Arben Llalla: Thimi Mitko dhe Shoqëria “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt
Faqja 1 e 1

Thimi Mitko dhe Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt
Për herë të parë faksimile nga gazeta greke Pandora e viteve 1859-1869, ku atdhetari i shquar Thimi Mitko botoji shkrime që mbronte çështje shqiptare të Korçës për ballë historianit grek Panajot Aravantinoi. Po ashtu faksimilet e Statutit të themelimit shoqërisë “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt më 1894.
Nga Arben LLALLA
Në Egjipt nga Shek.XIX dhe nga mesi i Shek.XX ka ekzistuar një komunitet i madh i shqiptarëve që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare. Shqiptarët e parë në Egjipt kanë ardhur nëpërmjet Perandorisë Osmane si drejtues ushtrie dhe ushtarë. Kolonia shqiptare u forcua shumë në kohën e sundimit të Mehmet (Aliu) Pash Kavallës në vitet 1805-1848. Shqiptarët në Egjipt kanë qenë shumë aktivë në drejtim të çështjes shqiptare. Në vitin 1903, Fan Noli shkon atje për të punuar si mësues në një shkollë greke dhe u njoh me disa atdhetarë shqiptar që e bindën që të shkonte në Amerikë duke i paguar dhe harxhimet e udhëtimit. Mbledhësi i madh i Folklorit shqiptar Thimi Mitko e zhvilloji pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij në Egjipt. Po ashtu vepruan edhe shkrimtar dhe poetë të më vonshëm si Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani etj. Atje u themeluan disa shoqata dhe janë
botuar gazeta, libra dhe broshura të ndryshme që luajtën një rol të madh në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes kombëtare. Gazetat që u botuan vetëm në Kajro ishin: “Toska”, “Besa”, “Sëpata”, “Shkreptima” etj.
Pra me Egjiptin lidhet shumë figura të shquara shqiptare që kanë vepruar në këtë vend. Por për fat të keq në ditët tona Kolonia shqiptare e dikurshme është zhdukur, ka mbetur vetëm në kujtesën e historisë sonë.
Thimi Mitko
Në histografinë shqiptare na mungojnë shumë biografi të njerëzve të shquar që kanë dhënë një kontribut të madh në çështjen kombëtare. Ka mungesë të qyteteve ku kanë lindur, familjet nga vinin dhe trashëgimtarët e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që studiuesit tanë duhet të punojnë nëpër arkivat e huaja në kërkimet për të gjetur sa më shumë të dhëna për këta atdhetarë dhe për kombin shqiptar. Vendi fqinji me Shqipërinë, Greqia fsheh shumë dokumenda që kanë lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë. Në arkivat greke mund të gjinden shumë libra, gazeta, broshura që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në shek.XVIII-XIX. Të cilat tregojnë për gjuhën, historinë tonë kombëtare që nga koha e Aleksandrit të madhe e deri më sot. Nga kërkimet e mia nëpër këto arkiva kam ndeshur me qindra libra të autorëve grek që shkruajnë për shqiptarët si trashëgimtarë të Pellazgëve, Pirros dhe Aleksandrit të Madh. Ndoshta ky sinqeritet i shumë shkrimtarëve grek të shekujve të kaluar ka bërë që shteti i tyre ti fsheh ose ti zhduki këto libra me vlera të larta. Por megjithatë ka nëpër bibliotekat private dhe universitare libra të ruajtura me kujdes që lidhen me shqiptarët dhe Shqipërinë e hershme që u kanë shpëtuar “konservimit të zhdukjes”. Ndër shumë libra, broshura dhe gazeta të shek.XVIII-XX që kam gjetur në
arkivat greke, ka edhe materialet që lidhen me aktivitetin e Thimi Mitkos. Janë faqe të gazetës “PANDORA”(ΠΑΝΔΩΡΑ) që shkrimtari shqiptar polemizon me historianin grek Panajot Aravantinoi i cili bënte shtrembërime historike për qytetin e Korçës dhe zonën për rreth saj. Një pjesë e kësaj polemike është botuar në veprën e Thimi Mitkos “Bleta Shqiptare”, 1981,Tiranë. Por për fat të keq përgatitësit e veprës nuk kanë botuar qoftë edhe një faksimil të gazetës greke “Pandora” ku janë botuar shkrimet e Mitkos për ta paraqitur veprën më të pasur dhe të besueshme. Po ashtu në Historinë e letërsisë ku shkruhet për Thimi Mitko nuk janë faksimilet e gazetës greke në fjalë. Prandaj e pash të udhës të nxjerrë nga arkiva e gazetës greke“Pandora”(në të vërtetë ka qenë revistë jo gazetës si na e kanë paraqitur në veprën e Th.Mitkos) e cila u themelua më 12 dhjetor 1849 dhe doli në qarkullim në prill të 1850, dy herë në muaj. Kjo revistë u botua deri në vitin 1872 dhe e përgatisni Nikolao Dragumi(që ishte arvanitas), Kostandin Paparigopulo, Aleksandro Riyo Ragapi, Kristo A. Duka.
Pra, në faqet e kësaj reviste Thimi Mitko ka dhënë një kontribut të madh duke botuar shkrimet e tia për të vërtetën e Korçës dhe Maqedonisë së atëhershme. Gjatë kërkimeve nuk munda të gjejë pjesën e fundit të vazhdimit të polemikës së Thimi Mitkos me historianin grek Panajot Aravantinoi. Ndoshta ajo pjesë nuk u botua asnjëherë për arsye të ndryshme, por pjesa më e madhe e pa dritën e botimit për të sqaruar më mirë lexuesin greke të atyre viteve që ushqeheshin me keqinformime për fqinjët e tyre që ende ishin nënpushtimin osman. Titulli i shkrimit të Mitkos është
“Shënime mbi Maqedoninë dhe Korçën”( ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΕΝ ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ, ΚΟΡΙΤΣΑΣ). Këto shkrime janë botuar në veprën e Mitkos, por pa asnjë shënim mbi revistën Pandora dhe faksimile. Interesant është fakti se shkrimet e Thimi Mitkson për Korçën u botuan dy në vitin 1859 dhe dy pas 8 viteve më 1867. Mendoj që në stafin e revistës greke “Pandora” për botimet e shkrimeve të Mitkos duhet të ketë ndikuar ndonjë nga punonjësit e brendshëm sepse shkrimet janë botuar me emrin anonim “Një nga pajtimtarët”. Në ato vite ka qenë e vështirë për të mbrojtur çështjen shqiptare në shtypin grek për arsye se sapo ishte hedhur projekti për realizimin e Greqisë së Madhe(MEGALO IDHEA) më 1850. Në programin e “MEGALO IDHESË” mbretëria e Greqisë donte të përfshinte brenda saj të gjithë ortodoksit e Ballkanit dhe të Azisë së Vogël. Greqia kërkonte kufirin me Shqipërinë deri në Lumin Shkumbin. Një pjesë e këtij projekti u realizuan në vitet 1912-1914 me marrjen e qyteteve të Artës, Janinës, Prevezës dhe Konicës.
Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt
Më 22 mars të vitit 1890 vdes Thimi Mitko në qytetin Beni Suef. Ai ishte vendosur në fillim të viteve 1860. Në Beni Suef kanë jetuar dhe punuar në përgjithësi shqiptarët që ishin me origjinë nga zona e Korçës dhe Pogradecit.
Gjatë kërkimeve gjeta statutin e shoqërisë Vëllazëria Shqiptare inicialet e njërit nga atdhetarët shqiptarë që ka vepruar në qytetin ku vdiq Mitkoja. Bëhet fjalë për K. E. Mitko, njërin nga themeluesit e shoqërisë “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt. Ndoshta iniciali K., tregon emrin Kosta dhe E., Efthimio. Thimi Mitko në të vërtetë emrin e pagëzimit e kishte Efthimo, por ai ashtu si Fan Noli parapëlqenin të njiheshin me emrat që nuk tregoni kuptimësi greke si Efthimio-Thimi, Theofan Mavromati-Fan Noli. Në këmbimet të letrave me De Radën, Jovan Mitkon, J.U. Jarniku, Fr. Krispi, e Italisë Thimi Mitko emrin e tij e shkruante E. Mitko, ndërsa në letrat që u ka dërguar Kristo Zhapës, Th. Kreit, K. Kristoforidhit, me Th. Mitko. Ka mundësi K. E. Mitko të jetë djali i madh Thimit, Kosta Mitko.
Shoqëria Vëllazëria Shqiptare në Egjipt në rregulloren e saj mban datën e themelimit 1 maj 1894, në Beni-Suef. Kryetar i kësaj shoqërie ishte zgjedhur I. A. Bakllava, nënkryetar N. Dhuci, arkëtar Marko M. Marku, sekretar K. E. Mitko dhe anëtarë të tjerë të Këshillit drejtues ishin M. Dhimitriu, X. Vito, P. E. Plluska.
Qëllimet kryesore të kësaj shoqate ishin të ndihmonin shqiptarët në Egjipt dhe në Shqipëri. Për ruajtjen e traditave kulturore kombëtar dhe gjuhën shqipe. Anëtarë i kësaj shoqate mund të bëhej çdo shqiptar i lindur në Egjipt dhe jashtë tij, pa dallim feje dhe krahine. Duke bërë një kërkesë që ia dorëzon kryetari dhe 20 franga me dy këste. Po të refuzohej anëtarësimi kërkuesi nuk kishte të drejtë të kërkonte arsyet e refuzimit të kërkesës. Anëtarët rregullisht duhet të paguanin 10 franga në vit kuotën e anëtarësimit. Shoqëria pranonte dhe dhurata në të holla të cilat pranoheshin me një kërkesë nga dhuruesi edhe përse duhen të përdoreshin këto të holla. Shoqëria ishte jo politike dhe punonte që shqiptarët të kishin vendi që u takonte në Egjipt si një diasporë e madhe që ishin.
Për herë të parë faksimile nga gazeta greke Pandora e viteve 1859-1869, ku atdhetari i shquar Thimi Mitko botoji shkrime që mbronte çështje shqiptare të Korçës për ballë historianit grek Panajot Aravantinoi. Po ashtu faksimilet e Statutit të themelimit shoqërisë “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt më 1894.
Nga Arben LLALLA
Në Egjipt nga Shek.XIX dhe nga mesi i Shek.XX ka ekzistuar një komunitet i madh i shqiptarëve që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare. Shqiptarët e parë në Egjipt kanë ardhur nëpërmjet Perandorisë Osmane si drejtues ushtrie dhe ushtarë. Kolonia shqiptare u forcua shumë në kohën e sundimit të Mehmet (Aliu) Pash Kavallës në vitet 1805-1848. Shqiptarët në Egjipt kanë qenë shumë aktivë në drejtim të çështjes shqiptare. Në vitin 1903, Fan Noli shkon atje për të punuar si mësues në një shkollë greke dhe u njoh me disa atdhetarë shqiptar që e bindën që të shkonte në Amerikë duke i paguar dhe harxhimet e udhëtimit. Mbledhësi i madh i Folklorit shqiptar Thimi Mitko e zhvilloji pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij në Egjipt. Po ashtu vepruan edhe shkrimtar dhe poetë të më vonshëm si Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani etj. Atje u themeluan disa shoqata dhe janë
Kopertina e revistës PANDORA ku u botua shkrimi parë i Th.Mitkos për Korçën, 1.5.1859 |
Pra me Egjiptin lidhet shumë figura të shquara shqiptare që kanë vepruar në këtë vend. Por për fat të keq në ditët tona Kolonia shqiptare e dikurshme është zhdukur, ka mbetur vetëm në kujtesën e historisë sonë.
Thimi Mitko
Në histografinë shqiptare na mungojnë shumë biografi të njerëzve të shquar që kanë dhënë një kontribut të madh në çështjen kombëtare. Ka mungesë të qyteteve ku kanë lindur, familjet nga vinin dhe trashëgimtarët e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që studiuesit tanë duhet të punojnë nëpër arkivat e huaja në kërkimet për të gjetur sa më shumë të dhëna për këta atdhetarë dhe për kombin shqiptar. Vendi fqinji me Shqipërinë, Greqia fsheh shumë dokumenda që kanë lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë. Në arkivat greke mund të gjinden shumë libra, gazeta, broshura që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në shek.XVIII-XIX. Të cilat tregojnë për gjuhën, historinë tonë kombëtare që nga koha e Aleksandrit të madhe e deri më sot. Nga kërkimet e mia nëpër këto arkiva kam ndeshur me qindra libra të autorëve grek që shkruajnë për shqiptarët si trashëgimtarë të Pellazgëve, Pirros dhe Aleksandrit të Madh. Ndoshta ky sinqeritet i shumë shkrimtarëve grek të shekujve të kaluar ka bërë që shteti i tyre ti fsheh ose ti zhduki këto libra me vlera të larta. Por megjithatë ka nëpër bibliotekat private dhe universitare libra të ruajtura me kujdes që lidhen me shqiptarët dhe Shqipërinë e hershme që u kanë shpëtuar “konservimit të zhdukjes”. Ndër shumë libra, broshura dhe gazeta të shek.XVIII-XX që kam gjetur në
Faksimil nga shkrimi i parë i Th.Mitkos, botuar, PANDORA, 1 maj 1859 |
Pra, në faqet e kësaj reviste Thimi Mitko ka dhënë një kontribut të madh duke botuar shkrimet e tia për të vërtetën e Korçës dhe Maqedonisë së atëhershme. Gjatë kërkimeve nuk munda të gjejë pjesën e fundit të vazhdimit të polemikës së Thimi Mitkos me historianin grek Panajot Aravantinoi. Ndoshta ajo pjesë nuk u botua asnjëherë për arsye të ndryshme, por pjesa më e madhe e pa dritën e botimit për të sqaruar më mirë lexuesin greke të atyre viteve që ushqeheshin me keqinformime për fqinjët e tyre që ende ishin nënpushtimin osman. Titulli i shkrimit të Mitkos është
Kopertina e rregullores së shoqërisë Vëllazëria Shqiptare në Egjipt |
Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt
Më 22 mars të vitit 1890 vdes Thimi Mitko në qytetin Beni Suef. Ai ishte vendosur në fillim të viteve 1860. Në Beni Suef kanë jetuar dhe punuar në përgjithësi shqiptarët që ishin me origjinë nga zona e Korçës dhe Pogradecit.
Gjatë kërkimeve gjeta statutin e shoqërisë Vëllazëria Shqiptare inicialet e njërit nga atdhetarët shqiptarë që ka vepruar në qytetin ku vdiq Mitkoja. Bëhet fjalë për K. E. Mitko, njërin nga themeluesit e shoqërisë “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt. Ndoshta iniciali K., tregon emrin Kosta dhe E., Efthimio. Thimi Mitko në të vërtetë emrin e pagëzimit e kishte Efthimo, por ai ashtu si Fan Noli parapëlqenin të njiheshin me emrat që nuk tregoni kuptimësi greke si Efthimio-Thimi, Theofan Mavromati-Fan Noli. Në këmbimet të letrave me De Radën, Jovan Mitkon, J.U. Jarniku, Fr. Krispi, e Italisë Thimi Mitko emrin e tij e shkruante E. Mitko, ndërsa në letrat që u ka dërguar Kristo Zhapës, Th. Kreit, K. Kristoforidhit, me Th. Mitko. Ka mundësi K. E. Mitko të jetë djali i madh Thimit, Kosta Mitko.
Kryesia e shoqërisë Vëllazëria Shqiptare në Egjipt |
Qëllimet kryesore të kësaj shoqate ishin të ndihmonin shqiptarët në Egjipt dhe në Shqipëri. Për ruajtjen e traditave kulturore kombëtar dhe gjuhën shqipe. Anëtarë i kësaj shoqate mund të bëhej çdo shqiptar i lindur në Egjipt dhe jashtë tij, pa dallim feje dhe krahine. Duke bërë një kërkesë që ia dorëzon kryetari dhe 20 franga me dy këste. Po të refuzohej anëtarësimi kërkuesi nuk kishte të drejtë të kërkonte arsyet e refuzimit të kërkesës. Anëtarët rregullisht duhet të paguanin 10 franga në vit kuotën e anëtarësimit. Shoqëria pranonte dhe dhurata në të holla të cilat pranoheshin me një kërkesë nga dhuruesi edhe përse duhen të përdoreshin këto të holla. Shoqëria ishte jo politike dhe punonte që shqiptarët të kishin vendi që u takonte në Egjipt si një diasporë e madhe që ishin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thimi Mitko dhe Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt
» Arben Llalla: Dhunimi i gurëve të varreve
» Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit
» Arben Llalla: Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve
» Arben Llalla-Shteti që është kontradiktor me vetveten

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi