Fundi dramatik i Hashim Thaçit: Huliganët që e udhëheqin Kosovën
Faqja 1 e 1

Lexojeni këtë shkrim dramatik për fatin e Kosovës dhe të Hashim Thaçit.
Shqiptarët e Kosovës kanë respekt të madh për SHBA’të , ata gjithashtu e shikojnë me sy lakmitarë Bashkimin e Pasur Europian. Kështu nis shkrimi i Politico me autor Chuck Sudetic, gazetar shumëvjeçar për Ballkanin, për gazetat e njohura si New York Times.
Ai shkruan se shqiptarët kanë arsye të mirë që t'i duan SHBA’në BE’në dhe NATO’n, sepse para së gjithash ishin ato që me një fushatë bombardimesh ia shkëputën Kosovën Serbisë, duke ia dhënë 1.7 milionë kosovarëve.
SHBA dhe BE kanë ndihmuar shumë Republikën e Kosovës dhe për tu njohur nga 100 vende. Miliarda euro janë derdhur në Kosovë në forma të ndryshme, ndërsa tash kosovarët janë në pritje të liberalizimit të vizave dhe përfundimin e MSA’së, që do ta vendoste shtetin në rrugën drejt anëtarësimit në BE shkruan Gazeta Express.
Për këto arsye dhe për dashurinë që kosovarët e zakonshëm kanë për Washingtonin dhe Brukselin, secili lider i këtij shteti që do të guxonte t'i dëmtonte marrëdhëniet me SHBAnë, dhe që do ta dëmtonte integrimin e Kosovës në BE qartazi rrezikon të përballet me një revoltë popullore në mos më keq.
Por megjithatë sipas diplomatëve që kanë punuar në Ballkan me dekada dhe që kanë pranuar të flasin për Politico në kushte anonimiteti, liderët me të fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës, tashmë janë buzë shkaktimit të dëmeve të paprecedenta në mes të raporteve të Kosovës me SHBA dhe BE.
Më kryesori në mesin e këtyre individëve thonë diplomatët, është Hashim Thaçi, ish –Kryeministër dhe tash Ministër i Punëve të Jashtme. Ai është figura më e fuqishme publike në Kosovë, shkruan Express.
Thaçi dhe anëtarët e tjerë të elitës politike të Kosovës që përmenden nga raporteve inteligjencës së vendeve perëndimore si figura të krimit të organizuar janë, thonë diplomatët, duke sakrifikuar interesat e Kosovës, për të mbrojtur veten nga ndjekja penale. Ata janë duke bërë kështu kur po refuzojnë përpjekjet e Wshingtonit dhe Brukselit për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë dhe gjykojë kidnapimin e 400 personave pas përfundimit të bombardimeve të NATO’s kundër Serbisë më 1999.
Këta liderë kosovarë, thonë diplomatët, në mënyrën efektive e kanë ushtruar ndikimin e tyre në Kuvendin e Kosovës, për të penguar miratimin e pakos ligjore duke përfshirë edhe amendamentin kushtetues që do të mundësonin themelimin e Gjykatës “nëse kjo nuk kalon marrëdhëniet e SHBA me qeverinë e Kosovës dhe me qeveritë e ardhshme të Kosovës do të përkeqësohen” tha një diplomat perëndimor. “SHBA dëshirojnë të demonstrojnë përkushtimin e thellë që akuzat e dëgjuara të procedohen në një proces të besueshëm”.
Një diplomat tjetër, që e ka përfaqësuar shtetin e tij evropian në Kosovë për vite të tëra, ka thënë për Politico që tash “ të gjithë ne jemi duke folur me të njëjtin zë rreth këtij procesi”.
Viktimat për të cilat po kryhen hetime janë shumica të komunitetit serb dhe rom por edhe një numër i rëndësishëm i shqiptarëve për të cilët është bërë me gisht se janë kolaboratorë.
Hetuesit kanë mbledhur dëshmi që tregojnë se një numër i vrasjeve janë të lidhura me shitjen e organeve të viktimave, por edhe më tutje janë duke punuar që të mbledhin edhe më shukë dëshmi që do të mjaftonin për të ngritur aktakuzë.
Diplomatë të BE’së dhe SHBA kanë thënë se krijimi i Tribunalit do ti ndihmonte shumë popullit të Kosovës për t’i hequr retë e dyshimeve mbi kokën e tyre.
Gjykata, thotë një diplomat do të kontribuojë edhe në pastrimin e zyrtarëve të korruptuar që po rrënojnë ekonominë e vendit. Sipas Politico, vërejtja e fundit që i është dhënë Thaçit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë së Kosovës, është ajo e 12 Korrikut, kur një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit fuqishëm ka kërkuar prej liderëve kosovarë që ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese të kryhen deri më 1 gusht, shkruan Gazeta Express.
Në një seri të takimeve të nxehta në Prishtinë ndihmës sekretarja e shtetit Victoria Nuland i ka informuar liderët kosovarë duke përfshirë Thaçin dhe Ramush Haradinajn që dështimi për t'i kryer ndryshimet e duhura do të rezultojë me “pasoja” të cilat ajo nuk i ka specifikuar, ka thënë për Politico, në kushte anonimiteti një burim nga Kosova.
SHBA dhe BE ua kanë përsëritur liderëve te Kosovës që nëse ata nuk i kryejnë votimet e duhura SHBA as nuk do të vejë veto e as nuk do ta pengojë themelimin e Tribunalit nga OKB.
Nëse kjo ndodh – gjë të të cilën Rusia e ka kërkuar me vite- pozicioni i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare do të rrezikohet. Kjo do tia jepte një argument të fortë Serbisë, për ta penguar shtetësinë e Kosovës në shumë rrafshe. Kosova edhe më tutje nuk është anëtar i OKB’së, 5 shtetet e BE’së nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Po, përkundër të gjitha këtyre vërejtjeve liderët e Kosovës nuk ia morën në dorë SHBA’së dhe BE’së më 26 qershor kur votuan kundër amendamenteve kushtetuese. Thaçi –që për vite të tëra ka qenë- shkoni-te –ai –djali- në Kosovë , për të gjithë amerikanët dhe europianët- në mënyrë religjioze ka shprehur mbështetjen për Gjykatën Speciale dhe është zotuar që po u bën presion deputetëve kokëfortë të partisë së tij për të votuar amendamentet.
Por, është një gjë të thuash se po e mbështet Gjykatën, por është fakt që ai është njeriu që këtë mund ta bëjë të ndodhë, dhe ajo gjë nuk ka ndodhur. Diplomatët perëndimorë spekulojnë që zotimi publik i Thaçit është vetëm një teatëtr politik dhe se Thaçi është duke punuar në prapa skenë- duke i frikësuar deputetët e partisë së tij- për të vonuar themelimin e Gjykatës sa më gjatë që është e mundur.
A është kjo, sipas diplomatit, se Thari po frikësohet nga aktakuza duke e vonuar Gjykatën do të dobësohen dëshmitë që prokurorët do të sjellin kundër tij në një proces potencial. “ Thaçi po sillet si një kafshë në kafaz” ka thënë një diplomat i lartë në Prishtinë “qytetarët e Kosovës do të ishin të lumtur ta hiqnin qafe atë, por nuk po dinë se si.
Thaçi kontrollon qeverinë dhe jetën ekonomike. Nuk ka shanse që të lindin liderë të rinj, nuk ka shanse që bizneset të kenë sukses” . Kundër themelimit të Gjykatës kanë votuar edhe përfaqësuesit e opozitës duke përfshirë anëtarët e partisë së Ramush Haradinajt. Diplomatët perëndimorë pyesin nëse edhe ata po frikësohen sikurse Thaçi se do të arrestohen, gjykohen dhe dënohet me dënime afatgjata.
Një diplomat perëndimor ka thënë se nuk shpreson që Thaçi do ti sigurojë votat. “ Thaçi ka thënë se lëndën do ta sjell në Kuvend kur ti sigurojë votat. Kjo në praktikë do të thotë se ai nuk i ka votat ose nuk dëshiron ti ketë votat.”
“ Nuk e përjashtoj mundësinë që Thaçi do ta gjejë një arsyetim që procesin ta shqelmojë tërësisht nën rrugë” ka thënë një diplomat duke shtuar se në qarqet diplomatike po bëhen analiza se si liderët e nëntokës në Kosovë po shpikin trazira vetëm pët t’i kur Tribunalit. Kështu ai përmend konfliktin në Maqedoni, eksodin në Hungari si vërejtje për BE’në se çfarë dëmi janë në gjendje të bëjnë.”.
Sipas Politico, Thaçi ka angazhuar lobistë dhe këshilltarë jashtëzakonisht të shtrenjtë, të cilët i kanë thënë se presioni për themelimin e Tribunalit po vjen nga zyrtarë të ulët të Departamentit të Shtetit dhe se nuk e ka mbështetjen e zyrave kryesore. Përkundër kësaj mbështetje publike për themelimin e Tribunalit kanë dhënë zyrtarë të lartë si Baronesha Ashton, pasuesja e saj Mogherini, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden i cili i ka shkruar letër Thaçit për këtë çështje.
“ Gjëja më pikëlluese është se SHBA dhe BE e kanë ditur tash e 10 vjet se Thaçi me njerëz të tij është i angazhuar në kontrabandë droge dhe krijimin e një shteti mafioz” ka thënë një ambasador evropian që e ka ndjekur Ballkanin me dekada. “ Qasja ishte,’ ai është kopil, por është kopili ynë.’”
Thaçi me vite e ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në krim të organizuar dhe korrupsion. Ai madje kishte kërcënuar në vitin 2010, në një konferencë për shtyp se do ti publikojë emrat e të gjithë shqiptarëve, që kanë asistuar në raportin e Dick Martyt. Në maj të 2015, në KS të OKB’ ai gjithashtu e ka mbështetur themelimin eTribunalit.
“Ne besojmë se akuzat janë të pabaza” kishte thënë Thaçi.
Diplomatët perëndimorë që e kanë takuar Thaçin javëve të fundit, kanë thënë se ai dukej i qetë dhe komod përderisa ka diskutuar rreth Tribunalit Special, madje dukej i befasuar për të keq se si Kuvendi i Kosovës nuk i votoi ndryshimet e parapara.
Vëzhgues shqiptarë dhe diplomatë perëndimorë thonë se Thaçi tash është duke provuar të demonstrojë vlerat e tij para Perëndimit, në mes tjerash, si një aleat kundër terrorizmit islamik. Nëntoka e shqiptarëve të Kosovës, qartazi, ka arritur ti korruptojë përfaqësuesit e BE’së në Kosovë, në misionin e EULEX’it, të cilët detyrë primare e kishin ndjekjen dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.(GAZETA EXPRESS)
Ky është profili më i tmerrshëm që një media serioze i ka bërë Hashim Thaçit. Politico.eu, sajti më me ndikim në Capitoll Hill SHBA, në një shkrim të gjatë, citon diplomatë të të gjitha kategorive që e kanë drejtuar gishtin akuzues ndaj Hashim Thaçit. Ata thonë se Thaçi për të mbrojtur vetën nga ndonjë aktakuzë është duke i dëmtuar pariparueshëm raportet me SHBA’në dhe BE’në.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi