A është termi “Schatzi” diskriminues?
A është termi “Schatzi” diskriminues?
A është termi “Schatzi” diskriminues?
Që një kohë të gjatë shqiptarët e diasporës sidomos ata që jetojnë në vendet gjermano-folëse thirren me një emër. Sigurisht e dini për cilin emër po aludohet. Bëhet fjalë për fjalën gjermane “schatz” që në shqip do të thotë “thesar”.
Por, megjithëse thesari ka shumë vlerë, ky emër kur lidhet me diasporën tonë, përdoret pak si me satirë, sarkazën e edhe si ofendim. Kjo nuk është ndonjë risi. Risi është publikimi më i ri shkencorë i kandidatës për Phd në Media dhe Studime Kulturore, Dafina Pacës.
Ajo në publikimin e saj ka analizuar se si e shohin shqiptarët e Kosovës, diasporën e vet dhe shumë elemente tjerë në lidhje me përceptimin që ka populli në Kosovë për mërgimtarët. Shumica e studimeve për diasporën koncentrohen në temat e integrimit, sukseseve, dështimeve në vendin ku ata kanë migruar dhe remitencave por mungojnë analizat për mënyrën se si pranohen ata në vendin prej nga e kanë origjinën. Kjo është qasja e re që Paca ia ka dhënë hulumtimit dhe rezultatet s`kanë munguar.
Për revistën “Porta” ajo tregon konkluzionet e hulumtimit të saj nxjerr nga intervista të shumta të realizuar me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave dhe ata që shkaktojnë krijimin e opinioneve të përgjithëshme në Kosovë.
“Jam befasuar me rezultatet e hulumtimit” thotë Paca që është në përfundim të doktorraturës në Universitetin e Kardiffit në Britani. “Fjala schatzi megjithëse ka kuptim të mirë është përmbysur dhe mënyra se si përdoret tash paraqet diskriminim” thotë ajo.
Nga të intervistuarit e saj del që egziston një narrativë e pa shkruar për diasporën tonë që i përcepton ata varësisht nga disa faktorë: nga vendi ku ata kanë migruar, nga arsyeja pse ata kanë migruar dhe ku jetojnë momentalisht në botë. Për shembull: të intervistuarit kanë përceptim më të mirë për ata që kanë migruar individualisht dhe për shkaqe studimi ndërsa ata që kanë migruar me familje për shkaqe të punës i përcepton jo edhe aq mirë. Gjithashtu, përceptimi është pozitiv për azilkërkuesit politikë.
“Shqiptarët që kanë migruar në Gjermani, Zvicër e kudo nëpër Evropë si Gastarbeiter, ata përceptohen si banorë të fshatrave të Kosovës që nuk kanë mundur të gjejnë punë në Kosovë dhe si rezultat kanë qenë të pasuksesshëm. Mirëpo ky është një përceptim shumë i gabuar ngase dihet sa e madhe ka qenë papunësia atëkohë në Kosovë” tregon Dafina Paca.
Gjithashtu publikimi konstaton se ky përcetim ndryshon me shpejtësi marramendëse kur bëhet fjalë për individ që korrin suksese në vendet ku kanë migruar sikur: Xherdan Shaqiri, Rita Ora etj. Në publikimin e saj migrimet më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës ndahen në disa faza. Ata që kanë migruar nga vitin 1946 deri 1966 gjatë kohës brutale të Aleksandër Rankovicit. Ata që kanë migruar nga 1963 deri në fund të 1970. Të migruarit nga 1980 deri 1990 dhe në fund mes vitit 1998 dhe 1999 që kanë migruar gjatë luftës në Kosovë.
Dafina Paca e cila vet ka prapavijë migrimi në Angli momentalisht po punon në tezën e saj të doktorraturës që e ka titulluar “Neither here nor there” apo në shqip “As këtu as atje” që gjithashtu i dedikohet krejtësisht diasporës kosovare.
Publikimin e plotë e gjeni këtu:
http://www.cardiff.ac.uk/jomec/jomecjournal/7-june2015/Paca_Schatzi.pdf

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi