Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiani: Pa shqiptarët nuk do të kishte ndodhur Ilindeni

Shko poshtë

Historiani: Pa shqiptarët nuk do të kishte ndodhur Ilindeni Empty Historiani: Pa shqiptarët nuk do të kishte ndodhur Ilindeni

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 12, 2015 10:53 pm

Historiani: Pa shqiptarët nuk do të kishte ndodhur Ilindeni
Historiani: Pa shqiptarët nuk do të kishte ndodhur Ilindeni Ilinden903

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrësit në Kryengritjen e Ilindenit, dhe jo maqedonasit. Kështu thotë historiani Nebi Dervishi duke u bazuar në dokumenta të arkivave të huaja. Teksa sot shteti maqedonas feston përvjetorin e kësaj kryengritjeje,Dervishi thotë se ata në fakt nuk përmenden në historinë e kësaj kryengritjeje.

"Shqiptarët u paraqitën si shtetformues në kryengritjen e Ilindenit. Është fakt i pamohueshëm, duke u bazuar edhe në dokumentat e proveniencave bullgare, austro-hungareze dhe të tjera se pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritjeme karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar. Kështu thonë dokumentat, askund nuk përmenden maqedonët", shprehet Nebi Dervishi.

Përveç Kuvendit, sipas historianit, shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së Krushevës.

"Edhe në qeverinë e përkohshme të Republikës së Krushevës zgjidhen gjashtë persona, në paritet dy shqiptar, dy vllehë dhe dy bullgar. Aty përmendet komandanti legjendar në betejën te Guri i Ariut (Meçkin Kamen), Pjetër Guri, i cili ka qenë komandant i këtij njësiti, ku edhe u vra", vazhdon Dervishi.

Historianët shqiptarë nuk kanë të gjithë mendim të njëjtë për këtë çështje. Disa thonë se shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë rol në këtë kryengritje, të tjerët e konsiderojnë faktorin shqiptar si vendimtar. Sipas Dervishit, pa shqiptarët as që do të kishim një kryengritje të tillë.

"Shumë nga historianët që janë marrë me këtë çështje thonë se pa shqiptarët as nuk do të ndodhte kjo kryengritje", thotë ai.

E ndërkohë që historianët, shqiptarë e maqedonas, nuk i kanë hequr dyshimet, një pjesë e politikanëve përkrahin idenë se Republika e Krushevës ishte shteti i të gjitha etniteteve, apo modeli i sotëm i qeverisjes së vendit. /albeu.com/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi