Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Vizita e Hashim Thaçit në Paris

Shko poshtë

Halit Bogaj: Vizita e Hashim Thaçit në Paris Empty Halit Bogaj: Vizita e Hashim Thaçit në Paris

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2009 10:41 am

Halit Bogaj: Vizita e Hashim Thaçit në Paris U1_Thaci_SakrozyVIZITA E HASHIM THAÇIT NË PARIS

Nga Halit Bogaj

Pak më shumë se një vit pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe disa ditë para përvjetorit të Kushtetutës së saj demokratike, Hashim Thaçi shkoi në Paris dhe u prit në mënyrë madhshtore në nivelet më të larta shtetërore. U prit nga presidenti Francez Sarkozi dhe ministri i punëve të jashtme, Bernar Kushner.

Bisedat ishin shumë të ngrohta dhe miqësore të cilat kishin për qëllim përkrahjen e mëtejme të rrugës së pavarur të Kosovës dhe integrimin e saj në organizmat më të fuqishme ndërkombëtare. Ishte hera e parë nga një burrështetas aq i lartë si Nikolla Sarkozi i cili pa asnjë ekuivok i tha Kryeministrit kosovar’’Se Franca do ta përkrahë Kosovën në integrimet evropiane’’i cili ishte një lajm bombastik dhe shumë i papritur nga askush,e që i la të nemitur armiqtë tanë shekullorë të cilët përpiqen vazhdimisht ta minojnë rrugën tonë drejt integrimeve euro-atllantike, por shyqyr Zotit që nuk kanë asgjë në dorë për të bërë ndonjë dëm kundër nesh.Sarkozi tregoi se Kosova do të shkojë aty ku qysh moti e kishte vendin, por na kishin penguar konferencat joparimore evropiane dhe konjukturat e mëvonshme sllavo-komuniste të cilat e lanë Kosovën nën’’mëshirën’’e njohur serbo-sllove e cila na e piu gjakun me pambuk, siç thotë një fjalë e urtë popullore.

Hashim Thaçi shkoi në Paris vetëm disa javë pas vizitës së Tadiqit atje, për të cilën mjetet informative serbe u binin borive të tyre të shumanshme, duke e konsideruar si sukses të paparë dhe kulminant, madje duke treguar se Sarkozi ia paska rrahur krahët Tadiqit, por si duket gëzimi i tyre ishte afatshkurtër ngase atje shkoi edhe’’terroristi Hashim Thaçi’’!.

Mjeranët me shpirt mesjetar në vend se të rrjeshtohen në drejtim të caktuar kah ardhmëria më e ndritshme e Ballkanit drejt Evropës demokratike, ata nuk pushojnë së propaganduari’’Se Kosova është Serbi dhe kurrsesi nuk guxon të coptohet shteti i tyre’’, duke harruar se Jugosllavia nën udhëheqjen e kutit të tyre është bërë qysh moti copë e grimë.

Në disa komente të shtypit ata vazhdimisht janë të helmuar me urrejtjen e tyre tradicionale nacionaliste kundër shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre të lirë në këto hapësira ku ka vend për të gjithë.

Në mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se vizitën e Hashim Thaçit në Paris nuk guaxuan ta trajtonin si vizitë e nj’’terroristi’’tek ish mikesha e tyre Franca, por disa prej komentuesve e shanin dhe e mallkonin Bernar Kushnerin që e kishte pranuar Hashim Thaçin! Bile shkonin edhe aq larg që të thoshin se duhet hequr edhe Lapidarin në Kalimegdan i cili paska qenë i një francezi!.

Harronin çetnikët e të gjitha ngjyrave se çka i kanë bërë këtij poulli gjatë historisë sonë tragjike dhe konkretisht familjes së Adem Jasharit, për të cilën Bernar Kushner me rastin e vizitës në Prekaz ishte shprehur’’ Nëse do të ekzistone çmimi Nobel për luftë ai duhet t’i jepej familjes Jasharaj’’. Dhe si përgjigje ndaj atyre që e urrejnë Kushnerin dhe Francën/ si mike e tyre e dikurshme/ do t’u tregojmë se ka kaluar koha e hegjemonizmave mesjetare të cilëve u ka dalur boja dhe bëhen qesharakë pikërisht ata që përpiqen t’i vejnë në jetë/ siç është duke ndodhur me Serbinë, Rusinë, Kinën, Kubën, Venezuelën dhe së fundi me Iranin dhe Korenë veriore/ të cilat nuk u binden demokracive botërore.

Serbia duhet kuptuar se ka kaluar koha e Brozit kur i kishte miq të gjitha ata që i kemi ne sot.

Serbët hegjemonë asnjëherë nuk e kanë pyetur veten përse kanë rënë në këtë nivel në të cilin gjenden sot , por si duket ata kurrë nuk mund të Ç’dehen nga e kaluara e tyre e lulëzuar’’në shpinë të tjetërkujt’’.Ata në asnjë mënyrë nuk mund ta pranojnë se kanë bërë gjenocid ndaj popujve të tjerë, por vazhdojnë t’i mbrojnë parimet e veta:të errëta, çnjerëzore dhe barbare.

Hashim Thaçi në Paris ua dërgoi edhe një porosi tjetër taze, se pas vizitës së paradokohshme në Uashington/me Presidentin Sejdiu/, erdhi Franca në radhë kurse rrugëtimi i kryeministrit do të vazhdojë në Gjermani, Angli, Itali, Austri dhe sigurisht edhe në disa shtete tjera perëndimore që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës. Prandaj Serbia do të ishte më mirë që t’i luftonte pasojat ogurzeza të Millosheviqit dhe ta pranonte realitetin e ri i cili na shpie të gjithëve në përparim të sigurtë.

Këtë shkrim po e fus në Librin kushtuar presidentit të ndjerë Rugova edhe nga shkaku se ai kishte miqësi të madhe me Zhak Shirakun dhe sa herë që shkonte tek ai pritej dhe përcillej me nderime të mëdha.Po e shkruaj këtë shkrim edhe nga shkaku se dua t’i tregoj presidentit tonë të shtrenjtë se u realizuan ëndrrat e tij jetësore për Kosovën e lirë dhe përgatitjen e saj për të hyrë në NATO dhe Unionin Evropian për të cilin u tha për herë të parë nga presidenti francez, e që përseritej vazhdimisht nga kolosi Ibrahim Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi