Bullonat e Bollanos
Faqja 1 e 1
Bullonat e Bollanos
Bullonat e Bollanos
Nga Edmond Arizaj
Nuk e di pse sa herë dëgjoj fjalën “grek” më pushton një ndjenjë e pakuptimtë revanshi i parealizuar. Ndoshta nga mitologjia mijëra vjeçare e ndërtuar rreth “pabesisë” së kalit të Trojës. Ndoshta nga historitë e një plaku çam, që rrëfente se si në ’44 një nënë nga Filati hodhi në lumë djepin me fëmijë për të ecur më shpejt e t’i shpëtonte thikës greke, e më pas u hodh edhe vetë pse u pendua. Ndoshta nga ata dhjetëra djem shqiptarë që kanë provuar kohë pas kohe drurin dhe plumbin e ushtarëve dhe policëve grekë (sot Greqia është në flakë pikërisht për një vrasje nga policia), pa mundur të marrin qoftë edhe një ndjesë nga fqinjët qindra vjeçarë. Ndoshta pse padrejtësisht një doganier më pavleftësoi pasaportën dhe as e përfilli emërtimin Republika e Shqipërisë mbi kapakun e kuq, vetëm pse nuk u solla si kërkues lëmoshe. Ndoshta pse përherë i kemi dhënë këtij vendi, pa kushte, dhe kurrë nuk kemi arritur të marrim prej tij, së paku respekt njerëzor.
Eshtë një ndjenjë që i tejkalon fuqitë e mia për ta fashitur, teksa ridëgjoj Vasil Bollanon të flasë për një farë Vorio Epir. Të kërkojë në emër të një organizate, që qeveria greke të mos ratifikojë MSA-në me Shqipërinë, nëse vendi ynë nuk njeh si minoritete disa qytete dhe rreth 100 fshatra. Me pak fjalë, shteti shqiptar të heqë dorë nga administrimi i Gjirokastrës, Himarës, Sarandës, Delvinës, Korçës e shumë fshatrave rreth tyre dhe në secilën prej tyre të ketë nga një Bollano. Përballë kësaj të folure pa teklif, përballë një memorandumi dërguar Parlamentit grek nga Bollano, kundër shtetit shqiptar, përballë rrezikut real të një lëvizjeje të çuditshme minoritare, e cila edhe nëse nuk arrin asgjë me këtë, mjafton që ka ndezur në trurin e ekstremistëve ndenjën e autonomisë, shteti shqiptar vazhdon delikatesën dhe politesën. Madje edhe kur “udhëheqësi” i kërkesave është një buxhetor i këtij shteti, kryetar bashkie i Himarës. Asnjë deklaratë të paktën që Bollano t’i mbledhë këmbët sa ka jorganin, asnjë paralajmërim për këtë pakshqipfolës që karikohet herë pas here, asnjë kërleshje ndaj këtij personi që jo pak herë ka sjellë trazira në zonën e Himarës e përreth saj. Ky vend, e vende të tjera po kthehen pak nga pak në ishuj grekë, vetëm nga neglizhenca dhe politesa shqiptare. Gjuha e folur, greqishtja, tashmë është mëse e përditshme për këdo. Ajo shqiptare përdoret vetëm në verë me “turistët” që vijnë nga Shqipëria. Tabelat, në një territor që është shqiptar, janë në dy gjuhë. Madje edhe tek të shkruarat mbi varret mbizotëron greqishtja. Vetëm në harta, i shohim që ende i përkasin Shqipërisë. Për minoritetin e një vendi, i cili ende mban në këmbë ligjin e luftës me shtetit tonë, i cili e di, por bën sikur s’e di se ka nën administrim një krahinë të madhe shqiptare, Çamërinë, shteti ynë ka bërë shumë më shumë nga ç’pretendohet. Në ndërkohë që shteti grek nuk ka bërë asgjë, të paktën për mijërat e emigrantëve shqiptarë. Por çdo e drejtë e tyre, që u takonte sipas ligjeve ndërkombëtare dhe atyre njerëzore, është BLERË me lëshime të shumta nga shteti shqiptar. Nuk po flasim këtu për ata Kreshnikë që janë kthyer në Kristaqë edhe brenda shtëpive të tyre, por për ata që helenizohen vetëm në orarin e punës, nga halli, por edhe për ata shqiptarë që nuk kanë pranuar asesi të ndryshojnë kombësinë e tyre, qoftë edhe emrin apo mbiemrin, pavarësisht se askush nuk i njeh, pavarësisht se vendi i tyre nuk ka fuqi t’i mbrojë, e as ka mendim t’i organizojë ndonjëherë. Qoftë edhe për barazpeshë ndaj bullonave që ngul një Bollano herë pas here. Kërkesat abkaziane të Bollanos në fakt kanë një suport të mirë nga qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj. Jo pse e mbështesin, por sepse me tolerimin e tejskajshëm, i japin mundësi bullonave të Bollanos të zënë vend mirë. E pas shumë vjetësh, ajo çka sot duket e paimagjinueshme, mund të jetë mëse reale. Dhe faji këtu ka emër. Ka emrin e Berishës më së pari si kryeministër, i cili nuk i bëhet digë përçartjeve të Bollanos, por gjithçka e kalon me idenë se Greqia nuk do t’ia vejë veshin. Por faj ka edhe Kryetari i PS, Edi Rama, që qëndron i heshtur për këtë ngjarje. Dhe Rama në këtë rast nuk mund të justifikohet se nuk është politikan. Sepse ai post që ka, dhe ai post që kërkon të ketë, kërkon me domosdo të jesh politikan. Sepse në shekullin XXI, Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet për integrim në Bashkimin Europian dhe jo përpjekjet për mbrojtjen e trojeve të saj. E kjo nuk bëhet me psalmet e sotme të kryeministrit, me mburrjen e Ramës se nuk është politikan, por me përgjigje të vendosura e të prera.

Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi