FAHRI XHARRA CILI NA ISHTE KY FAR HASAN KALESHI?
Faqja 1 e 1
FAHRI XHARRA CILI NA ISHTE KY FAR HASAN KALESHI?
FAHRI XHARRA
CILI NA ISHTE KY FAR HASAN KALESHI?
Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194.
Cili na ishte Hasan Kaleshi ? Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës dhe vdiq më 19 korrik 1976 ishte historian, etnograf, orientalist shqiptar. Hasan Kaleshi mësimet e para i mori nga babai Ahmed Kaleshi, i cili ishte një hoxhë me autoritet i asaj ane. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjashtë klasë në medresenë e madhe "Mbreti Aleksandër" në Shkup dhe dy klasë në shkollën e mesme "Sami Frashëri" në Prishtinë. Më 1951 diplomoi në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoraturës me titull "Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku" (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe) në Fakultetin Filozofik në Beograd. )
“Këtyre ditëve më ra në dorë një shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. Sipas informacione që kam, shkrimi pritet të botohet në numrin e ardhshëm të revistës “Përpjekja” në Tiranë dhe në revistën “Edukata Islame” në Prishtinë. Edhe pse kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, por gjatë hulumtimeve të mia të këtyre ditëve, mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë dhe e paskëshin linçuar me lloj-lloj akuza e shpifje. Po ja që gjeneratat tona, të cilët pak a shumë kemi nuhatur metodologjinë moderne shkencore dhe kemi arritur të shporrim nga mendjet subjektivizmin dhe argumentet ‘shkencore’ me zana malesh, po e ndajmë shapin prej sheqerit dhe po shohim se vërtetë kush qe shkencëtar e kush sharlatanë që na është ekspozuar si shkencëtar - shkruan Merxhan ADEMI “
….mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë
( Hasanin , pra ) ankohet Merxhani . Sigurisht që jo , sigurisht që askush nuk e ka pasur për qefi, sepse ka shkruar me diktat . Ne shkrimin e tij thot : “Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thukt për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pahë se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale.”
Pra dredhia turkofile e perkrahur nga qarqet e larta serbe ka filluar që moti. E kjo që pe jetojmë sot është vetëm se një vashdim i një urdhëri i cili nuk kishte përfunduar.
Hasan Kaleshi në këtë shkrim nuk mëton të arsyetojë pushtimin e tokave shqiptare nga turqit e as islamizimin e shqiptarëve, por argumenton se si ardhja e turqëve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.
Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ .
Vazhdimësia e kaleshave shihet edhe nga ; “Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.
Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, “Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret. Pse duhet ta kemi këtë breng. Hungaria ka humbur dy të tretat e territorit - territor sa dy Kosova i kanë mbetur Serbisë dhe po aq Rumanisë, ndërsa një territor i ka mbetur Sllovakisë”, ka thënë ai.
“Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.” shkruan Kaleshi.
(Në vitin vijues, 1952, autori ynë, në revistën e lartpërmendur do të botojë edhe gjashtë studime (dy prej të cilave si bashkautor me Hilmi Thaçin). Le t’i përmendim radhazi: “Pak fjalë mbi botimet tona”, “Dr. Henrik Barić, Mbi origjinën e gjuhës shqipe”, (me H. Thaçin) “Fjaluer serbokroatisht-shqip”, “Henrik Barić, Ilyrico-Albanica”, “Me rastin e përkthimit të Kunorës së maleve” dhe “Dr. Henrik Barić, Bolla Hysein aga” (me H. Thaçin) .
Në vitin 1953 dr. Kaleshi boton tri punime (dy prej tyre si bashkautor me Hilmi Thaçin): “Ivo Andrić i njegova dela, predgovor zbrici pripovedaka” (me H. Thaçin), “Ivo Andrić, Tregime të zgjedhuna” (me H. Thaçin) dhe “I mjeri Nasradin”.)
(Në periudhën mes viteve 1956-1965 prof. Kaleshi boton nga një punim në vit. Arsyeja e numrit të kufizuar të punimeve rrjedh me gjasë nga angazhimet e tij të shumta për pjesëmarrje nëpër konferenca e simpoziume shkencore nëpër qendrat më të njohura evropiane. Gjithashtu, kjo ishte periudha kur ai punonte inetnsivisht në projektin e tij jetësor, tezën e tij të doktoratës, të cilën e mbrojti me sukses në Beograd në vitin 1960. )
(Në vitin 1960 dr. Kaleshi boton një punim me titull: “Nji prizrenas që ka shkrue në gjuhën arabishte”.
“Në vitin 1961, në revistën Përparimi autori boton një vështrim të vlefshëm historik që mban titullin: “Shënime nga e kalumja e Prizrenit gjatë periodës turke”.
Autori, në këtë punim të tij, fillimisht ofron të dhëna historike për çlirimin e Prizrenit, ku si datë definitive jep 21 qershorin 1455. Duke u bazuar në vakufname dhe sallname të ndryshme, autori ofron shënime të shumta mbi sanxhakun e Prizrenit, mbi ekonominë, tregtinë, zejet si dhe popullsinë që banonte në atë trevë. Edhe këtë punim, autori e pasuroi me sqarime të duhura për një varg termash që janë të domosdoshme për kuptimin e tekstit në tërësi.
Në vitin 1962, dr. Kaleshi paraqitet para opinionit të kohës me një tjetër kontribut, me titull: “Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda” (Prizreni si qendër kulturore gjatë periudhës së Perandorisë Osmane).
Në këtë punim të tij, autori vë në pah faktin se Prizreni pos që ishte i njohur si ‘djep i poetëve’, ka qenë gjithashtu edhe një qendër e rëndësishme kulturore gjatë pothuaj tërë periudhës së Perandorisë Osmane, pra rreth 450 vjet.
Autori këtu thekson se që nga viti 1455 e deri më 1912 Prizreni ishte një qendër e rëndësishme administrative, qendër e sanxhakbeut, e një herë madje edhe qendër e vilajetit (1868-1875). Autori përshkruan trashëgiminë kulturore-historike dhe atë fetare të Prizrenit, si: xhamitë, medresetë, bibliotekat, teqetë, hanet, mejtepet dhe institucionet e tjera kulturore. (Ky artikull është botuar në revistën “Hikmet”, nr. 5, Praneverë, Prishtinë 2014, organ i “Institutit për shkencat humane – Ibni Sina”. nga Jahja Hondozi )
Në shkrimin “ Kaleshi, ndriçuesi i figurave kombëtare” (Avzi MUSTAFA, Shkup ) shkruhet: “Hasan Kaleshi, një dijetar orientalist me merita të veçanta, që u ka dhënë shumë shkencave historike dhe filologjike. Nëpërmjet studimeve dhe përkthimeve të materialeve arkivore, sidomos të përkthimeve nga osmanishtja, ai ka lënë një thesar të çmuar e të pasur dokumentar e historik për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve të periudhës mesjetare të kohës osmane në trojet tona.”
Shkrimi vazhdon : “Në bazë të burime turko-osmane nga trevat e Maqedonisë së sotme, dr. Hasan Kaleshi na jep të dhëna për një shkrimtar të vjetër të lindur në Tetovë me emrin Suxhudi. Për këtë personalitet, pas konsultimeve mbi prejardhjen e tij, ai na jep të dhëna mbi profesionin dhe punësimin e tij si regjistrues dokumentesh në kohën e Sulltan Selimit dhe, më vonë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, por edhe punësimin e tij si kadi në Prizren. Për këtë personalitet, në bazë të dhënave që na i prezanton, Hasan Kaleshi thotë: “Ky është shquar edhe si poet me divanin e tij, ku në poezi dhe në prozë të rimuar i këndon sundimit të Sulltan Selimit I, të shkruar në veprën e titulluar “Selim-name” “
Po , sa i madh ishte roli i Hasan Kaleshit në zbërthimin e historisë shqiptare?
Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlijtë ka ndalur zgjerimin e popuvje sllav dhe atij grek. Në anën tjetar ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa dhëmbsuri që flet për të kaluarën shqiptare!
Fahri Xharra 12, 07,15 Gjakovë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi