Pasojat e vrasjes së dy turistëve çek në Theth

Janë pronarët dhe punonjësit e bujtinave në Parkun Kombëtar të Thethit të cilët bëjnë të qartë se, gjatë javës që lamë pas numri i turistëve pësoi rënie të ndjeshme. Ajo çfarë ata e cilësojnë me keqardhje, është fakti se rënia u vërejt kryesisht tek turistët vendas të cilët kanë shprehur hapur friken për të udhëtuar drejt Thethit, ndërkohë që të huajt, madje përfshirë edhe vetë turistët çekë që përbëjnë dhe turistët më masivë në këtë zonë, kanë vijuar të frekuentojnë Alpet Shqiptare pa asnjë hezitim.
Në hyrje të fshatit, Zef Guri i cili është dhe punonjësi i Zyrës së Informacionit, teksa na uron mirëseardhjen menjëherë na fton që të ndjehemi në Theth si në shtëpinë tonë.
“Rasti nuk ka të bëjë me zonën tonë”, shprehet më tej ai, duke shtuar se Prekali i përket një fshati 70 km larg nga Parku Kombëtar, në rrugën dytësore që të qon në Theth, dhe se sipas tij rasti është një vepër e një të çmenduri që nuk përfaqëson traditën e zonës.
“Po e pranoj se ka pasur disi rënie këtë javë, dhe rënia duhet theksuar se është ndjerë tek turistët vendas, ndërkohë që huajt kanë ardhur normalisht. Në mesin e tyre lart në Alpe edhe sot kemi 30 çekë që kanë vijuar turin e pushimeve normalisht. Teksa shprehemi fajtor për atë çfarë ndodhi, ata na thonë se raste të tilla ndodhin në çdo vend të botës”, tregon përgjegjësi i Zyrës së Informimit turistik për zonën e Thethit.
Më tej rrugës takojmë udhëheqësin e disa turistëve holandezë, Endri Necaj, i cili po ashtu na tregon se vrasja makabër e Prekalit ka ndikuar shumë tek turistët vendas, por tek të huajt një gjë e tillë as që është vërejtur, shkruan Balkanweb
“Ata vijojnë të vinë pa më të voglin hezitim. Edhe këtë javë kemi pasur fluks por edhe në vijim janë dhjetëra prenotime për Thethin dhe Valbonën. Thethi këto ditë nuk është si në ditët e zakonta të tij kur lëvizjet e pafundme të turistëve bëhen pjese e pandarë e Alpeve, por thethjanët duket se nuk ndjehen aspak në faj për atë çfarë ndodhi, pasi ngjarja e rëndë të cilës ata po i ndjejnë pasojat nuk është akt i tyre.
Në çdo kullë të Thethit të gjithë ankesën e vetme e kanë tek mediet se si askush nuk tregoj se si rruga ku ndodhi ngjarja nuk është rruga kryesore e Thethit. Në Theth por dhe përgjatë rrugës kryesore për tek ne kurrë askujt nuk i ka ndodhur një gjë e keqe, qoftë dhe të jenë ndjerë të ofenduar. Po na i faturojnë ndoshta dhe qëllimisht ngjarjet e liga, përfshirë dhe atë të humbjes së tre turistëve çekë vite më parë”, tregon Sokol Koçeku, cicëroni i Kullës së Ngujimit.
Gjon Shpella në bujtinën e tij këtë fundjavë nuk ka më vend për pushues, pasi ajo është e zënë nga turist holandezë , gjermanë e polakë, të cilët po ashtu a thua se nuk ka ndodhur gjë shprehen se ndjehen shumë të sigurt, teksa nuk fshehin emocionin që krijojnë mrekullitë mahnitëse të Thethit.
Në qendër të Thethit, Policia e Shtetit ka ngritur një postë policore, ndërsa në dispozicion të punonjësve të policisë që ndodhen aty është vënë dhe një mjet policor i përshtatshëm për zonën.
Në Theth shqetësimi i vetëm i vendasve pas ngjarjes se Prekalit është veçse frika e turistëve shqiptarë, të cilët ata i ftojnë që të udhëtojnë drejt Thethit dhe mbarë Alpeve Shqiptare të sigurt si gjithnjë teksa premtojnë mikpritje, bujari, besë e siguri
.
Vrasja e dy turistëve çekë në fshatin Prekal teksa ktheheshin nga Thethi duket se nuk po kalon pa pasoja

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi