Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)

Policia në vendngjarje
(E plotësuar) - Një ditë pas vrasjes tragjike të dy turistëve çekë në Dukagjin, policia thotë se kanë rënë në gjurmët e tre autorëve që dyshohet se qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi dy të rinjtë. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë për A1 Report.
Të njëjtat burime theksojnë se identiteti i të dyshuarve nuk bëhet i ditur për shkak të hetimet, ndërsa po ashtu mësohet se kërkimet janë përqendruar në komunën Shosh.
Trupat e pajetë të 27-vjeçarit Michael Svatos dhe të dashurës së tij 36-vjeçare Anna Kosinova janë sjellë në morgun e Tiranës ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës. Paraprakisht burime për A1 Report thanë se në trupat e turistëve çek ka më shumë se 2 plumba.
Rreth 30 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë e cila vijon të jetë e veshur me hije dyshimi për atë se çfarë ka ndodhur vërtetë.
Burime nga Prokuroria thanë për A1 Report se organi i akuzës së Shkodrës ka regjistruar aktualisht procedimin penal për “vrasje në rrethana cilësuese nga dy ose më shumë persona”.
Sulmi ndaj turistëve ndodhi rreth orës 20:15 të së premtes. Çifti i turistëve çek kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacion të veçantë për tu eksploruar në turin e tyre nisur në Ballkan, por aventura e tyre u ndërpre tragjikisht pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre.
Të rinjtë u ekzekutuan në fshatin Prekalaj në Dukagjin, ndërsa ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.
Turistët kishin qenë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe ishin ndalur së fundi në Alpet shqiptare ku kishin fjetur në çadrën e ngritur nga vetë ata.
Burime për A1 Report thanë se dyshohet që në vrasjen makabre të turistëve të jenë përfshirë tre persona.
Njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë në makinë me çiftin çek dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për një shqiptar i cili ka shërbyer për çekët në rolin e udhërrëfyesit, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi funksionin e tij në këtë krim.
Burime nga policia thanë se dyshimet janë që çiftit t’i jenë grabitur fillimisht paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete, e më tej, sipas hetimeve paraprake në krim janë përfshirë edhe dy persona të tjerë të cilët mendohet se i kanë bërë prirë fuoristradës me targa çeke targa çeke 4P8 9798.
Në makinën e të rinjve çek është gjetur një armë automatik, ndërsa rreth 30 metra jashtë tij një krehër dhe dy gëzhoja.
Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht në ngjarjen e cila fillimisht në policinë e Shkodrës u raportua si një aksident e vetëm më pas u kuptua se bëhej fjalë për vrasje.
Lexo poashtu: Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
Zbardhet vrasja e turistëve çekë, autori brenda në makinë me ta. I qëlloi me plumb pas koke
Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.
Autori i ekzekutimit të tyre ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.
Të dhënat e fundit pas hetimeve që u kryen kanë zbuluar detaje nga vrasja.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se çifti cek kishin marrë me vete në automjetin e tyre sapo u nisën nga Dukagjini për Shkodër edhe një person, që thuhet të ishte si udhëtar.
Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat në të cilat ai ka hipur në mjetin e çekëve.
Por ajo që tashmë nuk ka më dyshime është se ai është autori i krimit.
Pasi kishin bërë pak rrugë, ai i ka qëlluar nga armë në kokë, fillimisht burrin e pastaj gruan. Për këtë në makinë janë gjetur edhe gëzhojat e të shtënave.
Pas goditjes, makina ka dalë nga rruga, e në këtë kohë, autori duket se ka zbritur në rrokullisje e sipër.
Në këtë kohë ndaj automjetit janë lëshuar breshërima kallashnikovi, nga persona që thuhet të te jenë bashkëpunëtorë të autorit brenda makinës së turistëve.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.
Lexo poashtu: Zbardhet vrasja e turistëve çekë: Autori i qëlloi me plumb pas koke!
Turistët çekë ranë në pritë; njëri prej autorëve udhëtonte me ta
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Dukagjin, ku dy turistë çekë u vranë me breshëri plumbash në pritë, dhe që më pas u hodhën në greminë, policia ka hedhur dyshime se njëri nga autorët e krimit ka qënë në automjetin e turistëve si shoqërues ose si pasagjer.
Dy viktimat e këtij krimi të shëmtuar mbeten çifti i turistëve nga Çekia, Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe.
Dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre foristradë me targë 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turistë çekë, për në drejtim të Shkodrës. Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë dhe një përson tjetër, banor i zonës. Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, tursitët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga përsoni që kishin me vete në makinë.
Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët në përpjekje për të fshehur ngjarjen si aksident.
Brenda makinës policia ka gjetur një armë zjarri automatik, ndërsa rreth 30 metra larg makinës ka gjetur një kreher me fishekë dhe dy gëzhoja.
Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe kreherin me fishekë të gjetur disa metra më larg, ka gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikim e autorëve.
Nisur nga dinamika e veprimeve që kanë bërë autorët, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave.
Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke krehur gjithë zonën. Për momentin ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër përsona të moshës nga 18 deri 35 vjeç, banorë të Dukagjinit.
Ngjarja e Dukagjinit, policia: Njëri prej autorëve ka qenë duke udhëtuar me viktimat
Policia ka dhënë detajet e para për tragjedinë e Dukagjinit, ku dy turistë çekë janë grabitur, vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë.
Sipas policisë, dy shtetasit çekë, një djalë dhe një vajzë janë Michael Stavos 27-vjeç dhe Anna Kosinova 36-vjeç. Ata janë vrarë me një armë zjarri automatik.
Dy viktimat mësohet se kanë qenë duke udhëtuar me një mjet me targa 4P8 9798, brenda së cilës është gjetur një automatik, ndërsa rreth 30 metra larg mjetit është gjetur një krehër.
Policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja.
Po ashtu, nga hetimet e para dyshohet se njëri nga autorët e krimit mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat.
Drejt vendngjarjes janë nisur edhe grupet e FNSH-së, ku do të krihet zona, ndërsa atje gjenden edhe drejtorët e përgjithshëm të Policisë, Çipa dhe Qato.
Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë
Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.
Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.
Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.
Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.
Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.
Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.
Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.
Ngjarja e Dukagjinit, Svatos kishte publikuar në Facebook flamurin shqiptar
Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia Michal Svatos dhe Anna Kosinova kishin publikuar në faqen e tyre ne Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani”.
Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit.
Në fillim, çifti çek ka udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë ku kanë publikuar dhe foto nga bukuritë e kësaj zone.
Më pas, ata janë nisur drejt zonës së Vermoshit, për të përfunduar në zonën e Dukagjinit, që për fat të keq rezultoi me udhëtimin e tyre të fundit.
Në fotot që kanë publikuar, nuk mungon as ajo ku valëvitet flamuri shqiptar.
Ngjarja e Dukagjinit, të dyshuar katër persona
Hetimet për ngjarjen e Dukagjinit kanë vazhduar edhe gjatë orëve të para të së shtunës.
Siç njoftohet, dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre tip fouristradë me targa 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turist çekë, për në drejtim të Shkodrës.
Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë edhe një person tjetër, banor i zonës.
Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, turistët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.
Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës duke i lënë të vdekur në vend. Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët duke tentuar ta fshehin ngjarjen si aksident.
Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe krehërin me fishekë, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.
Nisur nga dinamika e veprimeve, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave.
Deri në orët e para të së shtunës ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër persona të moshës nga 18 deri 35 vjeç banues në Dukagjin.
Lexo poashtu: Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Michal Svatos dhe Anna Kosinova

/ Top Channel

Re: Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
Nexhat Haziri
TURPI KOMBETAR
Vrasja e dy turisteve cek, aq sa eshte e denueshme si akt mizor eshte edhe turp kombetar jo vetem per Shqiperine, por per gjithe shqiptaret ku do qe jane.
PUSHONI NE PAQE MICHAL SVATOS DHE ANNA KOSINOVA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
GJON NECAJ:KUSH MA QET ZANIN NE SHALE
GJON NECAJ:KUSH MA QET ZANIN NE SHALE
Kush ma qet zanin ne Shale,
Po vijne Nikajt rradhe e rradhe;
Per karshi ndizet Merturi,
Flake baruti e zemerburri.
Gjame e madhe kenka ba,
Perhape fjale ne tane dynja,
Dy turista n'Prekal i kane gri,
Haj medet,ahi,ahiiiiiiii.
Zana e malit po pisket,
Neper bjeshke t'madhe po therret,
Po ku e kena bre Mehmet Shpendin,
Thirrni zanin ,mbldhini kuvendin,
Se sot malesia asht korite,
Se ne mikun s'e qesim n'prite,
Lumi i Shales derdhet gjak,
Zi e madhe n'cdo konak.
Jo vec Shala ,po tane malesia,
Jug ,veri mbare shqiptaria.
Dardani,04.07.2015.
I perjetshem kujtimi i tyre ! Amanet o te aferm te viktimave,populli cek i pervuajtur gjate historise,kujtojeni per mire emrin Albania dhe malesine,se zemrat dhe shpirtin e kane sikur e kishin ata dy te rinj qe eksploruan token tone,atdheun tone ne kete zezone fillimvere 2015.

RAJMONDA MOJSIU
RAJMONDA MOJSIU
Masakrimin i DY TE RINJEVE CEKE- tregon dështimin e pashmangshëm të shoqërisë sonë për të mbrojtur jetën e qytetarëve tregon se krimi po mbizotëron jetën e shqiptarëve. Na tregon më së miri, fizionominë dhe karakterin e dhunshëm që ka kapur shoqërinë e sotme shqiptare.
Ngarje e tmerreshme e paprecedent, kriminelet vrases keta njeres te pashpirt e te pafe, qe bejne te tilla krime makaber, vrasin njeres e shpirtera te pafajshem! NE LITAR! U Prehshin ne PAQE! E dhimbeshme tejet e dhimbeshme, pertej dhimbjes!-E lexova qe mbreme nepermjet Flash ne News 24 dhe jam shume e indinjuar dhe e revoltuar,nuk mundja te mbaja lotet dhe me therr thelle ne shpirt vrasja makabre e ketyre dy te rinjve. Wake up, my people! Krimi po na nxin jeten!
Shpirtra të pafajshëm-Poezi HOMAZH - In Memoriam of -Dy te Rinjve Ceke qe Dora Kriminale nuk ju kurseu as Jeten-ate qe vjen vetem njehere! Rest in PEACE!-nga Raimonda MOISIU
Gjigandët e përjetshëm të pangopësisë së uritur,
Me fytyrat plot “make up”- elegante dhe engjëllore,
verbojnë bukuritë e jetës, shkojnë para duke i fikur,
qirinjtë prej argjenti të Paqes shpirtërore…
.-.
Shkojnë para dhe kryqëzojnë shpirtra të pafajshëm,
që rrojnë nën pranga ëndrrash, shpresash e dashurish,
Gjaku i vetndezur për hakmarrje, zhyt botën,
nëpër terrin e palexueshëm të urrejtjes dhe babëzisë….
.-.
Shpirtrat e pafajshëm enden si pelegrinët buzëplasur,
sypërskuqur, vështrojnë nën agoninë e qiellit të grinjtë,
që “vjell” lotët e frikës, paqes dhe urrejtjes,
dhe lag gropën e vdekjes apo pemën e jetës….
.-.
Vdekjes askush në botë nuk mund t’ia ndalë lirinë,
si mace e zezë vjen, të prêt rrugën, ditë a natë
kur ta ka gjetur derën, e shqyen atë me forcë,
të ndryshkurat mendeshe këndojnë të kobshmen serenatë…
POEZI HOMAZH In Memoriam of Dy te Rinjve Ceke qe Dora Kriminale nuk ju kurseu as Jeten-ate qe vjen vetem njehere! Rest in PEACE!
Me dhimbje respekt e perzemersisht,
Raimonda MOISIU
SHQIPERI

Kristina Marku
Kristina Marku
E tmerrshme dhe po aq e turpshme per Ne, si komb! Shqiptaret jane shquar per mikepritje dhe njerez te beses dhe ja, dalin ca mbeturina , ca njerez qe nuk kan asgje te perbashket as me kafshen , qe i marrin jeten mikut ne shpine e vet, a thua po i marrin nje cigare nga paketa,
Sa keq qe traditat tona po zhduken nje nga nje!
--------------------------
U prefshi ne paqe !
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Etnor Canaj
Dukagjin ty t'raft pika.
Mikun n'bes ta pren me thika!
At'Kanun t'Leks, heu Dukagjin.
Se çka asht, a nuk po e din?
Mikun n'voter ta lan dekun.
Prej kulls tande turpin duhesh me hekun.
Qiti n'drit do ato horra.
Qi me vra mikun nuk ju dridh dora.
Per at'Zot e at'mik asht kulla.
Dukagjinas, ku ini burra?!
Me at'Bes t'Leks Pare.
Bani drejtsi nan drit t'bardh!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
VULLNET MATO
VULLNET MATO
HISTORIKISHT, QYSH NË KOHËN E BAJRONIT E TË ZONJËS EDID DURHAM, TË CILËT, KREJT TË VETËM SHËTITËN GJITHË MALET E SHQIPËRISË, TË PRITUR KUDO BUJARISHT NË SOFRAT SHQIPTARE, VENDI YNË KA QENË I PËRMENDUR NË BOTË, PËR BESËN, BUJARINË DHE MIKPRITJEN TEJET HUMANE. PAPRITMAS MË VRAU THELLËSISHT ZEMRË DHE SHPIRTIN SI DHE MË TRONDITI RËNDË KRENARINË E TË QENURIT SHQIPTAR, LAJMI I DITËVE TË FUNDIT PËR VRASJEN MAKABRE TË DY TË RINJVE ÇEKË NË DUKAGJININ E SHKODRËS. KY RAST I TMERRSHËM DËSHMON, SE VARFËRIA EKSTREME, UA KA ERRUR SYTË DISA SHQIPTARËVE DHE UA KA SHKATËRRUAR SHPIRTIN TRADICIONAL TË MIKPRITJES SONË TË LASHTË. PIKËRISHT PËR KËTË PROBLEM MADHOR TË KËSAJ KOHE, DUHET T’I VERË GISHTIN KOKËS ÇDO QEVERITAR, E JO TË DALË TË FLASË PËR SUKSESE DHE FITORE PARTIAKE, SEPSE ZËRI I GOJËTARISË SË TIJ DO TË TINGËLLOJË KURDOHERË STONATURË TOTALE, NË RAPORT ME REALITETIN AKTUAL...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
Hetohen 400 fotot e çiftit çek, mundësi të gjenden fotot e vrasësit
Ato po hetohen pasi në të mund të gjendet ndonjë imazh i vrasësit.
Gjithsej janë 400 fotografi të shkrepura nga aparatet e tyre dhe ekspertët po përpiqen të gjejnë ndonjë të dhënë në to.
Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit po shikojnë pista të tjera veç grabitjes e cila nuk shihet më si mundësi pasi vrasësi nuk ka prekur asgjë. /Mapo
Grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova ka gjetur dy aparatet fotografikë të çiftit
Ato po hetohen pasi në të mund të gjendet ndonjë imazh i vrasësit.
Gjithsej janë 400 fotografi të shkrepura nga aparatet e tyre dhe ekspertët po përpiqen të gjejnë ndonjë të dhënë në to.
Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit po shikojnë pista të tjera veç grabitjes e cila nuk shihet më si mundësi pasi vrasësi nuk ka prekur asgjë. /Mapo
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vrasja e turistëve çekë, policia ka një të dyshuar si autor të krimit
» Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy turistëve çekë [video]
» Mjacaj pranon se kreu vrasjen e dy turistëve çekë (Video)
» Tiranë- Qirinj dhe lule në nderim të dy turistëve çekë
» Policia: Tubimi-homazh përbën rrezik për sigurinë kombëtare(Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi