Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të jetuarit jashtë shtetit ju ndryshon…përgjithmonë

Shko poshtë

Të jetuarit jashtë shtetit ju ndryshon…përgjithmonë Empty Të jetuarit jashtë shtetit ju ndryshon…përgjithmonë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2015 3:18 pm

Russell Ward 

Të jetuarit jashtë shtetit ju ndryshon…përgjithmonë


Të jetuarit jashtë shtetit ju ndryshon…përgjithmonë Largea_2015-01-05-livingabroadchangesyou-thumb1437316882

Russell Ward është një shkrimtar i ri kanadez, bloger dhe “udhëtar i botës”. Ai, duke u bazuar tek jeta e tij personale, ka rrëfyer mbi të jetuarit jashtë shtetit, mbi ndryshimet që i ndodhin njeriut në një moment të tillë, të cilat duket se janë të gjithmonshme



Në verën e vitit 2012 vendosa për herë të parë që të transferohem jashtë shtetit. Ideja më vërtitej në kokë prej shumë kohësh dhe kështu fillova ta bëja konkrete.
Një vit më pas kalova tranzit në Vankuver, Kanada, ku i ktheva shpatullat botës së biznesit për t’iu kthyer jetës studentore. Unë nuk u ndala aty. Më vonë ishte radha e Otavës. Punoja për qeverinë, kisha një grup të ri miqsh, shtëpinë time të parë kanadeze dhe një stil jete më të qëndrueshëm.
Por unë isha ende i ri dhe i shqetësuar. Dëshira për udhëtime të reja dhe aventura më ndalte zemrën, kështu lashë Kanadanë në kërkim të vendeve të largëta dhe të ngrohta për një stil jete më relaksues. Ndalesa tjetër më çoi në fakt në Sidnejn e mrekullueshëm, në Australi. Në 12 vitet e fundit, kam jetuar në vende të ndryshme dhe kam jetuar shumë të tjerë. Kam njohur kultura dhe tradita të reja, kam përballuar pasiguritë dhe vështirësitë, kam takuar persona interesantë dhe kam bërë miqësi unike. Kam zgjedhur ta jetoj jetën time në maksimum. Sepse të jetuarit nëpër botë është një nga gjërat më emocionuese dhe më stimulante që një person mund të bëjë. Ndryshova komplet idenë për veten. Të jetuarit jashtë shtetit më ndryshoi thellësisht. Ekzistojnë në fakt katër mënyra me të cilat mund të ndryshoni edhe ju…përgjithmonë.


Nuk jeni më personi i dikurshëm


Të jetuarit jashtë shtetit është një nga përvojat më intensive që një person mund të provojë. Nuk ndryshohet vetëm puna dhe shtëpia, por më shumë se kaq. Panorama që mund të shihni nga dritarja ndryshon së bashku me gjithçka që njihnit më parë. Ndikimi është shumë i madh. Mbase nuk do ta vini re menjëherë, por një ditë do ta kuptoni. Rriteni, zhvilloheni dhe shkoni përpara. Do të gjendeni përballë vështirësish dhe pengesash, të cilat duhet t’i kaloni me të gjithë forcat. I kaloni e më pas mbani në vete “shenjat” që e provojnë këtë gjë. Disa janë pozitive dhe të tjera jo. Pra asgjë nuk do të jetë më e njëjta.


Nuk arrini dot më të ktheheni në shtëpi


Ose më mirë, mund ta bëni, por nuk do të jetë e njëjta gjë. Ndërkohë që ju keni jetuar mijëra aventura njëra pas tjetrës dhe bota juaj ka ndaluar për t’i përfshirë të gjitha, jeta “në shtëpi” duket se ka mbetur e njëjta. Njerëzit kanë shkuar në punë, të bëjnë pazaret, me pushime, kanë festuar ditëlindje, dasma, ose shtëpi të reja. Edhe pse gjithçka duket si e mbetur në vend, e vërteta është se jeta atje ka ecur edhe pa ju. Ekziston një çmim për t’u paguar për zgjedhjen e të transferuarit jashtë. Humbisni gjithçka nga jeta që kishit më parë dhe gjithçka mund të bëni është t’i vëzhgoni nga larg.

Bota juaj bëhet shumë “më e madhe”

Që nga momenti në të cilin ju e vendosni, bota juaj është zgjeruar. Skenarë të rinj, aroma, tinguj… janë shpalosur përpara jush. Kufijtë e jetës suaj janë zgjeruar. Dëshira për t’i eksploruar bëhet një mendim konstant. Nuk mund të ktheheni më mbrapsht. Gjithmonë e keni ditur se bota është e madhe, por vetëm kur arrini në qoshet e saj më të largëta e kuptoni pafundësinë e saj, bukurinë e jashtëzakonshme.


Gjithçka është e mundur


Hapi më i vështirë për t’u bërë është largimi nga vendlindja. Por sapo e bëni atë, gjithçka është e mundur. Mos harroni se keni ndryshuar dhe se mënyra juaj “e vjetër” e të qenët është një kujtim i largët. Mund të udhëtoni ende, të flisni gjuhë të tjera, të gatuani pjata të ndryshme dhe të përvetësoni kultura të tjera. Hyni në kontakt me traditat dhe festimet lokale, hapni mendjen ndaj mijëra mundësive, afrojuni të panjohure etj. I keni dhënë provat se ju mund të jetoni kështu…dhe të mbijetoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi