Syla tërhiqet nga Komisioni i verifikimit të veteranëve të UÇK-së
Syla tërhiqet nga Komisioni i verifikimit të veteranëve të UÇK-së
Foto: Driton Bublaku
Syla tërhiqet nga Komisioni i verifikimit të veteranëve të UÇK-së
Ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Karadakut (ZOK), Shemsi Syla, është tërhequr nga Komisioni Qeveritar për verifikimin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai nëpërmjet një deklarate publike i ka bërë me dije arsyet e tërheqjes nga procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së.
Deklarata e plotë e Shemsi Sylës:
I pakënaqur me procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, neglizhimin, zhagitjen, deformimin e tij, njoftoj se tërhiqem nga procesi i verifikimit, si anëtar i komisionit të ZOK. Arsyeja pse po deklarohem publikisht për këtë vendim është sepse, në dy televizionet tona publike, (“Klan Kosova” dhe “Kohavision”), pas publikimit të listave fillestare kam premtuar se do t’i përmirësojmë të gjitha gabimet dhe se do të bëjmë verifikim të drejtë e nuk do t’i hyhet në hak askujt.
Edhe pse nuk jam pajtuar me daljen e atyre listave, atëherë kam marrë përgjegjësi, jo vetëm si anëtar i komisionit, por mbi të gjitha edhe si organizator dhe drejtues i luftës, në pozitën e ish-zëvendëskomandantit të Zonës Operative të Karadakut. Por, duke e parë të pamundur realizimin e këtij premtimi, detyrohem që tani e tutje të mos jem më pjesë e këtij procesi. Unë përkrah ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së,edhe pse dihet se ky ligj ka mangësi, paqartësi e edhe lëshime e gabime,por kemi shpresuar se me angazhim ato do të tejkalohen e korrigjohen me akte nënligjore, gjë që nuk ka ndodhur.
Këtë proces nuk e rrezikon vetëm ligji i paqartë, por edhe qasja joadekuate në mënyrën e verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë. Tani jemi në muajin e pestë pas publikimit të listave dhe ende nuk është bërë verifikimi i plotë i listave dhe, të paktën për Zonën e Karadakut, nuk është shqyrtuar asnjë ankesë, kurse komisioni ka filluar të shpërndajë certifikata që i konsideron të verifikuara.
Kam besuar se epoka e UÇK-së do të vlerësohet, do të çmohet dhe ruhet si vlera më e madhe e historisë sonë më të re, por kjo nuk po ndodh. Ajo po degradohet përfundimisht me këtë proces. Meqë po e konsideroj veten të pafuqishëm që të ndikoj pozitivisht, së paku s’dua t’ia lejoj vetes të jem pjesë e këtij procesi të degradimit që po i bëhet ushtarit të UÇK-së. Në vend të vlerësimit të vlerave të vërteta të UÇK-së ky proces po përdoret për përfitime politike, familjare e klanore, madje edhe për të rehabilituar persona me të kaluar të dyshimtë e të pamerituar duke e shfrytëzuar këtë moment historik për t’i barazuar ata me ushtarët e vërtetë të UÇK-së.
Duke qenë kjo një nga çështjet më të ndjeshme të jetës sime, unë kam vendosur që përderisa të vazhdojë kjo mënyrë e vlerësimit, të mos e konsideroj veten pjesë e asnjë liste të këtij kategorizimi të ushtarëve të UÇK-së.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi