Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GRESO RAMADANI - NJË KUJTIM I HIDHUR

Shko poshtë

GRESO RAMADANI -  NJË KUJTIM I HIDHUR Empty GRESO RAMADANI - NJË KUJTIM I HIDHUR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2015 7:34 pm

GRESO RAMADANI -  NJË KUJTIM I HIDHUR 11418543_1499785683653301_247898479_n

GRESO RAMADANI 


NJË KUJTIM I HIDHUR

GRESO RAMADANI -  NJË KUJTIM I HIDHUR 11027451_1499784133653456_2413478310573309367_n



Për shumicën prej jush këto dyqind lekë shqiptare, janë thjeshtë monedhë letre që në euro bëjnë diku 1.43 cent. Për mua kanë domethënje tjetër, rrënqethëse ? Po të tillë do ta quaja.
Diku në mes të shkurtit pranova këto lekë nga një mike e imja. Vajzë normale si shumica e vajzave në Kosovë. Me shkollim mesatar, me veshje dhe mendime normale. Një vajzë e kohës moderne që vizitonte bar-et e qytetit, që shoqërohej me djem dhe se kishte problem ti ftonte edhe për kafe. Vizitonte plazhet e Shqipërisë, bile nga pushimet e vitit të kaluar i kishin mbetur lekët.
Nga ndodhitë e kohës, jeta e saj morri tjetër kahje. Ajo vajzë që dikur sillej si shqiptare tani nuk po sillej më si e tillë. Ndërroi garderobën, nga xhinset në fustan të gjatë, flokët me ngjyrë të hapur u shndërruan në ferexhe apo shami me ngjyra të mbyllura. Tani asnjë pjesë e trupit të saj nuk ishte e zbuluar. U mbulua e tëra dhe u dedikua në '' rrugën e drejtë ''. Ishte normale sjellja e saj në fillim predikonte fenë me rregullat dhe mbi premisat fetare. Nuk ishte shqetësim për askënd, të paktën për ata që e njihnin atë dhe nëpër ato që kishte kaluar mirë thanë që u kthye në rrugë të Zotit.
Mirëpo sjelljet e saj si e përkushtuar ndaj fesë po kalonin kufinjtë. Ne ishim mësuar me një islamizëm tradicional dhe mënyra sesi ajo shpjegonte gjërat në fe nuk përkisnin me ato që kishim mësuar nga baballarët dhe gjyshërit tanë, bile as nga hoxhollarët e xhamive ku secili prej nesh besoj që ka frekuentuar ndonjë xhami në vendin ku jeton. Mënyra sesi falte namazin ishte e pazakontë me atë që falja edhe unë ndonjëherë. Nëse e pyesje pse ky ndryshim përgjigja e saj ishte '' Kështu duhet të falemi sepse atëherë skanë ditur shkrim e lexim dhe na kanë mësuar gabim ''.
Nuk e di se kush e kishte mësuar të falej në atë mënyrë, të sillej ashtu. Ndoshta ishin ata të cilët i dhanë kurajo dhe guxim që të merrte rrugën për në SIRI? Cfarë kafshë janë ata që i shtyejnë femrat tona shqiptare të marrin rrugë të tilla? Të më tregojë dikush sepse këso kafshë nuk kisha menduar se egzistonin. Dhe ndoshta shumica prej jush do të pyesni vërtetë paska shkuar në Siri. Po vertetë shkoi. Nga ajo që ndoshta se priste askush se do ta bënte një kësi veprimi.
Cfarë shteti është ky që nuk mund të zbulojë lidhjet se prej nga dhe si ikin këto vajza, kush i shtyen dhe pse? Apo ndoshta është më e lehtë nëse vetëm i informojnë familjarët për ikjet se për zbulime duhet goxha punë e për tu ngritur e punuar kush do tua ngrohë karriget e juaja pastaj ?!
Kur më treguan se ajo shkoi në SIRI atje ku po bëhej luftë për ngritjen e '' një shteti islamik '', atje ku vriteshin '' të pafetë '' kinse në emër të Allahut mu rrënqeth trupi, e mendja ime shkoi te këto lekë. Bile mu kujtuan edhe fjalët e saj kur më pa se në kuletë kisha edhe disa lekë të tjera '' Merri Gresa këto lekë, se unë ndoshta kurrë më nuk do ta vizitojë Shqipërinë ''.
Ju që merrni mundin dhe e lexoni këtë histori ndoshta do tiu vie keq për vajzën, e ndoshta ka të atillë që do të thonë i lumtë. Ju që bëni veprime të tilla në emër të fesë dhe Allahut jeni më kafshë se ato që i krijoi Perëndija për kafshë. Dhe jeni më hiç se hiçat që thërrisni të rinjtë për një besim me korniza ekstreme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi