Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE!

Shko poshtë

AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE! Empty AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2015 12:03 am

AGIM GASHI


MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE!
AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE! 11737839_10153050223209077_6822341846184570461_n

Flej e qetë në dhe të huaj,
Shqipja ime, ti bija jonë.
Njëvjetori në banesë t´përjetshme
Dalngadalë po afron.


Na vjen gushti si flakë zjarri
Nënë e shkreta t´vjen te varri, 
Mua t´mjerit më vlon balli
Pranë fotos sate më mbyt malli.

Fli e qetë moj bija ime
I pari gëzim i jetës sime.
Një ditë do t´vi te varri yt
T´lexon babi vargje shqip.

Fli e qetë në atë zemër guri
Me zemër t'pikëllueme ta fali burri,
Edhe djali me lot në sy
Banesë të re porositën për ty..

Të vijnë motrat e vllazëria
Te varri, zemër, e ytja shpia, 
Gjyshja, halla e axhallar`
N`zemra Ty t´kujtojnë me mall´.

Pusho, bijë, n'banesën e re
Disa metra thellë në dhe, 
Fli e qetë Engjëllusha e babit, 
Çdo natë me lotë e shkymi mallin.

Gushti vale si zjarr i shpirtit
Të mori Ty dritë e syrit, 
Valë janari e pushkët zjarr
Kur ma e vranë atë t´bukrin djalë.


Tani zemra qan, nuk ndalet,
Mendja si mos t'i merr malet?
N´vend që unë të jem atje
Ju të dy sot gjendeni n´dhe.


Sa here vjen gushti përlotur
Më ngulfat më vret në shpirt, 
Fli e qetë moj bija e babit
N´tokë të largët të Suedisë.


19.07.2015
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE! Empty Re: AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2015 7:42 pm

AGIM GASHI - MË PIKLLOI, BIJË,SHTËPIA JOTE E RE! 10361336_243708322493559_7950536606151954619_n



Sefedin Dika · 

Agim, vella na perlote
Per voglushen qe tret dheri,
Fjala jote ndrit me shume 
Se shtepiza prej mermeri.

Vecse fati, keshtu e deshi,
Eh sa gjera pa kjo bote
Ti je burre prej Kosove
Ndaj duro, e me pak lote.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi