Hamdi Nuhiju: Analizë episodit të parë të filmit “Merjemja (Maria) e shenjtë”
Faqja 1 e 1

Ne foto: “Lindja e Maries” – Mozaik i vitit 1291 nga Pietro Cavallini, ne Kishen e Shen Maries ne Trastevere ne Rome.
Ky film paraqet jetën e Merjemes (Maries) nën dritën e Kur`anit dhe Sunnetit të Pejgamberit a.s. Mendojë se mbi baza të këtij filmi të vërtetën e Merjemes (Maries) do ta kuptonin shumë lehtë edhe vet të krishterët dhe jehudët të cilët kanë shumë paragjykime rreth jetës së saj.
Përshkrimi i filmit:
Mbreti famëkeq i asaj kohe Herodi sheh një ëndërr të tmerrshme. Në atë kohë bërtet si i çmendur në korridorin e pallatit të tij për ndihmë. Rreth tij mblidhen këshilltarët e tij dhe pjesëtarët e pallatit të cilët e pyesin se çka po i ndodh Herodit. Atë e kish kapur ankthi i lindjes së Mesihut, shpëtimtari i çifutëve. Sipas paralajmërimeve ai shumë shpejt do të vinte në këtë botë. Për këtë arsye lindën shumë trazira në mbretërinë e Herodit dhe u ngjall pak shpresë tek popullata e përvuajtur e këtij vendi. Turma njerëzish ishin mbledhur para tempullit të Solomonit( Sulejmanit a.s.) duke bërtitur emrin e Isait a.s.si Mesiu….Rojet e tempullit nuk kishin mundësi që t`i ndalojnë këto turma njerëzish, prandaj kërkuan ndihmë prej kryepriftit të tempullit zotëri Jasekari.
Me të kërkuar ndihmë Jasekarit, ai filloi të sjellej sikur të ishte një njeri i devotshëm i cili dinte paralajmërimet para të gjithëve. Bile duke u krekosur theksoi se ai e dinte para të gjithëve se sonte do të lind Mesihu i biri i Imranit. Edhe pse Imrani kishte vdekur gjatë kohë, këto pritnin lindjen e Mesihut. Vet priftërinjtë të cilët e dinin të vërtetën frikësoheshin prej besimit në lindjen e Mesihut dhe paralajmëronin se mund të lindin kryengritje të ndryshme në popullatë. Duke pasur parasysh të gjitha këto mendime priftërinjtë e këtij tempulli mendonin në ndonjë zgjidhje se si t`i qetësonin turmat të cilat pritnin me mish e me shpirt lindjen e Mesihut, shpëtimtarit të tyre. Përderisa Jasekari krekosej para priftërinjve të tjerë se ai i paska lajmëruar për gënjeshtrat dhe besimin e rrezikshëm të Imranit i cili sipas tij paska pretenduar se është Pejgamber dhe se i biri i tij do të jetë shpëtimtar, e ky paska kërkuar që të burgosen, ndërsa priftërinjtë nuk paskan qenë unanim rreth këtij vendimi; jashtë turmat bërtasin duke thënë se sot është fundi i robërisë sonë, sonte do të lind shpëtimtari ynë…
Në mënyrë shumë tradhtare kryeprifti i tempullit iu drejtohet popullit. Ai i thotë se këto luten ditë e natë për ardhjen e Mesihut në mesin e këtij populli, ata e kërkojnë lindjen e tij. Por, sipas tyre ai nuk do të lind në kohën e tyre. Popullata e tërbuar i drejtohet këtij kleri duke i thënë, po atëherë kush është ai fëmijë që lind, thonë se është Mesihu. Klerikët i kthejnë përgjigje se ato fjalë janë gjepura dhe se mesazhin e Allahut do e marrin prej tyre direkt.
Ndërsa në pallatin e mbretit Herod erdhi për vizitë një bashkëpunëtor i tij romak i cili i sjell lajme jo të mira nga disa trazira të cilat paskan lindur në Jerusalem. Mbreti në mënyrë injoruese këto lajme i merë dhe thekson se janë gjepura të cilat dëgjohen për çdo ditë nga priftërinjtë nëpër tempuj për lindjen e Mesihut. Ndërsa bashkëpunëtori romak Perikles i tregon se lindja e Mesihut do të thotë sundim i botës prej tij dhe hakmerrje ndaj Romës nga ana e tij dhe popullit çifut. Mbreti duke e qetësuar vetën dhe bashkëpunëtorin e tij i thotë se me punët e fesë le të mirën priftërinjtë dhe se mbretërit nuk kanë kohë të merren me punë kaq naive sipas tij. Në ndërkohë ndërhynë gruaja e mbretit Meirane, e cila i tregon për lajmin e ri dhe në mënyrë shumë metaforike i thotë mbretit se sonte do të shuhet ekzistenca e dinastisë sonë. Qysh prej ditëve të para gruaja e mbretit Herod do ta pranojë të vërtetën, e do të vdes në këtë rrugë.Allahu e pranoftë në xhenet.
Pas bisedës me Perikleun ai urdhëron ushtrinë e tij që të përforcojnë masat, të bëjnë presion dhe shtypje nëpër shumë shtëpi e veçanërisht në shtëpinë e Pejgamberit Zekerija a.s. Bile urdhëron që të vritet ai fëmijë i cili do të lind sonte.
Ndërsa në qytezën Xhelileh të gjithë janë në atmosferë gëzimi të lindjes së Mesihut të cilin e pritnin me shekuj. Grupe besimtarësh edhe në orë të vona ishin mbledhur para shtëpisë ku po presin lindjen e Mesihut. Hanna e sëmurë e cila është në çastet e lindjes së Mesihut siç pritnin të gjithë, ndërsa në fakt ishte në çastet e lindjes së Merjemes (Maries) siç kishte përcaktuar Zoti, kishte frikë se do të vdes dhe nuk do të kishte mundësi që djalin e saj ta dërgoj në faltore në shenjë falëminderimi ndaj Zotit. Prandaj kishte dëshirë që aty afër të ishte Pejgamberi Zekerija a.s. me qëllim që të dëshmoj dhe të dërgoj në vend premtimin e Hannas. Në momentin e pritjes së ardhjes në këtë botë të Mesihut, dëgjohen të qarat dhe vjen në këtë botë, nëna e nderuar e popujve Merjemeja e shenjtë. Kjo ishte në habi të të gjithëve, pasi që të gjithë kishin pritur ardhjen në këtë botë të Mesihut, ndërsa lindi një vajzë. Më i gëzuari në këtë mes ishte padyshim vet Pejgamberi Zekerija a.s.
Ndërsa vrasësit e porositur të Zekerijait a.s. duke e gënjyer si zakonisht Zekeriaun i thonin se do të bëjnë gjithçka që u thotë se do të ndjekin urdhrat e tij në përpikmëri. Zekeriai i mençur dhe i urtë e i mësuar prej tradhtive të këtij populli, e kuptoi se si është puna, prandaj pyet se pse i duhen armët në mesin e besimtarëve. Duke kërkuar leje që tu flas ai tregon urtësitë e tij. E merë shpatën dhe u thotë se kjo shpatë do të derdh gjakun si të romakëve si të çifutëve qofshin besimtar ose jo besimtar. Pasi që këto armë po derdhkan gjakun, cilat armë duhet ti kapim? Duhet t`i kapim armët e devotshmërisë dhe nderit. Këto armë kërkojnë drejtësi për të shtypurit. Zgjidhni virtytin. Kushtoni rëndësi dashurisë. Pastroni shpirtrat tuaj nga urrejtja dhe shpirtligësia. Me këto virtyte do të pushtoni të gjithë botën. Dhe mos u largoni prej besnikërisë.
Populli ishte i sprovuar përmes lindjes së Mejremes (Maries) së shenjtë, ndërsa priftërinjtë akuzonin Zekeriaun edhe për një gënjeshtër të profetësive të tij, duke e quajtur gënjeshtar dhe njëri të paturpshëm. Zekeriau nuk u pikëllua nga lindja e Merjemes, por u pikëllua nga labiliteti i njerëzve afër tij të cilët e quanin turp lindjen e një vajze, ndërsa ai i përgjigjej në formë pyetje: A shihni të meta në mëshirën e Zotit? Me siguri se nuk kanë mundësi që të gjejnë përgjigje në këtë pyetje, pasi që sytë e zemrave të tyre janë të verbëruar. Ndërsa në tempull edhe rreth tempullit priftërinjtë përgatitnin gracka të ndryshme dhe propagandonin kundër Zekeriaut, Imranit dhe paralajmërimeve të tyre për lindjen e Mesihut.
Në këtë kohë ushtria e Herodit ishte e sulmuar në njërin prej kufijve të mbretërisë së tij,dhe ushtarët e sulmuar sqaronin arsyet se si u sulmuan ku në mesin e tyre përmenden edhe atë se ata ishin të inspiruar dhe të pasionuar pas lindjes së Mesihut, prandaj edhe kishin marrë forcë, guxim dhe vullnet. Ndërsa në këtë kohë mbreti Herod merë lajmin e gëzuar të jetës së tij, se fëmija i cili lindi është vajzë. I gëzuar i liron ushtarët e tij të cilët tjera herë dhe në rrethana tjera mundnin të merrnin dënim me vdekje.
Ndërsa në shtëpinë e Hannas u bë deshifrimi i tërë kësaj rrëmuje që u paraqit në masë. Pejgamberi Zekerija duke u kujtuar në fjalët e Pejgamberit Imran, theksoi edhe njëherë për profetësinë e tij për lindjen e Mesihut. Ai tha se Pejgamberët nuk flasin prej vetes dhe nuk gënjejnë asnjëherë. Pasi që nuk gënjejnë kjo vajzë është nëna e Mesihut, vajza më e pastër nga të gjitha vajzat në rruzullin tokësor. Ai thekson se duhet ruajtur jeta e saj, pasi që nëse e kuptojnë të tjerët se kush është ajo, ajo mund ta ketë jetën në rrezik. Ndërsa në tempull, priftërinjtë e gëzuar nga mos lindja e Mesihut, prenë kurban në shenjë falëminderimi. Në tempull, ata përqeshnin Zekerijaun në formën më të poshtër duke e mohuar Pejgamberin e tij.
Zekeriau iu drejtua popullit të tij që të rikthehen në rrugën e Zotit, duke i paralajmëruar se kanë rënë në sprovë, por kësaj herë popullata mirë e gatuar nga kurthet e priftërinjve fillojnë që ta kundërshtojnë Zekeriaun a.s. në forma të ndryshme. Vet priftërinjtë kërkonin mrekulli prej Zekeriaut a.s. duke i thënë se nëse bën ndonjë mrekulli numri i besimtarëve do të shtohej dhe në këtë mënyrë do të kishte më shumë ndjekës. Zekeriau i sqaroi se edhe më para kërkonin njerëzit mrekulli, por nuk i besonin pejgamberisë së pejgambereve dhe se mrekulli më e madhe është pastrimi i zemrave me besim të pastër. Dhe duke iu drejtuar njërit prej priftërinjve me peshë i tha, edhe sikur të bëja mrekulli në tempullin e Solomonit, ju prapë do të më akuzonit për magjistar. Ndërsa ky prift me peshë, në mënyrë injoruese tha se nuk mund të duroj çmendjen e pleqve duke aluduar në Zekeriaun a.s.
(Autori shkrimit Hamdi Nuhiu)
Hanna, nëna e Merjemes (Maries) së shenjtë bëri këtë dua: O Zoti im! Të falëminderoj për këtë mirësi.Të betohem në këtë fëmijë që lindi vajzë. Ti e di që zemrën e kam plotë gëzim për këtë. Por unë do ta mbaj premtimin e dhënë. Njerëzit në qytet na përzunë, na lanë të vetëm. Nuk e di a do të pranohet në faltore apo jo. E përgëzova me emrin Merjem (Marie), shërbëtorja yte. Le të dalë e saktë fjala e Pejgamberit tënd Imran. Dhe Mesihu le të lind nga kjo vajzë, vetëm nga ajo.
Publikue ne http://www.alb-drejtesia.com/
Ripublikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=9397

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi