Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi

Shko poshtë

ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi Empty ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 10, 2015 12:52 pm

ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi
ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi Largea_isis-world-map1439158965


Një hartë e frikshme zbulon planin e ISIS për të pushtuar botën deri në 2020. Grupi terrorist synon të kontrollojë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe një pjesë të Europës, siç duket në hartë.
Në hartë Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”
Andrew Hosken, një gazetar i BBC-së është autori i një libri të ri që titullohet: “Mbretëria e frikës: Brenda Shtetin Islamik” e cila përfshin dhe një hartë ku vizatohen zonat që ISIS ka plan ti marrë nën kontroll.
Kalifati, rregjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim deri në kufijtë e Kinës në lindje.
Anadalus, është emri arabik që do i vendoset një pjesë të Spanjës, Portugalisë dhe Francës të cilat u pushtuan nga maurët nga shekulli I 8-të deri në shekullin e 15-të
Ndërkohë që Orobpa do të quhet Ballkani
Qoqzaz, është emrin në arabisht i Kaukazit. Ky rajon përfshin Rusinë dhe disa shtete të vogla.



ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi ISIS-propaganda-video


ISIS tashmë ka 50 mijë anëtarë dhe disponon asete dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit që kanë të fushave të naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri. Ndërsa kanë terrorizuar botën me barbaritë e tyre
Hosken thotë: Duan të marrin atë pjesë të botës të cilën e shikojnë si bota myslimane. Me ta marrë planifikojnë ta vënë kundër pjesën tjetër. Ata parashikojnë të kenë gjithë botën nën sundimin e tyre.
Tashmë kanë destabilizuar Irakun dhe Sirinë dhe po përpiqen të destabilizojnë Arabinë Saudite dhe Libinë, dhe së fundmi shkatërruan dhe industrinë dhe turizmin e Tunizisë.
“Sa më gjatë të vijojnë aq më shumë kanë mundësi të zhvillojnë armët e tyre kimike dhe biologjike. Ky është shqetësim. Nëse nëse do të dispononin armë të shkatërrimit në masë ata do ti kishin përdorur. Nuk ka asnjë pikë dyshimi për këtë”
Pavarësisht mendimit se ISIS është një organizatë e re terroriste, origjina e tyre dekada më përpara
Hosken zbulon se Abu Musad al Zarqaëi, I cili themeloi grupin terrorist I cili më vonë do të bëhej ISIS, në 1996 përshkroi një plan prej 7 hapash, që do conte në fitoren e muslimanëve në 2020



ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi Militant-Islamist-fighters-wave-flags


Ai tha: “Ishim kaq afër t’i shkatërronim në 2010- 2011”.
“ 80% e liderëve të tyre janë arrestuar ose vrarë. Por nuk arritëm dot ti shkatërronim të gjithë, dhe tani janë kthyer si kanceri” thotë Hosken.
David Cameron po përballet me thirrjet për të dërguar forca në Irak dhe Siri por Hosken paralajmëron: Sic shihet nga plani 7 pikësh Shteti Islamik do të preferonte ta pushtonim.Më pas do të thërrisnin muslimanët në të gjithë botën t’I bashkohen atyre.
Shteti Islamik do të luftojë me Perëndimin. Ata mendojnë se shumë muslimanë në të gjithë botën do të shohin se feja e tyre është nën sulm dhe do i bashkoheshin Shtetit Islamik. Për ta do të ishte një makinë e madhe e rekrutimit. Ata duan këtë.
Emri i revistës së tyre është “Dabig” që është qytet në Siri ku Armagedon, beteja finale mes tyre e perëndimit do të bëhet. Pra mund të jetë një kurth.
Por në të njëjtën kohë ka shumë njerëz që thonë se nëse nuk shkojmë, atëherë do të mbërthehemi nga Shteti Islamik pasi sulmi ajror nuk do të funksiononte. Jemi mes një dileme të madhe./Mirror
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi