LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARE - Nga AGIM GASHI
Faqja 1 e 1
LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARE - Nga AGIM GASHI
LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARE
Nga AGIM GASHI
(Në kater vjetorin e shuarjes)
(09 01 1994 - 22.07.2011)
Sot u mbushen kater vite kur dora e një krimineli në Norvegji vrau dhe masakroi afër njëqind të rinjë dhe po aq i plagosi. Në mesin e të rinjëve ishte edhe shqiptarja Lejla Selaci e cila ishte edhe udhëheqëse e një grupi të rinjësh në ato aktivitet që organizoheshin ato ditë.
Si sot, para kater vitesh ishulli Utoja në Norvegjinë e largët, gumëzhinte nga zërat dhe buzqeshjet rinore nga e mabrë bota, jehonte kënga e rinisë, pa e ditur se aty do të mbaronte përgjithmonë udhëtimi i shqiptares 17 vjeçare Lejla Selacit, bashkë me shumë vasha e djelmosha nga i mbarë planeti dhe Norvegjia.
Kileri vrasës, norvegjezi Anders Breivik, me një gjakftoftësi prej krimineli të rryer, i dha zjarr armëve të tij automatike, për të vrarë sa më shumë. Menjëherë u ndal gazi e kënga. Vendin e zunë klithmat e vdekjes, trishtimi, paniku dhe tmerri që linte mbrapa vrasësi. Ai shtjente pa ndal, vriste çdokend, i etur për gjak rinor, për shuarje jetrash.Thjesht ai ishte një qenje e etur për gjakun e rinisë së pafajshme në atë ishull të bukur të Norvegjisë. Thjesht, ai ishte kriminel e shkuar kriminelëve.
Në atë katrahurë vrasjesh, në ato çaste për jetë a vdekje, Lejla jonë, bukuroshja me gjak shqiptari, për ta mbrojtur veten dhe bashkëmoshatarët e saja, u kap fyt më fyt me kriminelin Anders Breivik. Por, fuqia e saj e njomë nuk matej me fuqinë e kriminelit i cili ishte pregaditë me vite ta kryente masakren. U mundua mjaft, e shty, i foli, derisa ra e qëlluar me plumbat e tij vrastar. Ra ngadal e qendisur me plagë, gjaku i shkonte vadë si të ishte kanë nusrie, rrobat e saja iu bënë duvak, buzqeshja i mbeti e ngrirë me mendimin e fundit për Kosoven , mamin, babain, motrat, vllëzërit, miqë e mikesha...ndoshta edhe për jetën e ëndërruar të dasmës dhe princit të saj të jetës.
Para se të vritej Lejla e parandjeu rrezikun që i kanoset. Ajo i dergoi mesazh babait vetëm disa minuta para se të fluturonte qiellit. Bukuroshja Lejla shkruante:
“Babë, deshtëm me u nisë po nuk po na lejon policia me hip në anije se paska ndodhë një sulm në Oslo”!
Ishte ky mesazhi i fundit me telefon, që kishte pranuar Yrfete dhe Bajrush Selaci, të premten pasdite nga e bija Lejla (17) e që ishte mesazhi i fundit nga Utoya të Norvegjisë. Askush nuk e dinte se pas sulmit në Osllo, do të fillojnë krismat e vdekjes edhe në Utoja.
Për një ditë, Utoja, si ishulli më i vizituar e këtij shteti, u bë përmendore e dhjetra të rinjëve që aty gjeten vdekjen, u bë varri i njomzkëve që jeten e kishin para.
Sot, pas kater viteve, krimineli Anders Breivik, ndjehet i qetë, i buzqeshur dhe madje drejtësia e këtij shteti i lejoi edhe studimet në Universitetin e Osllos.
Nuk është çudi, që me drejtësinë e ndarë për këtë ngjarje që tronditi boten, krimineli Anders Breivik, një ditë të bëhet edhe Kryetar shteti në Norvegji.
Sa për shtetin e Kosovës, as që duhet të na shkon mendja se do ti bie ndërmend dikujt ta dergoj bile një ngushllim. Kështu si jemi bërë, i kemi edhe punët tona.
Neve na mbetet ta përkujtojmë, familjarët ta lotojnë me lule të freskëta te varri i saj dhe ta ndjejnë përgjithmonë mungesën e saj.
Fli e qetë trimresha Lejla.
22.07.2015
Düren
Në udhëtimin e fundit të Lejles drejt banesës së amshimit, moren pjesë shumë njerz.
AGIM GASHI
KUR U NDAL ZEMRA E LEJLES
(Kushtuar Lejla Selacit e cila dhunshëm u nda nga jeta sëbashku me afër njëqind të rinjë e të reja në ishullin Utoja të Norvegjisë)
I
O moj Lejla e shqiptarit
Heroinë në Norvegji,
Gjakun derdhe, jetën fale,
Vajzë e njomë plot bukuri.
II
Fati i jonë si fat jetimi
Na përcolli në botën mbarë,
Kudo të shkojmë e të punojmë
Na thërrasin mërgimtar.
Të huaj n´atdhe e në dhena t´hueja
Kemi mbetë në mexhë të askujt,
Herë na vrasin e herë na rrahin
Sikur leckat tue na gjujt.
Mërgimtar njerz të pafat
Edhe vdekjen e kemi t´randë,
Vdesim në punë, në rrugë e parqe,
Pa e pas afer askand.
Por ma e randa ashtë kur na vrajnë
Na e marrin jetën në pafajsi,
Të merr plumbi e të pren thika
Pa t´pyet a je plak a i ri.
Jeta e jonë prej refugjati
Ashtë nji jetë e mbushun lot,
E dhumbshme dje, sot e nesër,
Me tragjedi e mbushun plot.
Prej shumë vdekjeve të randa plumb
Me kangë vaji e lot në sy,
Sot ja kushtoj 17 vjeçares
Që e vranë në Norvegji.
III
Pushoj pak sa me i fshi lotët
E sharkis telat me ja shtrengu,
Me i thanë zemres mos u ndal
Këtë kangë vaji pa e këndu.
Kur ju këndoj zemrave t´njoma
Që n´këtë jetë nuk rrahin ma,
Të thahet fyti e t´mashtron zani
Lotët rrjedhin pa ia nda.
E mendoj Lejlen skur Nelin
E përcjell vajin me sharki,
Kokrra loti pa ndal rrjedhin
Përse vritet kjo rini?
Erdhën prindërit nga Kosova
N´fund të botës për një jetë,
Ska mendue nëna e shkretë
Bija e saj këtu me i vdekë.
Në janar ka lindur Lejla
Muaj i ftoftë me zemër flak´,
Në korrik pas 17 vjetëve
Trupi i saj lahet me gjak.
Rritej vasha e shqiptarit
Bukuroshe e trime e dheut,
Për kësi vasha si sorkalle
Ka nevojë toka e Skënderbeut.
Por një ditë të nxehtë korriku
Të vititdymijëenjimbdhjetë,
Ishulli i Vdekjes në Norvegji
Nga kjo botë mori shumë jetë.
Një kriminel pa nder pa fis
Në Utoja lart në veri,
Villte zjarr e shkrepte plumba
Tue vra vasha e djemtë ri.
Vrau e vrau sa u lodh
Askush para nuk i dilte,
As Lejla me gjak shqiptari
Një moment të tillë se priste.
I doli para si luaneshë
Ndale zjarrin kriminel,
Po si vritet kjo rini
Ooooo i poshter e i pa nder.
Ju versul drejt kriminelit
Flak i ndrisnin ata sy,
Porse plumbat ia ndalen turrin
Me duer të buta smundi me mbërri.
I zbrazi plumbat krimineli
Se Lejla kohen ja ndaloj,
Tuj shpëtue shumë shokë e shoqe
Në amshim po Lejla shkoj.
Njëqind vasha e djelmosha
Një kriminel sot i ka vra,
Sa shumë nana me duer në gji
E tanë jeten me lot tuj qa.
IV
Lindi vasha jashtë atdheut,
Për me vdekë trimreshë beqare,
O moj Lejla e Arbrisë
O moj Lejla bijë shqiptare.
E ëndërrove nji djalëtë ri,
Ta bësh dasmën në atdhe,
Në vend të dasmës funerali
Beqareshë me të lshue në dhe.
Në vend t´fustanit të nusnisë,
Të veshen n´flamuj të miqësisë,
Fli e qetë egjull rinor
O moj engjull i bukurisë.
Vinë korriket e ndrrohen motet
Qelin lulet nji nga nji,
Ashtë një nanë diku n´mërgim
I mbledh të freskëta vetëm për Ty.
Ah për fatin po të shqiptarit,
Di të flas e lumja botë,
Sa shumë eshna e gjak të njomë
I mban në zemër e lumja tokë.
25.06.13
Düren
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Jul 22, 2015 3:07 pm, edituar 3 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi