Kajtaz Hyseni:Hyseni: E kam lexuar Kuranin disa herë
Kajtaz Hyseni:Hyseni: E kam lexuar Kuranin disa herë
Kajtaz Gecaj:Hyseni: E kam lexuar Kuranin disa herë
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka vazhduar “fushatën vetëdijësuese” për parandalimin e ekstremizmit fetar, në dy komunat e Drenicës, Skenderaj e Drenas, por edhe në Malishevë, të mërkurën. Ai tha se ekstremizmin e dhunshëm fetar, një të keqe, që e ka prekur edhe Kosovën, duhet ta luftojnë të gjithë, në mënyrë që të parandalohet.
“Është shumë më e shëndetshme që ky fenomen të parandalohet që në fillim, sesa pastaj të merremi me pasojat. Qëllimi i fushatës që kam filluar unë është që debatin ta zbres atje ku duhet, në nivel të komunave dhe të përçojmë measazhin për ta eliminuar këtë fenomen, jo me arrestime e me mjete të dhunshme, por me mesazhe vetëdijësuese e me punë të përkushtuar. Ekstremizmi fetar nuk luftohet me kërbaç, por me angazhimin e të gjithëve ”, tha ministri Hyseni, duke shtuar se e ka lexuar Kuranin disa herë, e madje edhe mund ta interpretojë, nga i cili “ka mësuar se ekstremizmi i dhunshëm, siç është heqja e kokave në Siri e Irak nuk kanë të bëjnë fare me fenë islame”, shkruan Zëri.
Ai shtoi se ndaj këtij fenomeni nuk mund t’i mbyllim sytë, e të shtiremi sikurse nuk po ndodh asgjë.
“Qëllimi ynë është që të punojmë që të mos vije puna fare te policia, që ta bëjmë policinë që të mos ketë fare punë. Ato vende, ku policia nuk ka punë dhe ku mbyllen burgjet, ato vende i kanë punët mirë. Vetë akti arrestimit, është akt represiv, sepse bëhet në mënyrë të dhunshme, por policia nuk ka çare pa e bërë, është veprimi i fundit”, ka sqaruar ministri Hyseni rreth arrestimeve që i kryer Policia e Kosovës në rastin e imamëve dhe njerëzve tjerë.
Ministri Hyseni tha gjithashtu se ndaj Kosovës po zbatohet një propagandë, të cilën nuk duhet lejuar.
“Duhet ta mundim propagandën, sipas të cilës në Kosovë po bëhet luftë mes feve. Kosova ka popull me 3-4 konfesione fetare dhe asnjëherë nuk ka pasur luftë në mes tyre. Kurrë nuk kemi bërë luftë mes feve, andaj nuk duhet lejuar që të na futet ky sindrom këtu. Ekstremizmi është një luftë, të cilën nuk e kemi ndërmend ta humbim. Këtë të keqe duhet ta largojmë nga këtu”, tha ai.
Hyseni siguroi se janë disa njerëz të papërgjegjshëm, të cilët vetën e quajnë imamë, e të cilët Kuranin e interpretojnë mbrapshtë dhe në këtë mënyrë nxisin ekstremizmin dhe motivojnë njerëzit që ta përqafojnë atë.
Ministri Hyseni, tha në vijim, se procesi i bërjes së shtetit ende nuk ka përfunduar dhe se për këtë ende duhet punë e madhe.
“Kur Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe të jetë në NATO, atëherë mund të themi se kemi ndërtuar shtetin”, theksoi ministri Hyseni.
Ndërkaq, Fatos Makolli, nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në MPB, tha se deri me tani janë vrarë në luftëra në Siri e Irak 46 kosovarë, në mesin e të cilëve 4 janë nga komuna e Skenderajt. Sipas tij, ende në luftë në Irak e Siri janë 9 qytetarë të Skenderajt.
“Janë arrestuar 100 persona, të dyshuar për pjesëmarrje në luftë në Siri e Irak, të dyshuar për rekrutimin e shqiptarëve dhe për nxitje të të rinjve për të shkuar atje. Ka qenë e habitshme pjesëmarrja e drenicasve në luftë në Siri e në Irak, nuk ka besuar askush se këtu mund të ketë njerëz të tillë”, ka thënë ai, tranzmeton Zëri.
Në anën tjetër, derisa nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura dhe komandanti i Stacionit të Policisë, toger Basri Durmishi, gjendjen e sigurisë e kanë vlerësuar të qetë, të qëndrueshme dhe stabile, ishte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, mulla Nexhmi Maksuti, i cili “ia pa për të madhe” ministrit Hyseni që po merret me punën e ekstremizmit fetar.
“Kosova është e vogël me u marrë me këtë punë. Ekstremizmi fetar është problem global, i cili luftohet në nivelin global. Kosova ka punë tjera, duhet të merret me zhvillimin e gjithmbarshëm, me shtetndërtimin. Kosova është e vogël me i dhënë veti detyrë për ta luftuar ekstremizmin”, ka ripërsëritur Maksuti, i cili vazhdoi t’i fajësojë mediet, posaçërisht portalet, se po i motivojnë të rinjtë në aspektin e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në Kosovë.
Ai kritikoi edhe policinë, por edhe gjyqësorin, për shkak të arrestimeve të 40 imamëve dhe njerëzve të tjerë, si të dyshuar për terrorizëm, për t’i liruar pastaj menjëherë.
“Nuk është në rregull të arrestohen 40 imamë dhe njerëz të tjerë dhe të nesërmen të lirohen. Kjo vetëm sa i shtynë ata që të veprojnë edhe më shumë”, është shprehur mulla Nexhmi Maksuti, kryetar i Këshillit të BI në Skenderaj, duke vlerësuar, se për ta luftuar ekstremizmin Bashkësisë Islame duhet t’i jepen kompetenca dhe përgjegjësi.
Ministri Hyseni dhe shoqëruesit e tij, edhe në komunën e Drenasit, gjatë takimit me kryetarin Nexhat Demaku dhe me KKSB, ka përseritur pothuajse të gjithë atë që ka thënë në Skenderaj, “se ekstremizmin e dhunshëm fetar duhet luftuar për ta larguar nga Kosova”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi