Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Katolikja Shamku lekturon myslimanët: Nuk quhet Fiter Bajram!

Shko poshtë

Katolikja Shamku lekturon myslimanët: Nuk quhet Fiter Bajram! Empty Katolikja Shamku lekturon myslimanët: Nuk quhet Fiter Bajram!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2015 10:36 pm

Katolikja Shamku lekturon myslimanët: Nuk quhet Fiter Bajram! 17_07_2015_7396807_albanologji858524106


Katolikja Shamku lekturon myslimanët: Nuk quhet Fiter Bajram!


Politikania dhe gjuhetarja Ledi Shamku Shkreli ka ba nji vërejtje gjuhësore për emnin e festës islamike Fiter Bajrami.
“Shoh që e quejnë gjithkund Fiter Bajram. M'ban përshtypje kjo fjala e re Fiter. Asht njilloj si une me quejt Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës).
Në shqip këtë festë e kemi quejt Vitër e jo Fiter. Madje nga gjyshja jeme kam pasë ndigjue edhe nji proverbë që lidhej me emnin e kësaj feste: kur dikush i kthente nji borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekesha, 30 lekësha), ajo thonte: M’i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI”, – shkruen Shamku më profilin e saj në Fb.
“E pata pyet ç’don me thanë, e m’qe përgjigjë që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grunë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit). E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej nji sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhanë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quejnë tironcit. Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!”, – e mbyllte komentin e saj Shamku, e cilia sikurse dihet asht nji besimtare katolike. 


17 Korrik 2015
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi