NASER SHATROLLI:RRUGA E NJË DOAJENI NGA PRISHTINA
Faqja 1 e 1
NASER SHATROLLI:RRUGA E NJË DOAJENI NGA PRISHTINA
NASER SHATROLLI:RRUGA E NJË DOAJENI NGA PRISHTINA
Ismet Bogujevci ditë më parë u laureua nga MKRS - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Doajen i skenës kombëtare shqiptare. Është lajm i mirë do të thonin familja dhe karvani i krushqisë së madhe miqësore. Ministri Kujtim Shala me suitën e tij ministrore kishte organizuar kumtin ceremonial për Bogujevcin. E quaj kumt Latin meqë në portofolin e tij gjenë kart-monedha dashurie për Prishtinën, Podujevën (qytetin e lindjes), Pejën, Gjakovën, Shkupin, Tiranën...
Nga: Naser Shatrolli
Shumë urime për ty Bal! Mbase, me qindra e mijëra urime nga qytetari e tërë më vinin në adresën e facebookut tim, meqë e kisha postuar një shkrim të shkurtër të ceremonisë në MKRS. Mbase, ky vrull i madh qytetarësh më detyroj që të shkruaj këtë refleksion qytetar për qytetarinë e tij në rrethana të ndryshme jetësore.
Catimi - komunikimi në rrjete sociale është bërë kambanë shenjtërie për gjithë llojet e mendësisë globale.
Ismet Bogujevci përveç marifeteve skenike, sot është i pranishëm në botën virtuale të Iphonit, Facebookut, edhe pse është bërë me letra doajen – kreator, këngëtor, udhërrëfues, hartues, pusullë, gjeografi kufitare e muzikës popullore, ai ecen n‘hap me servisin e zhvillimeve kohore.
Është shpluar tashmë jorgani i fytyrës së vërtetë artistike për këdo edhe pse mund të ketë ende ndonjë artist që nuk do ndërroj formën e numrit të shtëpisë, të punuar me çekanin e së shkuarës, zilen e dorës, drurin e vrimosur nga krimbat, bravën e gravuar në formë zambaku.
Kësaj kategorie ju pëlqen mënyra e vjetër si: Gagarizama e togje fjalësh: “Je i madh“, “ma i madhi“, “i pa përsëritshëm“ “i pa vdekshëm“ “legjendë e gjallë“!!!
Këto lloj epitetimesh për facebook – un (lëkurën e fytyrës moderne) janë patkonj ironie të lumit të vdekur.
Janë gagarisje ngushëllimesh të fshehura ndër vite, në rrudhat e buzëqeshjes, në qymezin e “Penxheres“ së mikëluar nga mizat te kafeja e Martinit.
Ismet Bogujevci mbeti asket i xhamadanit të argjendët për muzikën popullore njëherësh, fillorist në ide, në botëkuptimin për jetën, për shokun, për respektin e qytetarit të thjeshtë.
Ai mbase do të ngelet përjetësisht monument miqësie për gjithë brezat e skenës shqiptare qofshin qytetar rëndomësie, qofshin personalitete me setër klasike me mindil në xhepin e majtë, qofshin figura të shahut - shallit të qafës të vënë në pikun e zhegut.
Ismet Bogujevci sot është i pranishëm në murin (wall-in) e të gjithëve. Ka diçka në majdanin e tij filozofik se përse është i dashur dhe prezent në skenë, në kafe, në shoqëri si trapazan ujdie.
Ai mund ta ketë magjinë e adhurueshmërisë në mashën e prushit të tij shpirtëror, nuk jam ekspert i prushit, por...
Nëse është notar dhe mund të ketë mendësi të asketit, meqë nuk ka kufinjë diapazoni i tij miqësor e artistik... “Shota“ ka mbijetuar në kohë lufte edhe në kohë paqeje. Filozofia e saj është e bardhë, është ecja - notimi, por ka diçka që se ka asnjë shpend tjetër. Është bardhësia përrallore që mbart mbi supe me dëshirën për të qetësuar e filtruar ujërat.
Kjo analogji – krahasim do të ishte filozofi për një doajen që pikon ujë miradije nëpër fytrën e tij dhe do të zhdirgjej deri atje ku shpresa dhe varfëria janë bërë shoqe ta pa ndashme për ti dhënë rrënjë pembës së shpresës.
Ka pak artist që se kanë komercalizuar ndejën dhe patriotizmin e tyre skenike për dasma e çallgi primitive.
Kjo kategori e pakët i japin akoma kuptim lundërimit artistik.
Këngët që përcjellin mesazhe gëzimi e pajtese janë të pakta. Ismet Bogujevcit një fjali i përgjigjet: Është dramatik në artikulim, ka magjinë aktoreske në vibracione, shtjellon - hollon fjalën, kështu, nuk mund të quhet më vetëm këngëtar, por krijues - kreator i njëmendët skenik.
Ismet Bogujevci ja ka fal dritën e syve ansamblit “SHOTA“ me guxim dhe origjinalitet përtej logjikës së kopertinës së sotme. Uroj që ky shkrim imi të bëhet lajmëtar – kasnec i vetëdijes dhe xhamadanit të tij, ti punohet një vitrinë e thjeshtë me xhama, që të kenë mundësi vizitorët me pa dicka të tijën.
Bali ende këndon. Shpirti nuk e pyet këngëtarin meqë është rrebesh, fortunë, është kokrriz që dëmton fytin e tij për të njomur fytin popullor, bëhet ambrellë ambrellë për të mbrojtur strehën popullore.
Sot ma thotë mendja në ndërdije njerëzit që e njohin atë dhe që bëjnë politikë, do ti parakalonin rrugës ku rrinë BALI me miq meqë është rrugë që bjen në sy, sepse është rrugë me vlerë artistike.
Miqtë i thonë BAL.
Gjyshi & babi im e kanë kultivuar këtë fishek respekti që e shenjon njeriun në ballë për të veçantë.
Bal ka qenë titull që ju ka ndarë njerëzve që kanë pasur reputacion në shtëpi - familje, në lagje e rrethinë, deri në përmasa të gjera qytetare. Është shpikje e respektit të madh meqë shkollimi ishte tharm i pakët nëpër Oda e destinacione tjera në formë karvanesh - Jazzi popullor.
Doajenizmi nuk e di nëse ndërlidhet vetëm me skenën, me prezencën skenike, me fillet skenike, me moshën skenike...!
Është fletore më shumë faqe – menu, tharm i cili do të mbillej në sytë e ndriçimit popullor.
Doajenizmi nuk do përthekohej dot jeleku i tij vetëm me pulla skenike.
Në botë artistët bëhen të mëdhenj për faktin se depërtojnë tek njeriu gjithanshmërisht. Një pjesë e tyre kanë vrapuar pas Mandelës, pas humanizmit e solidarizimit global, për fëmijë e të rritur, për sëmundje e liri njerëzore, sepse aty është buka – çelësi i së vërtetës. Bali do të shenjohet si njeri human parasegjithash.
Zemra e artistit kur depërton deri në këto përmasa do cilësohej si: Qumësht popullor.
Bali ka depërtuar në pragun e rëndomësisë. Është artisti që e mund dhe gotën e rakisë me dashuri e shfrenim miqësie në tavolinën e bukës shqiptare. Tavolina e tij nuk u bë kopje – ajo ka ngelur model bashkëjetese kurr ndasie. Kështu do vazhdoj rrugëtimi i tij. Kënga e tij, cmimet që ai ka marr që nga ish Jugosllavia e deri më sot, janë dimension shtesë për të cilat do të flasin edhe të diturit edhe të pa diturit. Unë rroka diçka që është më tronditëse për mua - Fenomeni i respektit dhe dashurisë popullore për popullorin e skenës - Ismet Bogujevci.
I uroj gjithë miqësisë e tij jetë, madje dhe ndonjërit që do të “idhnohej“ nga ky shkrim.
Te gjitha gazetat ditore, portale dhe formate tjera mund ta botojne artikullin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi