili. 
O pse s’ vjen as për natën e madhe të muajit Ramazan, ku thirr hoxha ezan?
je te Tahir Sinani, trimi zemër luani.


Qibrit Morina: Lavdi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi