Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI

Shko poshtë

AGIM GASHI - DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI Empty AGIM GASHI - DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2015 5:43 pm

AGIM GASHI


DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI
AGIM GASHI - DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI 11891065_10153110595734077_6604011114950655815_n

Më doli gjumi i tronditur
Kjo e diele e ngrysur plot, 
Mu kish lagë jastaku im
Edhe faqet mbushur lotë.


Ishte ora gadi dhjetë
Akoma e dielja me errsirë, 
Po shkojnë muajt pa ja puthë
Ata rrudha, të nënës n´ftyrë.

Pa ja prekë duart e holla
Rrudhat ballit me ja numru, 
I vdiqen shoqet të gjitha t´shkretes, 
Ska moshatare fjalë me ndrru.

Kisha qajtë sa shumë në ëndërr
Njejt sa qaj çdo ditë i zgjuar, 
Sa të rënda kto ditë e mia
Në këtë mërgim të mallkuar.

Qan dhe qan po mërgimtari, 
Loti i tij dhimbje atdheu, 
E merr malli për ato troje
Ku qau s´pari atje ku leu.

Shkojnë ditë edhe muajt, 
Për mërgimtarin s´ndrrohet ky mot, 
Mendjen larg n´atdhe te nëna, 
Natë e ditë, gjithmonë veç lotë.

Merri tash kto lule t´njoma
Që i lava me lotin tim, 
Veç për Ty moj nëna ime, 
Ti jeta ime e malli im.

Të puth sot ma shumë se dje
N´fotografi tënde të mallit, 
Këto puthje ti sjellin zogjët
Prej djali tënd, mërgimtarit.

16.08.15
Düren




AGIM GASHI - DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI 416941_508342595867190_596762975_n

Në ven të komentit nga Zahide Marije Ukaj

Malli i nenes
Kurre' nuk shuhet
Ne shpirt e zemer
Kujtimi ruhet

Mall e lot
Nga gurbeti
Po na sjellin
Dite' kjameti

Plot me lot
Ne gurbet te zi
E shfryjme' mallin
Me poezi

Te uroj shendet
Poet , Agim Gashi
Mos vajto
Me lot pas tashi !

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi