Elife Boletini:Behxhet Bici, shqiptari që thyen klishetë: Edhe polic, edhe botues i bestsellerëve!
Faqja 1 e 1

Itinerari i tij i ditës është i ngjeshur, përplot sfida profesionale. Profesionin e policit kufitar e kryen me shumë dëshirë të madhe, ashtu siç edhe i kërkohet: duke zbatuar rregullat dhe ligjet në fuqi. Por, dëshirën e tij të madhe për të botuar libra me vlerë nuk mund t’ia kufizojë lodhja, ndaj gjithë kohën e lirë ia përkushtohen librit, deri sa qëllimi arrihet: të botohet në gjuhën shqipe!
Teksa fliste për Telegrafin për bestsellerët që i kishte botuar në shqip, Bicit i shkonte buza në gaz, një buzëqeshje që pasqyron dashurinë e tij për librin dhe dëshirën për të sjell njohuri të reja në vendin e tij.
Ndonëse thuhet se libri nuk lexohet shumë në Kosovë, Bici është këmbëngulës në qëndrimin se etja e popullit shqiptarë për dije është pa limit. Por, kjo etje duhet shuar duke u stimuluar nga institucionet kompetente shtetërore, siç ndodh rëndom në Perëndim. Ndërsa, duke u ballafaquar me rrethana të reja psikologjike e sociale të pasluftës, Bici më 2006 hapi Shtëpinë Botuese “Elta BS”, për të sjell tek masat veprat e njohura që trajtojnë temat psikologjike me rëndësi edhe për realitetin e ri të vendin tonë.
“Pas lufte jam marr me librari. Vërejta se te ne mungon një lloj literature, që në gjuhën angleze i thonë self-help. Fjala pra është për libra motivues. Duke pasë parasysh që e vetmja mundësi për t’i ndihmuar njerëzit - kuptohet nga pasojat e luftës ndaj të cilave as unë nuk isha imun - vendosa ta jap një kontribut sado të vogël me botimin e këtyre vepra. Prandaj, mund të them se jam pionieri i botimit të librave psikologjikë në trojet shqiptare”, u shpreh ai,
Sipas tij, ajo që ka qenë karakteristike për botuesit e tjerë deri në atë kohë, ishte prurja e veprave letrare.
“Librit non-fiction nuk i kemi dhënë hapësirë, ndërsa në botë shkojnë paralel që të dyja: libri fiction dhe non-fiction. Kështu, në fillim kolegët botues nuk i shihnin me sy të mirë botimet e mia. Por, unë ia dola të sjell në treg mbi 60 tituj të rëndësishëm e ta shmangi këtë perceptim. Nga ky kontribut, gjërat nisën të ndryshojnë, sepse edhe botuesit tjerë në Shqipëri po profilizohen në drejtimin tim”.
Arsyeja se pse ai në të njëjtën kohë ushtron edhe profesionin e policit edhe atë të botuesit, është pasioni që Bici ka për të dyja këto. Sipas tij, të gjithë jemi njerëz dhe profesioni i policit sot nuk përfaqëson stigmën e vjetër se është zanat i dhunës e i frikës.
“Nuk njoh ndonjë polic që merret edhe me botimin e librave. Unë mendoj që është pozitive të merresh me art e kulturë, e në të njëjtën kohë të ushtrosh profesionin të cilin e pëlqen. Edhe polici është njeri i cili ka nevojë për përmbushje shpirtërore”.
Bici thotë se edhe kur është në punë, librin e ka pranë.
“E mbaj tek xhepat e uniformës. Me kolegë bisedojmë për tema të ndryshme kur kemi kohë, por edhe për libra, sepse ata e njohin pasionin tim dhe kanë kureshtje të dëgjojnë gjëra tjera për t’u shmangur kështu edhe nga rutina e përditshme”.
“Elta BS” atij nuk sjell përfitime të mëdha financiare. Por, Bici thotë se është i kënaqur, meqë përfitimi kryesor për të janë lexuesit.
“Ndjehem mirë kur librat jo vetëm shiten, por edhe komentohen, e mbi të gjitha ndikojnë për të mirë tek lexuesit. Këtë s’e them unë, por disa lexues të cilët kanë kërkuar nga Shtëpia Botuese "Elta BS’ sa më shumë botime të tilla të karakterit psikologjik”.
Bici thotë se tek ne ende nuk është etabluar kultura që qytetari të mbajë një libër në duar në kohë të lirë, siç ndodh jashtë, ndërsa shton se edhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka faje për këtë, meqë shumë pak i përkrah shtëpitë botuese.
“Në krahasim me vendet tjera, tek ne shumë pak vlerësohet libri. Një shtëpi botuese, që të qëndrojë në këmbë të veta, nuk mundet pa ndihmën e institucioneve kulturore. Deri në ditët e sotme, ‘Elta BS’ ka mbijetuar me titujt e tillë psikologjikë, por edhe artistik. Ndërsa, janë vetëm dy vepra që MKRS i ka mbështetur. Në anën tjetër, me shuma shumë më të mëdha përkrahen teatri e filmi. Por, pa libër, pa zhvillimin e kulturës së leximit e prurjen e veprave të reja, as artet skenike nuk mund të zhvillohen”.
Por, sa është e vështirë për një polic me uniformë të kërkojë autorësinë e shkrimtarëve të huaj për të përkthyer një libër në gjuhën shqipe?
“Mbi 60 tituj i kam botuar, pa përkrahje. Të nisemi nga çmimi i botimit: koha e leximit hyn në kosto, të nxjerrësh të drejtën e autorit po ashtu, pastaj vjen përkthimi, shtypi etj. Pjesa dërrmuese e librave që kam botuar janë me autorë amerikanë. Ndërsa, është e vështirë të marrësh të drejtën e autorit, sepse janë bestsellerë. Mirëpo, ia kam dalë. Disa nga autorët bile i kam takuar, e disa të tjerë nëpërmjet kontakteve me postë elektronike. P.sh. me autorin Brian Tracy kemi pirë kafe bashkë. Ia pata botuar diku tetë tituj. Një rrogë të policit e kam dhënë për ta takuar këtë autor që ka shitur miliona e miliona kopje. Ishte shumë modest dhe mbi të gjitha më ka lënë përshtypje afërsia e thjeshtësia e tij në komunikim”.
Mirëpo, jo gjithmonë uniforma e policit të lehtëson punën për të bërë diçka tjetër, ndaj ai përmend edhe disa pengesa në këtë aspekt.
“Kam marr pjesë në panaire të ndryshme në Lajpcig, në Frankfurt etj. Njëherë pata aplikuar të marr vizë për një panair në Londër. Mirëpo, nga mosdija e shkrova në aplikacionin e Ambasadës britanike që punoj edhe si polic e edhe se jam botues, ndërsa ishte pikërisht kjo e fundit që kërkohej për marrje vize, meqë për këtë kisha ftesë. Ka qenë skenë qesharake mënyra e refuzimit të vizës, meqë aty thuhej: ‘Polici nuk merr vesh nga librat’. U bëra pjesë e barsoletave për policët”, tha Bici duke qeshur, e duke paralajmëruar se së shpejti do ta botojë pikërisht një libër me barsoleta për policët. Ai madje për Telegrafin e tregon një të tillë, që ka ndodhur vërtetë me Policinë e Kosovës: “Është arrestuar një person dhe në raste të tilla thirret prokurori. Por, kur polici thërret, lajmërohet nëna e tij. ‘Çka po ju duhet djali im?’, pyet ajo. Polici i tregon se është një i arrestuar dhe se dëshiron të dijë për masat që duhet me i ndërmarr. ‘Kapeni e rreheni sa të mundeni e futeni në burg!’, thotë ajo. Dhe, polici thotë: kështu tha nëna e prokurorit, kështu po ia bëjmë”!
/Elfije Boletini/Telegrafi/
Keni dëgjuar shumë barsoleta me policë, ku ata tipizohen si shtresë jo e zgjuar shoqërore. Por, një shembull ndryshe i rrëzon të gjitha stereotipat e klishetë, apo jo? E, këtë përmbysje e bën pikërisht Behxhet Bici, i cili ushtron detyrën e policit, e në të njëjtën kohë është adhurues i madh i librit, madje pronar i Shtëpisë së njohur Botuese, “Elta BS” në Prishtinë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi