Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BIOGRAFIA E ESAT STAVILECIT - 11 korrik 1042-15 gusht 2015 (Video)

Shko poshtë

BIOGRAFIA E ESAT STAVILECIT - 11 korrik 1042-15 gusht 2015 (Video) Empty BIOGRAFIA E ESAT STAVILECIT - 11 korrik 1042-15 gusht 2015 (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2015 6:30 pm

BIOGRAFIA E ESAT STAVILECIT - 11 korrik 1042-15 gusht 2015 (Video) Hqdefault


BIOGRAFIA E ESAT STAVILECIT
11 korrik 1042-15 gusht 2015
 
I lindur më 11 korrik 1942, në Gjakovë, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm (Gjimnazin), ndërsa Fakultetin juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit dhe Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare në Strasburg të Francës, Pescara te Italise, Amsterdam te Hollandes dhe Caracas te Venezuelles. Titullin doktor i shkencave e mori në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës (1974). Prej vitit 1965 punoi në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku, megjithë pensionimin në vitin 2007, deri vone ishte i angazhuar  në Programin Studimor Master ne lenden  Të menduarit dhe të Shkruarit Juridik. Është anëtar i rregullt i Akademise se Shkencave dhe Arteve  te Kosoves (2000).
 
ARSIMIMI DHE KUALIFIKIMET:
 
Doktor i shkencave juridike – administrative.
Diplome e Studimeve të Larta të së Drejtës Krahasimtare.
 
ANGAZHIME:
 
Mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në disa universitete të tjera (Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Jenës, Universiteti i Sofjes, Universiteti Amerikan në Blagoevgrad të Bullgarisë etj.).
Hulumtues në dhjetra projekte shkencore.
Studiues i sistemeve politike, juridike-kushtetuese dhe administrative, i shtetit dhe kombit, i metodologjisë  dhe i terminologjisë.
Hartues i librave universitarë, studimeve shkencore dhe veprave publicistike.
Trajnues i kuadrit në administratën publike.
Eshte laureat i “Shperblimit te Dhjetorit” (1978), “Qytetar Nderi i Gjakoves” (2007),  bartes i titullit  “Imazhi i Intelektualit Shqiptar” (2009) etj.
 
PËRVOJA PROFESIONALE :
 
Mësimdhënie mbi dyzetë vjet në universitet.
Eksperiencë studimore në universitetet më prestigjioze të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përvojë praktike në institute të administratës publike.
Mbi 1000 paraqitje publike jashtë universitetit mbi Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Pjesëmarrje në disa dhjetra  konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
 
TRAJNIME TJERA:
 
Në fushën e mësimdhënies.
Në fushën e hartimit të ligjeve.
Në fushën e metodologjisë së hulumtimit shkencor etj.
 
TITUJT E PUBLIKUAR:
 
Nga gjithsej tridhjetekater  tituj, po veçojmë ata nga fusha e specializmit:
1.Përgjegjësia politike e titullarëve të funksioneve publike dhe vetëqeverisëse, Instituti i Kërkimeve Juridike dhe Shoqërore, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1978.
2.E drejta administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1981.
3.Administrata në shoqërinë vetëqeverisëse, Shoqata Krahinore për Teori dhe Praktikë Administrative, Prishtinë, 1985.
4.Elemente të së drejtës administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1985.
5.Hyrje në shkencat administrative, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1997.
6.Nocione dhe parime të administratës publike, aspekte metodologjike dhe shqyrtime krahasimtare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, botimi i parë, Prishtinë 2005 dhe botimi i dytë, Prishtinë, 2007.
7.Shteti- shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 2008.
8.Fjalor shpjegues i termave administrative, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2010.
 
Dhjetë librat e fundit :
 
1. The Albanian Question At The Crossroads of Peaceful Solution, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995 (edhe në shqip).
2. Kosova and Albanians, Between Negation and Independence, The Independent  Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995.
3. Cështja e Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1997.
4. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1998.
5. Kosova nën administrimin ndërkombëtar, Forumi për Iniciativë Demokratike, Gjakovë, 2000.
6. Truths on Kosova, Albanian World Federation, Prishtina, 2000.
7. Vazhdimësia e mendimit për Kosovën dhe çështjen shqiptare, Lidhja Shqiptare në Botë, Prishtinë, Tiranë, Tetovë, 2001.
8. Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e  kohës (Political History of the Kosova Issue, Instituti për Studime Bashkëkohore, Universiteti Dardania, Prishtinë, 2005.
9. The Trouth About Kosova, Arguments and Facts in Support of Its Independence, Dardania University, Prishtina, 2007.


10. Rrugetimet dhe labirintet e Kosoves dhe te shqiptareve, Forumi per Iniciative Demokratike, Gjakove, 2009.
















Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi