AGIM GASHI KUR RRËZOHESH E SMUND TË NGRITESH
Faqja 1 e 1

AGIM GASHI
KUR RRËZOHESH E SMUND TË NGRITESH
Sot, datë 18.07.15, isha dal në qytet për disa gjëra dhe porosi të dy miqëve të mi nga amerika.
Pasi kryeta punët, isha i lumtur që nuk më zuri vapa, u nisa për te autobusi. Është interesante se pas çdo gëzimi te unë kerset ndonjë e keqe e cila më shkakton prishje planesh e dhimbje të mëdha. Kështu ndodhi edhe sot. Sdi çka më ra ndërmend komunisti Arbn Duka dhe sheqeri i tij i ngritur, e disi ndjeva pendim pse ia shkrova atë poezinë-bejte!!!
Papritmas këmba e majtë mu në zog, aty ku ka bërë rrugë ashti, u lakue dhe ndjeva dhimbje.Pos dhimbjeve e ndjeja se po rrotullohem e spo di se ku po bie. Për një moment ndjeva një dhimbje në këmbën dhe doren e djathtë, filluan xixillonjat të fluturojnë para syve të mi, dhe mbeta ashtu i shtrirë para Stadt Centrit. Populli gjerman është tejet humanitar. Askush nuk di me e përshkru kush ska pas punë me gjermanët. Sa hap e mbyll sytë, para meje u gjenden gra, burra, pleq e të rinjë. Një muskuloz më rroku me më ngritë, por nga dhimbja unë klitha sepse ishte e pamundur të më ngrinte vetëm një njeri.Edhe në ato momente sdi si mu dha të ju them: “Kerkojeni një vinç sepse ju vështirë do ta keni”. Masa ja filloi të qeshures, edhe pse gjaku rridhte pa ndal dhe filloi edhe të bëhen shenja tromboze në këmbë. Dikush thirri ndihmen e shpejtë, një grua vrapoi dhe bleu fasha e mjete tjera me lidhë varrën, një tjeter solli kutinë e ndihmes së shpejtë e dikush më pyeste se a mos dua të pi ndoj gjë.
Edhe pse isha ende në gjendje tronditëse, më besoni se ua mora lakmi këtë humanitet kulmor dhe se dy lotë ma përshkruan faqen me pyetjen bërë shpirtit tim:
-O Zoti im, po edhe ne dikur ishim kështu.Pse më nuk jemi? Si u katandisëm o njerz? Si humbi humanizmi shqiptar që si gjason më askujt në botë.U bëmë përzierje e dreqit me qoftëlargët e kësaj bote.
Fishkllima e ndihmës së shpejtë më zgjoi nga gjumi. Erdhen dy mjek të rinjë pranë meje, njëri ma ledhatoi ballin duke më pyet se si ndjehem, e tjetri me buzagaz thoshte të mos friksohem dhe shiqonte lëndimin e këmbës. Sa bujar që ishin, sa ëmbëlsisht që silleshin si njerzit ashtu edhe mjekët, dhe unë ndjeva siguri, më nuk ndjeva dhimbje. Dashten të më dergojnë në spital por nuk pranova. Më treguan se cila barnatore është më afer dhe ata u nisen të shkojnë tek ata që do ta kenë nevojen e tyre. Falenderova të gjithë me radhë e posaqërisht zonjen e cila mi dhuroi gjërat e blera për lidhjen e varrëve. Falë Zotit që edhe unë kisha para dhe bleva ende fasho e mjete tjera. Nuk mundja me ecë. Ftova dikend që kisha besim që do të më dergonte në shtëpi, por thjesht dhe ftoft më tha se smundet.
Mora taxin dhe u ktheva në vrimen time për ta rilidhë lëndimin.
Gjithmonë e thoja dhe do ta them, se gjermanet si popull janë të mrekullueshëm. I mara lakmi gjithmonë pse janë të tillë ata, e ne si afrohemi askund. Unë e di se ne ishim më të mirët e kësaj bote, më humanët, më besnikët, më mikëpritësit, më tolerantët dhe më trimat. Tani, fatkeqësisht, asnjëren se kemi. Pak njerz mbeten shqiptar të vërtetë.
Hehej, po duhet të na bie ndërmend se këndej kaluan, na robruan, na tbuan e na melezaven shtatqind krali e mbretëri. Tani këtij populli i vyen edhe një pastrim për t´u kthye diku afer cakut se ku ishim. Eni motra e vllëzër të mundohemi.
Unë i harrova dhimbjet!
18.07.2015
Düren

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Jul 18, 2015 11:29 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: AGIM GASHI KUR RRËZOHESH E SMUND TË NGRITESH
BIRI IM, FESTO SHQIP, SHQIP VETEM SHQIP...VETEM FESTAT TONA!..keshtu ma la amanet babai te cilit i perfalem duke e perkujtuar mu ne perplasjet me te medhaja.../nsyla/
Ne foto; Isë Boletini im - babai im, Himë Beqë Syla, 24 prill, 1979, Shishman
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi