Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk është lejuar që të udhëtoi për në Srebrenicë. Ai këtë fakt e ka treguar vetë në një postim në Facebook. Thaçi ka thënë se edhe përkundër ftese së lëshuar nga Bosnjës e Hercegovinës, nuk i është mundësuar shkuarja për të marrë në komemoracionet në Srebrenicë. "Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska", ka shkruar ai.