Enver Hasani, Enver Sahani apo Enver Sahati

Enver Hasanit, Albin Kurti, vazhdimisht ia ka ngatërruar mbiemrin - qëllimshëm - duke e quajtur Enver Sahani.
Një lojë e tillë më fjalë, në kurriz të mbiemrit, zanafillën e ka tek lideri komunist jugosllav, Sinan Hasani, që gjithashtu, cinikët, ia ngatërronin mbiemrin, duke e quajtur Sinan Sahani, për shkak të servilitetit të tij ndaj Beogradit.
Ngjashëm, për shkak të dyshimeve se ishte i ndikuar prej klasës politike, edhe Kurti, sa herë flet për ish Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ia përmend epitetin e sahanit.
Por ja që nuk është vetëm 'sahani' që e identifikon Enver Hasanin.
Gazeta Express, përmes burimeve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ka mësuar se Enver Hasani, përmes njerëzve të tij në këtë institucion, i ka gjobitur punëtorët shqiptarë që punojnë aty me 10 për qind të rrogës së tyre për t'i bërë një dhuratë glamuroze, kryetarit në ikje.
"Sekretari i Gjykatës Kushtetuese, Milot Vokshi, ka organizuar takim mandator me punëtorët e këtij institucioni, ku është thënë se Kryetarit në largim të Gjykatës Kushtetuese duhet t'i bëjmë një dhuratë të shtrenjtë", ka thënë një burim brenda Gjykatës, duke dashur që të mos identifikohet.
"Sekretari i Gjykatës ka kërkuar prej stafit që të ndajnë 10 për qind të pagës së tyre, me të cilat do t'i blihej dhurata Enverit".
Gazeta Express mëson se në atë takim, Sekretari u ka thënë stafit se kjo ishte më e pakta që mund të bënin për 'liderin e tyre karizmatik'.
Një skenar i tillë fillimisht ishte mbajtur fshehtë nga stafi ndërkombëtar i Gjykatës. Mirëpo këta të fundit, kur kishte filluar periudha e zhvatjes së 10 përqindëshit të pagës, kishin mësuar për aksionin e ndërmarrë.
"Njëri prej punëtorëve të Gjykatës ka reaguar ndaj këtij aksioni. Ai e ka konsideruar këtë një shumë të madhe dhe të paarsyeshme", mëson Express.
Por, për ta shuar rebelimin, Sekretari Vokshi, ka dal me një zgjidhje të mëshirshme, duke ju ofruar punëtorëve që 10 përqindëshin e haraçit ta paguajnë me dy këste. Që i bie, 5 për qind të pagës për dy muaj. Në këtë mënyrë Vokshi ka bërë kompromise në afatin e pagesës, por assesi në shumën e synuar për t'u grumbulluar - e që ishte mbi 6 mijë euro.
Mirëpo, shuma e mbledhur e eurove, ishte thënë se do të shkonte për t'i blerë dhurata, përveç Hasanit, edhe anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, që po e përmbyllte mandatin edhe ai, Kadri Kryeziu.
Dorën në zemër, organizatori, ishte kujdesur që ndarjen e dhuratës të mos e bënte shumë në mënyrë proporcionale.
Kështu, për Enver është blerë një orë e markës Longines, në vlerë mbi 5000 euro, kurse për Kryeziun, dhurata ishte shumë më modeste, një orë Certina, në vlerë prej rreth 200 euro.
"Organizatori u kujdes që poshtërsinë ta dërgonte deri në fund. Dhurata që u ble me pagat e punëtorëve, Enverit ju ka dorëzuar në një darkë, ku kishin marrë pjesë vetëm disa persona", tha burimi.
Express i ka dërguar pyetjet në Gjykatën Kushtetuese, për ketë çështje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Në anën tjetër, sipas të dhënave në Agjencinë Antikorrupsion, Enver Hasani nuk e ka cekur dhuratën, ndonëse për ketë e obligon ligji.
Kundër Enver Hasanit ditë më parë është ngritur një aktakuzë, për punën e tij kur ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai dyshohet që e ka dëmtuar buxhetin e rektoratit për disa qindra mijëra euro, kur ka porositur përkthimin e disa librave për nevoja të Universitetit.
Sipas burimeve të Gazetës Express, saga me rektorin do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Bëhet e ditur se keqpërdorimet e tij janë të shumta edhe gjatë punës në Gjykatë Kushtetuese.
Punëtorët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë detyruar që t'i paguajnë 10 për qind të pagës së tyre për t'i blerë Enver Hasanit një orë të shtrenjtë mbi 5 mijë euro.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Hasani ambasador në Turqi
» Enver Hasani bën punë vullnetare, pa pagesë
» Kur ishin bashkë AAK dhe Enver Hasani (Foto)
» Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë?
» I ndalet “sahati” Teuta Sahatqisë edhe në LDK

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi