Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - PO VINË „SHACAT“!

Shko poshtë

AGIM GASHI - PO VINË „SHACAT“! Empty AGIM GASHI - PO VINË „SHACAT“!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2015 10:04 pm

AGIM GASHI - PO VINË „SHACAT“! 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

PO VINË „SHACAT“!
AGIM GASHI - PO VINË „SHACAT“! 3DEEA2E4-86E5-4FBB-ACEF-0BA4E2965D10_w640_r1_s
Qohuni burra se u bamë horë
Po na vinë shacat n´Kosovë, 
Hajt ti presim si e kem ba adet
Me ua gërdit atdheun krejt.


Qohuni burra e qohuni gra
Mos t´ju zen more naj hata, 
Mos i leni o punë me prekë
Në megrim ktheni pa brekë.


Po vinë shacat i lumi atdheu
Qesh n´Prishtin edhe Skënderbeu, 
Qeshin vashat e djelmënia
Lind dashnia, shtohet tradhëtia.


Po vine shacat udhës t´kuqe
Ua prejmë pulat klluqe, 
Pije u qesim nga uji i kaces
Piçet, zihet o mishi i maces.


Po vine shacat o dridhet dheu
Ngrihet n´kambë i tanë atdheu, 
Netet po na i bajnë me dritë
T´u na rrejt, t´u na plaçkitë.


Që nga kufini e n´Qeveri
Na plaçkisin plak e i ri, 
Të lavdojnë e t´bajnë të sames
Pastaj t´kahet loçka e nanes.


Shkon te shoket e diurshëm
Kur të shofin bahen t´gutshëm,
Të gjithë ankohen Iphonat n´dorë
Mos me pagu të bajnë hor.


Shkon me nxjerr çertifikata,
Kan me t´pritë me fjal të ngrata, 
Nisin ankohen si nuk po kan
E ski qare diçka pa u dhanë.


Me t´zan polici mo ski dert
Hiç askush s´guxon me t´prekë, 
Kur ja fut njiqindshen n´xhep, 
Vetë je dhe, s´njifet ryshfet.


Me t´qitë puna n´Qeveri
Veç çka nuk t´hanë me sy, 
Të trajtojnë si kafshë-magar
O i shkreti mërgimtar.


Del n´atdhe ti për sheti
Kah të shkosh has në xhami, 
T´u i pa fmitë me shamia
Në mjerim k´to troje t´mia.


Kah të shkosh has n´mjekrrazi
Si në Irak ja si n`Siri, 
Flasin turqisht e arabisht
Njerz n´fustana e mbrapa bisht.


Dikur grave ju thojshin inxhja
Ju bashkue tash edhe ninxhat, 
Krejt në t´zeza sa ma ska
A janë burra more a janë gra?


Harruen luften e harruen hallet
Harruen krismat edhe malet, 
Harruen vrasjet e pleqëve, fmisë...
Harruen gjakun e lirisë.


Ua ka shti Zoti terpinë
Me mujt e hanë edhe tepsinë, 
Jeni ba të thart si thana
Mërgimtar, ik se t´u kajt nana.


14.07.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi