Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JUSUF BUXHOVI-MIRË SE VJEN, TIRANI!

Shko poshtë

JUSUF BUXHOVI-MIRË SE VJEN, TIRANI! Empty JUSUF BUXHOVI-MIRË SE VJEN, TIRANI!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2015 2:08 pm

JUSUF BUXHOVI-MIRË SE VJEN, TIRANI! 397046_171164252915058_468765076_n
JUSUF BUXHOVI-MIRË SE VJEN, TIRANI!


Tirania, krahas nënshtrimit të lirisë, kërkon vrasjen e mendimit të lirë, nga ai kritik, krijues e deri te ai shkencor. 
Kjo vrasje fillon nga faza e anatemimit të ideve dhe të autorëve të tyre me anën e fyerjeve ndër më të ulëtat, shpifjeve ndër më të pabesueshmet dhe të deskriditimit të paturpshëm publik, deri te shkalla e linçimit. 
Këtë punë, rëndom e bëjnë palaçot nga radhët e kalemxhinjve mediokër dhe “analistëve” të shpifur, të njohur për ngjyerjen në secilin grazhd, të njohur për atë që sipas nevojës ndërrojnë padronë, të njohur për atë që të ndërrojnë besime,dhe të njohur edhe për atë që ndërrojnë emër dhe lëkurë madje! 
Të tillët, gjithnjë sipas urdhrave që marrin, ngarendin “t’i kryqëzojnë shpatat” me krijues me autoritet, me shkencëtarë me vepra dhe bagazh shkencor. 
Me këtë rast, fjalamanët “zhvlerësojnë vepra”, “diskreditojnë pikëpamje”, e mbi të gjitha, anatemojnë autorët e rëndësishëm me shpifje ndër më të ulëtat, që po të kishte shtet juridik dhe ligj, do të thirreshin në përgjegjësi, bashkë me mediumet që u japin hapësirë, sado që shumë prej tyre, duke vjelë fonde nga vendet perëndimore, krenohen “për frymën demokratike” dhe për “liri mendimi”!
Pra, tirania nuk është rastësi. Ajo kthehet në një të keqe të madhe, çastin që një shoqëri, e cila, në vend se ta mbrojë hapësirën e lirisë bashkë me sistemin e vlerave, heq dorë prej saj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi