Besir Bajrami:Shqiptarët musliman, duhet ta mësojnë definicionin e kombit dhe në veçanti atë të primordializmit !
Faqja 1 e 1
Besir Bajrami:Shqiptarët musliman, duhet ta mësojnë definicionin e kombit dhe në veçanti atë të primordializmit !
Besir Bajrami:Shqiptarët musliman, duhet ta mësojnë definicionin e kombit dhe në veçanti atë të primordializmit !
Është e modës që sot të përmendet nga çdo anal-ist, apo prijës fetar (shumica prej tyre flasin në emër të fesë Islame, prandaj muslimanët shqiptar janë në shënjester per t'u manipuluar), se kombet qenkan formuar në shek. 18 dhe nuk kanë ekzistuar më parë. Ata reagojnë për shkak të barrierës që u krijon ky koncept gjatë procesit të unifikimit të ideve, bindjeve dhe interesave me individ, apo grupacione që u përkasin kombeve tjera. Për t'u dukur dhe për t'u ndjerë sa më të afërt e konform me ato grupacione, lind nevoja per ta anshkaluar afërsinë e natyrshme që kanë ata vetë me pjestarët tjerë të kombit që i perkasin. Kështu ata kerkojnë me ngulm ndonjë definim tjetër specifik për kombin, që do ta degradonte rëndesinë primare që ka ky koncept për të gjithë ne, dhe në vazhdën e kësaj, ata manipulojnë me faktin se shtetet kombëtare filluan të formësohen pas revulucionit francez të shek. 18, apo pak më herët, pas traktatit të Vestfalis në shek. 17.
Për të kuptuar ku qendron manipulimi, fillimisht duhet të kuptojmë domethënien e konceptit të kombit në vetëvete, që vazhdimisht evoluon, apo ndryshon, në varrësi të mënyrave të reja të organizimeve shoqërore, apo krijimit të kombeve të reja si krijesa kryesisht politike, ekonomike, apo gjeostrategjike dhe që dallojne nga menyra e krijimit të kombeve që u konsoliduan në periudha dhe rrethana tjera historike, që do të thotë se ekzistojne disa definime për kombin dhe që janë të sakta njëkohesisht në mënyrë respektive për raste të veçanta. Kështu ne duhet të zgjedhim atë definim të kombit që i pergjigjet vet historisë dhe mënyres së organizimit shoqërorë të shqiptarëve. Natyrshëm, nuk mund të merret i njejti definim për kombin amerikan në SHBA, ta përdorim për kombin shqiptar, sepse ka kombe politike që krijohen me vet themelimin e një shteti nga unifikimi i një interesi të përbashket, por nga etni të ndryshme gjuhësore e kulturore, por ka kombe që kanë krijuar shtetin. Në shekullin 17 apo 18 ishte rasti kur kombet krijuan shtete, kjo ndodhi edhe me shqiptarët, thjeshtë, kombi shqiptar e ndrroi mënyren e organizimit te vet politik e shoqërorë, nga pjesë e një perandorije në një shtet-komb. Kjo nuk do të thotë se brenda perandorive nuk kishte kombe, apo ndjenjë kombëtare, ashtu siç sot në kohën e globalizimit kur shtetet kombëtare mund të shperbëhen, por të jesh pjesë reciproke e globalizimit, duhet të marrësh pjesë në ketë mozaik me bagazhin tënd kombetar, kulturorë dhe individual, pra, nuk do të thotë se njerëzit nuk do të kenë ndjenjë kombëtare edhe më tej. Individi, familja, kombi dhe shoqëria, do të vazhdojnë të jenë fenomene të natyrshme të njerëzimit, të cilat nuk kemi se si t'i mohojmë.
- Definicioni standart i kombit: Një grup i madh njerëzish të bashkuar nga prejardhja e përbashkët, historia, kultura e gjuha, që banojnë në një vend apo territor te caktuar (*1).
- Primordializmi apo perenializmi, qëndron si argument se kombi vijnë që nga antika dhe është fenomen i natyrshëm. Sipas këtij koncepti, kombi është sinonim i një gupacioni perreth një gjuhe të trashëguar (*2).
- Kurani, 49:13: O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë (*3).
Këto definicione nuk e perjashtojnë njëra-tjetrën. As librat fetar, e as koncepti i globalizimit, nuk e perjashtojnë diverzitetin e njerëzve. Ashtu si i gjithë njerëzimi që është një specie, por çdo individ është unik dhe ka elemente dalluese të veçanta, ashtu edhe fiset, popujt, apo kombet, janë pjesë e njerëzimit, si pjesë të një mozaiku, me veçantitë e tyre dalluese.
Ndarja e gjuhëve (nga këndveshtrimi fetar njihet si koha e profetit Nuh *4), është fillimi i ndarjes së kombeve të para të njerëzimit. Shqiptarët rreshtohen në mesin e kombeve gjuhësore (gjuhës së trashëguar), pra, definicioni i primordializmit është tipik për rastin tonë. Nëse lexojmë libra të historisë nga autor të ndryshëm nderkombëtar, do të shohim se edhe popujt e lashtësisë janë emertuar me nocionin "nation", që nënkupton komb. Është e qartë se ne nuk mund të themi se kombet antike ishin plotësisht të ngjajshëm me shtetet-kombe të sotme, pasi që defenicioni per kombin ka evoluar në varresi te formësimit të kombeve të reja me bazament dhe qëllim tjetër nga menyra si u formësuan kombet gjuhësore, megjithatë mund të themi se koha kur pjesa më e madhe e Mesdheut dhe Europës fliste një gjuhë të përbashkët (qoftë ajo proto indo-europiane, jafetike, apo pellazgjike), grupacionet e njerëzve bëheshin per shkak të ndonjë feje, apo sundimtari (ilirët, thrakët, etruskët, hititët, frigjët, sumerët, etj), sepse nuk kishe diverzitete tjera (*5). Prandaj shqiptarët sot, nuk mund të jenë specifikisht pasardhësit vetem të ilirëve apo vetëm të thrakëve, por shqiptaret janë grup etnik, fillimisht parapolitik, dhe si pasardhësit e atyre njerëzve të Ballkanit dhe më gjërë, që ruajtën lidhjet sociale klanore që nga koha kur flitej ajo gjuhe e perbashkët. Siç dijmë, lidhjet më të forta klanore ishin më të shquara te shqiptarët dhe skocezët (*6).
Nderkohë, shumë kombe tjera me të vonshme, të bazuara në një situatë politike, u transformuan nga komunitete fetare mesjetare në shtete-kombe (*7).
Referenca:
1. https://www.google.com/#q=nation+definition
2. https://en.wikipedia.org/wiki/Primordialism
3. http://quran.com/49/13
4. https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.227738487273928.50700.100001133356751&type=3
5. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&src=https%3A%2F%2Fscontent-vie1-1.xx.fbcdn.net%2Fhphotos-xaf1%2Fv%2Ft1.0-9%2F398904_372627486118360_1634457905_n.jpg%3Foh%3De7f6f31e2a41b8a428b7234856d1fc73%26oe%3D562D97B3&size=791%2C504
+ https://2img.net/h/oi48.tinypic.com/j6mrlu.jpg
6. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&src=https%3A%2F%2Fscontent-vie1-1.xx.fbcdn.net%2Fhphotos-xaf1%2Fv%2Ft1.0-9%2F398904_372627486118360_1634457905_n.jpg%3Foh%3De7f6f31e2a41b8a428b7234856d1fc73%26oe%3D562D97B3&size=791%2C504
+ https://2img.net/h/oi48.tinypic.com/33lnwom.jpg
7. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=167535863294191&set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3&src=https%3A%2F%2Fscontent-vie1-1.xx.fbcdn.net%2Fhphotos-xap1%2Ft31.0-8%2F172319_167535863294191_5968696_o.jpg&smallsrc=https%3A%2F%2Fscontent-vie1-1.xx.fbcdn.net%2Fhphotos-ash2%2Fv%2Ft1.0-9%2F180623_167535863294191_5968696_n.jpg%3Foh%3Df1d96c76aff294238bcfdc4cbd6498bf%26oe%3D56189E27&size=2048%2C1592
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ndue Marku: Shqiptaret nuk duhet te urrejne!
» Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE
» Ilir Dardani: Shqiptaret, keta armiq te kombit shqiptar
» Sulejman Abazi (Neshaj): Pse duhet të bashkohen shqiptarët
» Pse veç shqiptarët në Ballkan duhet të jenë të ndarë në katër shtete?
» Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE
» Ilir Dardani: Shqiptaret, keta armiq te kombit shqiptar
» Sulejman Abazi (Neshaj): Pse duhet të bashkohen shqiptarët
» Pse veç shqiptarët në Ballkan duhet të jenë të ndarë në katër shtete?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi