Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksander Rrema:Ik o vëlla ik, që të shpetosh!

Shko poshtë

Aleksander Rrema:Ik o vëlla ik, që të shpetosh! Empty Aleksander Rrema:Ik o vëlla ik, që të shpetosh!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 23, 2015 6:50 pm

Aleksander Rrema:Ik o vëlla ik, që të shpetosh!


Aleksander Rrema:Ik o vëlla ik, që të shpetosh! Largea_ikkk1437647059


Ik o vëlla, o bir, o shqiptar nga kjo farë e keqe që ka mbërthyer vendin tënd të lindjes. Ik o djal, o burrë, o njeri i kësaj toke, që të shpëtosh nga këta puçiste të këqinjë. Ik dhe bjer rehat me veten tënde, se këta të lënë pa bukë, pa të ardhme. Të bëjnë atë që sta pret mendja ty, si e si për të mbajtur një cop kolltuk, një cop karrige, një cop tender, një cop allishverish. Ti nuk je për këto punë, ti nuk ju duhesh këtyre se ju hap telashe, se ti nuk je si këta, ti je i drejtë dhe e do këtë vend.
Ti nuk ke ardhur në këtë jetë për të vjedhur, për t'u pasuruar me djersën e njerëzve të tu. Ti nuk ke ardhur të bëhesh kriminel dhe as trafikant. Politika o vëlla është kurvë dhe ti nuk je kurvë që të shkelësh fjalën tënde, bukën që ke ngrënë ndër miq e ndër shokë. Ti je i drejtë dhe i ndershëm, mbase ndershmëria jote do t'i hyjë në punë dikujt atje jashtë, por kurrsesi këtyre që janë futur në kazanin e llumit dhe që po gatuajnë çdo ditë gjellë të prishur për të të helmuar ty. Ik që të shpëtosh veten tënde, ik dhe mendo për fëmijët e tu, ik që mos të të nëpërkëmbin, ik që të mos përdoresh, ik që të mos bëhesh kartë e djegur, ik dhe bjer rehat me veten tënde. Dhe nëse kthehesh një ditë (nëse do kthehesh) do kuptosh se krenaria për vendin tënd fillon dhe mbaron tek shalët e sekretares, tek portofoli i ministrit, tek sekseri i Kryeministrit, tek vota e blerë e kandidatit, tek krimineli me kapuç të zi i liçensuar nga qeveria, tek tenderi korruptiv i ilaçeve apo i librave arsimorë.
Ik që të mos kuptosh më shumë se ç'bëhet me fatin tënd mjeran. Ik dhe vetëm ik. Dhe kurrë mos e kthe kokën pas, për të parë se ç'bëhet këtej. Vriti lotët e nënës, hidhi mënjanë rrudhat e babës dhe ju thuaj lamtumirë se do flasim me teknologjine e famshme 4G “sëshpejti”. Mos u dëshpëro, mos u ligështo, mos u dorzo, vriti ndjenjat e tua për këtë vend, që mbolli veç farën e zezë dhe asgjë më shumë. Që s'diti kurrë të të jepte bukën që meritove, që s'diti kurrë të të thante etjen me tubat pa ujë, që s'diti kurrë të të ndriçonte me energjinë e munguar, që s'diti kurrë të të fshinte djersët dhe të të thonte punë të mbarë.
Ik o vëlla ik që të shpëtosh, nga kjo fole krimbash e zvarranikësh dhe botës t'i tregosh se ti ende je shqiptar dhe krenar për vendin tënd, por jo për ata që kalit i kanë kërcyer keqazi duke shkelur çdokënd që ka vlerë dhe virtyt. Ik o vëlla që të shpetosh. Ik dhe vetëm ik!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi