Arsim Halili: Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
Faqja 1 e 1

Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
Bisedoi Arsim Halili
Një prezantim për revistën tonë.
- Albina (Avni) Idrizi. Lindur me 6 maj 1966 ne Tërnoc. Pa mbushur akoma dy vite, i thirrur me punë im atë na vendosi gjithë familjen në Gjilan ku edhe sot jetoj me bshkëshortin dhe dy fëmijët e mij. Po këtu kam mbaruar shkollimin e mesëm ndërsa Fakultetin Filologjik, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Punoj në shkollën e mesme
“Arbëria” në Gjilan. Gjer tani kam të botuar përmbledhjen me poezi për të rritur “ Heshtja e mbarsur” , përmbledhjen me poezi për fëmijë “Ëndrra me ylberë”, dhe së fundi romanin tim të parë po jo të fundit “Hijet e kullave”.
Albina shkruani edhe poezi edhe prozë,a mund të na thoni ku e gjeni vetën më mirë?
- Mendoj se një shkrimtar gjen veten aty ku arrin të thotë atë që do të thotë pa u imponuar, thjesht si shprehje e lirë e një bote të brendshme që zien për të dalë jashtë qoftë përmes vargjeve në poezi qoftë përmes rreshtave në prozë. Mua më ka ndodhë të ndjehem mirë në të dyja por që t'i përgjigjem më drejt pyetjes suaj them se proza më gjindet më shpesh afër për t‘u shprehur. Në prozë edhe kam punimin e parë si nxënëse filloreje me revistën “Pionieri”.
Ju tani keni të botuar dy përmbledhje poetike, çfarë keni trajtuar brenda këtyre dy përmbledhjeve dhe a mund të na thoni cilat janë ndjenjat tuaja kur krijoni poezi?
- Përmbledhjen e parë “Heshtja e mbarsur”e kam botuar si studente, në botim të Rilindjes atëbotë. Poezitë që kam përfshirë në te janë kryesisht poezi të përmbledhura prej vitesh, mendoj që si nxënëse. Poezi këto më tepër si përfytyrime, përshtypje hulumtuese, do të thoja unë, karshi një bote brenda e jashtë teje të shkruara në një kohë kur sillen aq shumë pyetje pa përgjigje ngado që të shkosh dhe ti përpiqesh e mendon ti zbulosh pa hyrë akoma mirë në to. Mendoj se, si është pritur nga kritika libri, edhe ia kam arritë qëllimit.
Përmbledhjen për fëmijë “Ëndrra me ylberë” ia kam dedikuar fëmijëve të mij Andit dhe Jonës. Pikërisht ata më ofruan kënaqësinë e një bote të dlirë e të dashur çfarë është vetëm bota e fëmijëve. Do të ishte mëkat i madh po të anashkalojmë këtë botë të ëmbël pa e shijuar kur na jipet rasti, kur na jipet mundësia aq bujarisht nga fëmijët tanë. Jam e bindur se i varfër ngelet ai prind që i mashtruar nga e përditshmja nuk gjen kohë t'i gëzohet momenteve, të pakthyera më kurrë, nga bota e fëmijëve, pa i nënçmuar, pa i gjykuar, thjesht për t'i dashur. Pse jo edhe për t'i lakmuar.
Poezia e juaj është përkthyer në një antologji poetike në gjuhën rumune,çka do të thotë kjo për poetin dhe në këtë rast personalisht,për ju si poete ?
-Çka do të thotë? Sigurisht që do të thotë shumë për mua si poete e po aq më shumë për përkthyesin Baki Ymerin këtë rast, i cili merr përsipër një detyrë aq madhore e aq fisnike për të të ofruar si personalitet e si vlerë para një lexuesi tjetër të cilin e bën të kuptojë se poezia, arti në përgjithsi është një e njëjta gjë pavarsisht në çfarë gjuhe shprehet.
Sapo e keni nxjerr romanin “ Hijet e Kullave”,më sa kam pasur kontakte me krijues është prit mirë ky roman në opinion lexues, por a mund të na jepni një opinion se cilat kanë qenë efektet e punës suaj sistematike në realizmin e këtij projekti madhor?
- Në roman përgjithsisht kam përfshirë përshtypje të përjetimeve të mia gjatë luftës së fundit, ngjarjeve të dëgjuara e të përfolura, njohtimeve të lexuara nëpër faqe shtypi e internet , që krejt bashkë kompletuan imagjinatën time deri në krijimin e tij. Nuk do te them asgjë të re po qe se them se puna e një romani është një punë e lodhshme thuaja shterruese që të pushton të tërën pa të lërë vend a hapësirë për askend e për asgjë. Që nga nisma e tij e gjer kur del i botuar, te mbërthen e nuk të lëshon as atëherë kur ti ndjehesh e lodhur dhe don t'i ikësh makar për një çast të vetëm. Ngjarjet që shtjellon, personazhet që krijon të ndjekin pas ngado që të shkosh deshe apo s deshe ti.
Mendimi i juaj si krijuese, cili është roli i femrës shqiptare në shoqëri , mendoni se ka ende për të bërë, për ta vendosur në pozitë të barabartë me gjininë e kundërt?
- Sigurisht që ka akoma shumë për t'u bërë. Duhet të pranohet se jetojmë në një botë maskuliste ku femra shumë pak shikohet si vlerë e gjithherë si kukull. Nuk kam asgjë kundër kritereve për një dukje të bukur në gara misesh apo vende adekuate për t'u dukur, por kur po këto kritere zënë vend para vlerave profesionale edhe në të gjitha lamitë tjera epo kjo është jo vetëm e tepërt po edhe nënçmuese madje fyese. Ti jipet rasti, përkrahja, mbështetja femrës sonë do të thotë t'i jipet rasti gjeneratave apo më mirë të them mbarë kombit tonë.
Mendimi i juaj, sa po i kushtohet rëndësi një vepre letrare qoftë nga ana e krijuesve apo edhe nga institucionale për të bërë vërtet një vepër me vlera të larta artistike?
- Sot për sot shumë pak. Mungon dukshëm si puna e kritikëve në përzgjedhjen e vlerave ashtu edhe mbështetja institucionale në aprovimin dhe kultivimin e këtyre vlerave. Krejt kjo për fat të keq kontribuon drejt largimit të lexuesit pasojat e së cilës vuajmë bashkarisht.
Cili është bashkëpunimi i juaj me krijues tjerë nga hapësirat shqiptare në përgjithësi?
- Pas një pauzeje kushtëzuar nga angazhimi rreth fëmijëve iu ktheva krijimit dhe me këtë edhe miqve krijues. Kam nderin të gëzoj e ti kënaqem bashkëpunimit të miqve të tillë për të cilët shpërblimi i vetëm është vlera e veprës sate. Mendoj se miqtë e tillë e vlejnë të përmenden e të çmohen.
Çka mund të presim nga Albina në një të ardhme të afërt?
- Shpresoj, kënaqësinë e leximit për lexuesin me veprat që do të vijnë.
Opinioni i juaj për Luginën e Preshevës,me që jeni pjesë këtij trungu?
- Janë njerëzit më puntorë që njoh. Çmoj stoicizmin dhe mbështetjen e njëri tjetrit për çfarë janë shembull.
Mesazhi i juaj për lexuesit e Perspektivës?
- Më mirë një urim të përzemërt nga unë: punë të mbarë edhe më tutje. Puna juaj na afron e na bën njësh me lexuesin pa vija harte a ngjyrë pasaporte.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi