Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video)

Shko poshtë

Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video) Empty Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2015 9:10 pm

Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video)



Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video) Largea_1440524305

(E plotesuar) -Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se janë çastet e fundit për t’u finalizuar marrëveshja për telekomin, energjinë, lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Sikurse që u bë më dije edhe gjatë orëve të fundit, zhvillimet janë shumë pozitive në këtë raund të bisedimeve dhe pritet të arrihet pakoja e marrëveshjeve për të gjitha çështjet, pra për energjinë, për heqjen e barrikadës, për asociacionin dhe në nivelin politik u arrit marrëveshja për telekomin. Po pritet të jetë edhe takimi final me znj. Mogherini, ku do të rrumbullakohen proceset. Për opinionin është me rëndësi të komunikojmë që marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës, pra asociacioni nuk do të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive, barrikada mbi urën Ibër do të hiqet më 15 tetor, pastaj fillon revitalizimi, hapet ura për automjete dhe këmbësorë. Për telekomin Kosova e kam marrë kodin ndërkombëtar shtetëror telefonik 383 dhe për çështjet e energjisë Serbia ka pranuar t’i heqë pengesat që i ka krijuar deri më tash dhe zbatimi do të shkojë sipas planit. Janë çastet e fundit në nivelin e kryeministrave dhe Mogherinit të finalizohet pakoja e marrëveshjeve”, ka thënë Tahiri.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi rreth telekomunikacionit

Në bisedimet midis delegacionit të Prishtinës dhe të Serbisë në Bruksel, janë dakorduar që Serbia të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë.
Anëtari i delegacionit serb, gjeneral Dragan Vladisavleviq, ka deklaruar se është arritur marrëveshja dhe se Serbia do të ketë kompaninë e saj të Telekomunikacionit në Kosovë.
“Populli serb do të përdor gjithçka si deri më tani”, ka thënë Vladisavleviq i cili ka vlerësuar se kjo mund të cilësohet si përparim për palën serbe.
Vladisavleviq shpjegoi se kodi telefonik me kërkesë të Prishtinës do ta kërkojë Austria, por se ky fakt sipas tij nuk ndryshon asgjë kur është fjala për tarifën e thirrjeve telefonike.
Edhe pse është arritur marrëveshja për telekomunikacionin, ajo nuk do të nënshkruhet deri sa nuk arrihen marrëveshjet për pikët tjera, për të cilat janë duke u zhvilluar negociata në Bruksel.
“Në parim insistohet në pako. Ky është një propozim i dhënë nga ana e Brukselit, kurse Prishtina këmbëngul të nënshkruhet kur të arrihen marrëveshje rreth katër temave”, ka shtuar Vladisavleviq.
Në axhendën e delegacioneve të kryesuara nga kryeministri i Kosovws, Isa Mustafa dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, janë edhe formimi i asociacionit të komunave serbe, energjetika si dhe liria e lëvizjes nëpër urën e Mitrovicës.
Besohet se problemi më i madh do të jetë arritja e marrëveshjes rreth çështjes së energjetikës, pasi Prishtina kërkon të jetë pronare e sistemit të shpërndarjes, gjë që është e papranueshme për Beogradin.

Edhe një raund bisedimesh Kosovë-Serbi

Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video) Bised25645

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas takimit që pati me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ka filluar takimin me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Paralajmërimin për këtë e ka bërë zëdhënësja e Mogherinit në rrjetin social Twitter, duke postuar dhe një fotografi.
Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.



Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet me dy kryeministrat ndaras para se këta të takohen të gjithë së bashku.

Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako (Video) Mge
****
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet në Bruksel, një rreth të ri të bisedimeve, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Palët pritet të diskutojnë për arritjen eventuale të marrëveshjeve për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Ky i fundit thuhet se është pika më e nxehtë në bisedime, pasi Prishtina nuk pranon që ky asociacion të ketë përgjegjësi ekzekutive, ashtu siç insiston Beogradi.
Zyrtarët kosovarë kanë thënë se do të insistojnë që të ketë marrëveshje në pako për të katër temat e negociuara.
Rrethi i sotëm i bisedimeve është thirrur në prag të samitit të Vjenës, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen me liderët e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, në mesin e tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Takimi i sotëm, ashtu si edhe herave të tjera, ka nisur me bisedime dypalëshe të kryeministrave me zyrtaren e lartë evropiane, Federica Mogherini.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se presin që kësaj radhe përfundimisht të ketë marrëveshje.
Përparimi në dialog, përkatësisht në normalizimin e marrëdhënieve, është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë drejt integrimit në BE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi